Poezi - Martin Camaj View larger

Poezi - Martin Camaj

Martin Camaj BO0115

New product

Përshkrim i shkurtër

Camaj vjen vetëm, me gjuhën e vet, me gegnishten e larguar nga vetë gegnishtja e ndaluar, me poetikën e vet të larguar nga tradita shkodrane, edhe kjo e ndaluar, me poezinë e tij moderne e vetjake, krejt të huaj për poezinë vokalike, për tërmetin verbal me shumë epiqendra, për poetikën kolektive të realizmit socialist. Në këtë kënd ajo ka karakteristikat e fisnikërisë që Montale i njeh poezisë: plotësisht e padobishme, por asnjëhetë e dëmshme.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789995687496

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rrëmon në vete për të gjetur fillin e humbun të ndjesive të veta. Ngjan kështu që mbas secilit varg të fshihet nga një grimë ngashërimi që po në atë çast kur autori iua përcjellë të tjerëvet shndërrohet në gëzim.

Kështu shkruan Martin Camaj në këmishë të kopertinës së botimit "Njeriu vetëm e me të tjerë", në vitin 1978. Gëzimi që të fal arti, dmth gëzimi i zbulesës dhe i estetizmit të botës, rrallëherë ka prodhuar në letërsinë shqipe kaq shumë liri e vetmi sa në poezinë e Martin Camajt. Është fjala, mitra e kësaj lirie dhe vetmie. Te Camaj fjala është ndërtuese dhe përshkruese e botës.

Është e thellë sa qenia e poetit dhe e gjerë sa bota e tij. Poezia e Camajt i jep një kuptim të ri fjalës, e risemantizon dhe e përdor vetëm atëherë kur është e nevojshme. Në poetikën e tij kundërvënia mes botës reale dhe botës së estetizuar e të esencializuar shfaqet me "mosprani", që është njëherësh pritje për një të vërtetë të epërme, të vërtetën e artit, dhe habi për zbulimin e saj, thellë brenda vetes.

Prandaj ngjarjet e jashtme bëhen gjithnjë e më të pangjashme me veten në këtë botë të re, ku hapësira dhe koha shndërrohen në përmasa psikike. Kjo poetikë e kërkimit të thelbësores te Camaj vjen shkallë - shkallë e hap pas hapi, nga vëllimi i parë deri te dorëshkrimet e fundit. Fjala, gjithnjë e më shumë, merr thellësinë e vetimisë.

Raportet mes imazheve nuk kanë ngjashmëri me botën reale. Dukshëm, krahasimet zëvendësohen me metafora të largëta, të vështira për t'u interpretuar, foljet kalojnë në kohë gjithnjë e më të shkuar, fjala bëhet gjithnjë e më aluzive dhe e vetmuar në esencën e vet. Rruga e poezisë së tij është rruga e mundimshme e kthimit në atdhe të një autori të penguar nga të gjithë.

Ai vjen vetëm, me gjuhën e vet, me gegnishten e larguar nga vetë gegnishtja e ndaluar, me poetikën e vet të larguar nga tradita shkodrane, edhe kjo e ndaluar, me poezinë e tij moderne e vetjake, krejt të huaj për poezinë vokalike, për tërmetin verbal me shumë epiqendra, për poetikën kolektive të realizmit socialist. Në këtë kënd ajo ka karakteristikat e fisnikërisë që Montale i njeh poezisë: plotësisht e padobishme, por asnjëhetë e dëmshme.

Dhurata Shehri

Data sheet

pages216
ISBN9789995687496
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë