Ligësia gjen strehë në shpirtrat e shëmtuar. Një fëmijë e ka të pamundur ta kuptojë, nganjëherë edhe të rriturit me vështirësi e zbulojnë, veç kur i ndiejnë pasojat në lëkurën e tyre! Një roman ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Tradhtaret gjate Luftes se Ftohte: Këto personazhe të njohura të spiunazhit, në thelb, vërtetojnë më së miri atë se çfarë ka qenë dhe është në gjendje të bëjë spiunazhi, i cili, thënë ndryshe, është në fakt një lloj biznesi cinik i njërit kundër tjetrit.
Ky është libri i dytë magjik i trilogjisë “Hetimet e mbinatyrshme”, një bestseller ndërkombëtar sipas “New York Times” dhe “Indie”, i përkryer për dashamirësit e historive ku ndërthuren aventurat, magjia, zbulimi i sekreteve dhe mbinatyrorja.
Me romanin e tij të ri, i cili trajton politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian, Robert Menasse ka krijuar një kaleidoskop brilant që lidh ngjarjet botërore dhe fatet individuale në mënyrë të shumëanshme: i zgjuar, mendjemprehtë, me largpamësinë e nevojshme dhe një dozë të shëndetshme marrëzie.
Erdhi libri që u mungonte mësuesve dhe prindërve! Një libër emocionues dhe plot humor, i cili hedh dritë mbi jetën në klasë: çfarë ndodh në të vërtetë kur engjëjt tuaj të vegjël e të çmuar shkojnë në shkollë?!
"Tula" kjo histori e mrekullueshme dashurie, që rrëfehet nga një personazh pa emër e që shfaqet në formën e një lakuriqi nate, na shoqëron në një botë të mbyllur ndaj Perëndimit dhe nëpërmjet rrjedhës së saj na pozicionon në disa labirinte shoqërore, ku në jetën normale nuk do ti frekuentonim kurrë.