Nje tjeter roman i ri vjen nga i ashtuquajturi mbreti i romancave te festave te fundvitit, Richard Paul Evans, i titulluar Ditari i Noelit, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Living
Me përshkrimin e djemve dhe kujtimet e gjalla, autori ka sjellë në jetë portretin e paharrueshëm të një epoke arritjesh të jashtëzakonshme.
“E bukura e të jetuarit dy herë” është një libër për të plagosurit dhe për të mbijetuarit; është kremtim i forcës dhe elasticitetit të grave, një vlerësim dhe një thirrje për të qenë aktiviste. Është një dëshmi që tregon se nuk është kurrë vonë për të ngritur zërin dhe për të folur.
Te gjithe lexuesit e romanit Fqinja, tani kane nje arsye per te vazhduar serine me librin e dyte: E dashura. Duke na ofruar një tablo të qartë të jetës së një vajze të shekullit të njëzetenjëtë, Alice Clayton sjell një libër plot pasion dhe nota humori.
Sa i fortë, aq edhe i brishtë, libri “E pazbutura” është njëherazi një memoar intim dhe një thirrje guximshkundëse dhe zgjuese për të treguar se çfarë mund të ndodhë, kur dalim nga kafazet tona dhe themi: kjo jam unë!
Për herë të parë, Hillari Klinton rrëfen përjetimet e saj gjatë një prej zgjedhjeve më kontroverse dhe të paparashikueshme në histori.
Colleen Hoover eshte nje fenomen boteror i momentit: I ngjashem me autore si Paulo Coelho, Johanne Lindsay, Daniel Steell, Nicholas Sparks, etj. Ne kemi zgjedhur edhe dy romane te saj, qe kane ardhur se fundi ne shqip nga Living
Një histori që na mëson se ç'është e aftë të bëjë ose të mos bëjë qenia njerëzore
Një triller psikologjik që garanton të kthejë përmbys botën tuaj. Një bestseller i mahnitshëm!
Ky libër i shkruar me kaq mjeshtëri, të mban frymën pezull dhe shpërfaq historinë e dy familjeve që jetojnë në një shtëpi të mbushur me sekretet më të errëta.
A mjafton një telefonatë për të ndryshuar një jetë? Si mund t'i mbijetojmë stuhive të dashurisë? Çdo femër mund të jetë unike, mjafton ta dëshirojë këtë!
E para përmbledhje e plotë, në formën e një guide që sjell një dhjetor magjik, të mbushur me histori dhe rrëfenja, këshilla arredimi dhe shumë e shumë receta gatimi.
Mbreteresha e bestseller-it Colleen Hoover vetem pak javen pas botimit ne anglisht te vazhdimit te sages dramatike “Fillon me ne” vjen edhe ne gjuhen shqipe, perms botimeve Living.
“Flutura gazplotë” sjell për të vegjlit historinë e magjishme të një larve të vogël, që do të ketë shoqe, por e refuzojnë, sepse u duket e shëmtuar. Ajo mbështillet nga një krizalidë dhe kur vjen koha për të dalë prej saj, të gjithë mahniten nga bukuria dhe ngjyrat e saj të larmishme. Me dashuri dhe mirësi, “Flutura gazplotë” na mëson se brenda një zemre...
FQINJA, një romancë e bukur, e mbushur me skena sensuale, komike dhe personazhe interesante.. Është zgjidhje ideale për ta ndarë me të dashurin tënd, sidomos në ditë të tilla si Shën Valentini, por për ata që e duan njëri tjetrin, dita e dashurisë është çdo sekond të jetës...
"Kërkesë për miqësi" është romani që do t'ju mbërthejë që në faqen e parë dhe do t'ju lërë pa frymë deri në të fundit. Romani i Laura Marshall është konsideruar si trilleri më i bukur i vitit.
Botimet Living ju prezantojnë me librin e ri dhe të parin e serisë, "Froni prej xhami" nga Sarah J. Maas! Kjo seri ka fituar zemrat e miliona lexuesve anembanë botës dhe tani është koha që edhe lexuesit shqiptarë të përjetojnë magjinë e tyre!
Po sikur të mund ta ndryshonit jetën tuaj, sikur të kishit fuqinë dhe të bëheshit sundimtari i mbretërisë suaj? Unë mendoj se kjo është e mundur!
Katër vajza në kohë të ndryshme, kanë rënë në dashuri me një fustan nusesh, i punuar 100 vite më parë dhe i gjithë romani është i ndërtuar mbi historitë e secilës prej tyre. Rrëfimet, dhimbjet, premtimet dhe fati i Emilisë në vitin 1912, Mary Grace në vitin 1939, Hillarit në vitin 1968 dhe Charlotës në ditët tona, e cila ka një butik me fustane nusërie,...
I mbushur me emocione, satirë dhe intriga, libri “Gabriela, karafil dhe kanellë” është një panoramë e gjerë e jetës qytetare braziliane të kohës. Nga një prej shkrimtarëve më të shquar dhe më argëtues
Botimet Living prezantojnë librin më të ri për fëmijë “Gëzuar ditëlindjen, Pepa”.
Një GIRLBOSS merr në dorë frerët e jetës së vet. Ajo arrin gjithçka që do, se punon për këtë qëllim
E shkuara; Kuini nuk e kishte imagjinuar kurrë se do ta gjente dashurinë e jetës përpara derës së të fejuarit të saj. Një vit pas ndarjes nga partnerët respektivë, Kuini dhe Grahami kanë një lidhje të përsosur, që duket sikur jua ka sjellë fati në derë. E tashmja: Shtatë vjet më pas, lidhja e përsosur kërcënohet nga papërsosmëritë e tyre; kujtimet,...
“Gjurmët e shëronjëses” është vëllimi i dytë i sagës së shëronjëses.
Botimet Living prezantojnë librin “Greenlights: Arti i të vrapuarit në dishezë” nga Mattheë McConaughey.
Befasuese... një histori guximi, aventure, miqësie dhe dashurie gjatë Luftës së Dytë Botërore
Ky roman konsiderohet si triller diabolik: askush dhe asgjë nuk është ashtu si duket. Lexuesi mbahet peng në çdo faqe të tij përmes agorafobisë, ankthit, depresionit, substancave abuzuese, vrasjeve, vdekjeve, etj. Që nga viti 2018, kur u hodh në qarkullim vazhdon të bëjë për vete qindra-mijëra lexues me fuqinë e tij.
Një roman mbresëlënës nga Gill Paul. “Gruaja sekrete”, një roman mbresëlënës dhe i shkruar shumë bukur, kapërcen pa mundim shekujt teksa e kaluara shkrihet me të tashmen në një histori të paharrueshme dashurie, humbjeje dhe ripërtëritjeje.
Janë të paktë ekspertët që japin këshilla për të rënë në peshë duke dhënë receta të shijshme, pa ndëshkuar veten teksa ndodhemi para ushqimeve. Prandaj ky libër vjen si zgjidhje tejet praktike dhe e provuar si e suksesshme, ku me 10 hapa të thjeshtë për të lënë kilet e tepërta, për t’u dukur më të rinj dhe për t’u ndier më të shëndetshëm. Ndiqni këshillat...