Ne kete set kemi sjelle dy prej...
Seria e Jeronim Stilton vijon me nje tjeter liber te ri: Keshtjella e 100 rrefenjave, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Pegi. Ne boten supermiusherore kesaj radhe do te njiheni me nje keshtjelle misterioze…
Ky liber iu vjen ne ndihme te gjithe maturanteve qe duan te japin provime me zgjedhje lenden e kimise. Teksti eshte pergatitur nga ekspertet me te mire te fushes, me pervoje te gjate ne mesimdhenie ne lendet perkatese dhe ofron ushtrime te cilet testojne nivelin e njohurive te nxenesve ne lenden e kimise.
Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze të zemrës së njeriut.
Tessa Bailey na dhuron një tjetër komedi romantike për një donzhuan të thekur që, padashje, bie në dashuri me shoqen e tij të ngushtë teksa përpiqet ta ndihmojë për t’i fituar zemrën një burri tjetër.
Një përmbledhje me tregime që hedh dritë në komplekset më të hershme të njeriut, në ato më të errëtat dhe më të vështirat për t’u kapërcyer.
Ben Blushi vjen para lexuesit me nje tjeter roman futurist, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Pegi.
“Kosherja” është vepra më e njohur e shkrimtarit spanjoll dhe fituesit të çmimit Nobel, për 1989, Camilo José Cela-s. Si në një koshere të vërtetë, në udhët e kafenetë e Madridit luzmon jeta me gjithë shfaqjet e saj reale e të çmendura.
Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”.
Për lexuesit e vegjë vijnë historitë gazmore të një derrkuceje të vogël me emrin "Olivia". Për fëmijët e moshës 3-6 vjeç.
Romani, pjesë e një vepre madhore të cilës autori i kushtoi tërë jetën, në thelb ka një temë të thjeshtë, atë të të drejtave të individit, e sidomos të një gruaje, për të jetuar e dashuruar.
“Kujtimet e një karrigeje” është vëllimi i dytë me tregime erotike shkruar nga Edmond Tupja. Në to hulumtohen me finesë marrëdhëniet intime dhe dashuria fizike, të cilat shpesh fshehin përmbajtje filozofike dhe shpirtërore.
Ky është numri i tretë i serisë "Histori për të qeshur" i Jeronim Stiltonit. Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.
“Leksione frymëmarrjeje” i shkrimtares Anne Tyler, fitues i Çmimit Pulitzer (1989), rrëfen historinë e gjithë jetës së një çifti, treguar gjatë një udhëtimi.
Një libër i mbushur me ndjenja, një histori dashurie pasionante, por sidomos një himn për leximin, si një nga çastet më të bukura shoqërore që mund të provojë njeriu. Një libër që ju drejtohet të dashuruarve, zemrave të thyera, si dhe librarëve si shëruesit e shpirtit nëpërmjet leximit.
Për të gjitha femrat që kujdesen për formën, bukurinë dhe mirëqenien e tyre. Me më shumë se 100 ushtrime gjimnastikore të ilustruara, për të arritur formën ideale.
“Libri i minifabulave” i shkrimtarit dhe eruditit Dr. Moikom Zeqo ka lindur përgjatë pandemisë së koronavirusit nga amaneti i Moikomit që mbesa e tij Pandora, vajza e të birit Epidamn, të mësojë shqip nëpërmjet fabulave dhe vjershave të shkruara nga gjyshi saj.
Ky libër përmban disa mesazhe të thjeshta: për të qenë të lumtur, duhet të jetojmë larg dritave të skenës, modestisht. Ky dorëzim nuk është trishtues. Përkundrazi, lumturia fshihet në skutat e vogla të jetës.
Tregimi rrëqethës dhe frymëzues i një prej ofensivave më të mëdha të të gjitha kohërave të karizmës së një njeriu: fushata shumëvjeçare e Nelson Mandelës për të bashkuar kombin e tij, filluar në qelinë e burgut dhe përfunduar me një kampionat ragbie.
“Po bëheni gati për udhëtim? Në këtë libër do të gjeni plot lojëra që mund t’i bëni në makinë, autobus, tren, avion...për të luajtur e për t’u zbavitur së bashku! Rrugë të mbarë, miq brejtës!”
“Lord Xhim”, një nga romanet më të mira të shekullit XX, trajton çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit
Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri. Novela, e botuar për herë të parë më 1933, thuhet se është një lloj dedikimi i Colette-s për macen e saj.