B. B. Alston BT0840
New product
Ky është libri i dytë magjik i trilogjisë “Hetimet e mbinatyrshme”, një bestseller ndërkombëtar sipas “New York Times” dhe “Indie”, i përkryer për dashamirësit e historive ku ndërthuren aventurat, magjia, zbulimi i sekreteve dhe mbinatyrorja.
8 Items
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare | |
| ISBN | 9789928006318 | |
Pasi e gjeti vëllain dhe shpëtoi gjithë botën e mbinatyrshme, Amari tashmë është e bindur se, verën e parë si agjente e re do ta kalojë për bukuri. Por, mes agjendës së rreptë kundër magjistarëve të kryeministrit të ri e të frikshëm, rivaliteteve të ashpra të agjentëve të rinj dhe mallkimit nga i cili vuan vëllai Kuinton, i cili përkeqësohet vazhdimisht, Amari ndihet më e ngarkuar se kurrë. Prandaj, kur Lidhja e fshehtë e magjistarëve i ofron një mundësi për t’u bërë
udhëheqësja e tyre dhe për t’i mbrojtur, ajo nuk pranon. Ka mjaft halle të tjera për t’u shqetësuar! Ndërkaq, mospranimi i saj i hap dikujt tjetër rrugën drejt atij pozicioni, një magjistari me plane të rrezikshme për gjithë Lidhjen. Kjo sfidë bëhet shkas për nisjen e Lojës së Madhe, një garë për të vendosur se kush do të bëhet pasardhësi i Vëllezërve të Natës dhe për të përcaktuar të ardhmen e species së magjistarëve.
Loja e Madhe është po aq misterioze sa edhe vdekjeprurëse, por ndër shpërblimet magjike që do t’i takojnë fituesit bën pjesë edhe shpresa e fundit për të zgjuar nga gjumi magjik Kuintonin.
Prandaj, si mund të mos pranojë Amari?
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 444 |
| ISBN | 9789928006318 |
| Shtëpia botuese | Amar and the great game |
| Published year | 2024 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | Over 14 years old |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Taulant Hatia |
| Roman | Magic & symbolist |
| I ri | 1 |
Ky libër i parë i serisë ka kapur majat dhe ka për t'u pëlqyer shumë nga nxënësit deri në shkollë të mesme, që janë dashamirës të Harry Potter-it, Percy Jackson-it dhe filmave "Njerëzit me të zeza"... Një fantazi e shkëlqyer që do të tërheqë menjëherë lexues dhe do t'i bëjë të kërkojnë vazhdimin