Shemtia View larger

Shemtia

Raimonda Belli Gjencaj BDI0804

New product

Përshkrim i shkurtër

Ligësia gjen strehë në shpirtrat e shëmtuar. Një fëmijë e ka të pamundur ta kuptojë, nganjëherë edhe të rriturit me vështirësi e zbulojnë, veç kur i ndiejnë pasojat në lëkurën e tyre! Një roman ku asgjë nuk është ashtu siç duket.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928816269

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Ajo është në majën e suksesit profesional! Një shkencëtare që po udhëton drejt vendit të origjinës, ku do ta presin me nderime. E kanë duartrokitur në shumë mjedise, edhe kolegë nga kombe të tjera, por emocionet që i përcjell atdheu nuk kanë të krahasuar me asgjë. Lavdia e ditëve të sotme nuk ia ka prekur bukurinë e shpirtit. Natyra e saj e butë, zemërgjerësia, paqja që rrezaton në çdolloj konflikti, nuk janë shprehje dobësie, siç edhe duken hera-herës, kur ndeshemi me të tilla tipare.

Na e zbulon këtë të vërtetë retrospektiva e ngjarjeve, që nisin në vitin nëntëdhjetë, dhe jeta e vetë personazhit deri në ditën e famës, kur për një rastësi të mirë, i shpëton një kurthi të ri. Është me fat, këtë herë, por zhgënjimi është tronditës. Por nuk e humb toruan, madje gjen forcën të japë shuplakën e duhur. Përballë një qasjeje të shëmtuar njerëzore, të maskuar me mjeshtri të rrallë, kushdo do ta kishte të vështirë, por jo ajo. Tashmë, koha punon për të, sepse më në fund, e ka kuptuar se kujtdo i duhet dhënë çka meriton. Sidomos, një shpirti të shëmtuar.

"Bukuria do të shpëtojë botën", shkruan Dostojevski në veprën e tij Idioti, botuar në vitin 1869. Edhe dy shekuj më vonë, aforizmi ka të njëjtën vlerë.   

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages352
ISBN9789928816269
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1