Subcategories
Ky botim, bashkëudhëtar i "Libri i Trupit të Vajzave", bën radiografinë e ndjenjave tuaja të brendshme, nëse je e lumtur, e trishtuar, e inatosur, e stresuar, e ngacmuar, e frikësuar ose e kënaqur për recetat që ke marrë rreth dilemave si ta bëj këtë ose atë.
Ky Libra t'i tregon të gjitha aftësitë që të duhen për të mbijetuar dhe lulëzuar në çfarëdolloj të papriturash
Ky është libri që ju ndihmon me truke dhe këshilla për të qenë e veçantë. Çdo vajzë e meriton të duket dhe të ndjehet e mahnitshme!
Në faqet e këtij libri do të gjeni këshilla të vlefshme, pyetje dhe histori të vërteta, që mund t'ju ndihmojnë për zgjidhjen e shumë problemeve brenda miqësive tuaja.
Anjeza Brauni është një grua e fortë mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...
Imagjinoj këtë djalosh biond bukurosh me sy të mëdhenj kafe që shëtit rreth një makine gjysmë të parkuar në trotuar. Ndalon në një anë që të më hapë rrugën, vetëm se unë kaloj po nga ajo anë. Kalon nga ana tjetër dhe, po ashtu, edhe unë.
Këshilla mjeksore për vetë kujdesjen mjekësore dhe shëndetësore.
Jetoje çdo minutë në maksimum, duke u bërë më e mira në gjithçka. Vajzat nuk do të kenë më asnjë cast të plogësht, me këto mënyra të shkëlqyera për të shkundur mërzitjen. Kalojua të gjithave! Bëhu më e mira!
I plotësuar me më shumë këshilla dhe marifete për tu bërë më i miri në gjithçka. Mëso se si të zotërosh gjithçka dhe të dalësh fitimtar. Mërzitja nuk lejohet! Kalojua të gjithëve! Bëhu më i miri!
Nëse shpirti dhe mendja e fëmijës nuk ushqehen me librin, muzikën, artin dhe njohuri të tjera shkencore, pra me të bukurën dhe të mirën, atëherë shpirti dhe mendja do të mbushen me pasione, frikëra e dyshime. Dhe këto nuk e lënë njeriun të emancipohet dhe të jetë njerëzor me veten dhe me të tjerët.
Një udhëzues themelor për kujdesin ndaj vetes dhe foshnjës, nga ngjizja e fëmijës deri në moshën trevjeçare. Tërësisht praktik, i ilustruar plotësisht dhe i indeksuar.
Ruani çastet e paharruara nga jeta e fëmijës suaj gjatë tri viteve të para. Shënoni në këtë album kujtimet kryesore të fëmijës suaj, që do i njohin ata më vonë me historinë e hapave të tyre të para.
Kujtimet më të bukura nga jeta e fëmijës suaj.Përmban një zarf ku mund të ruani kujtimet.
Një dhuratë e veçantë për njerëzit tuaj më të dashur. Imazhet dhe teksti janë të frymëzuara nga dashuria për njerëzit tuaj më të shtrenjtë.
Kujtimet e mrekullueshme të fëmijës suaj gjatë vitit të parë të jetës.
Ky libër është shkruajtur në Itali në Mars të vitit 2020, në një kohë kur gjithë bota po luftonte kundër virusit Covid -19. Ende më shumë po vuante Italia sepse ishim të mbyllur “në karantinë”. Nga frika e pandemisë, jo vetëm “biologjike”, por edhe nga ajo e pandemisë “emocionale” në të cilën gjithë Italia po jetonte.
Leo Buscaglia na paraqet në këtë libër me një manifest mbi dashurinë, ëmbëlsinë, përkujdesin, dhembshurinë, komunikimin, altruizmin: pjesët më vitale të sjelljes njerëzore.
Në libër trajtohet problematika që ndeshet edhe në shkollë dhe bashkë metë edhe roli i mësuesit si edukator, aftësitë e tij për diagnostikim pedagogjik dhe rindërtim të sistemit të komunikimit me nxënësit. Doemos që libri trajton edhe shumë problematika me të cilat përballet rinia shkollore e universitare, në kushtet kur rreziku i “jetës së zbrazur” dhe...
"GUIDA PSIKOTERAPEUTIKE" është më tepër libër praktik sesa teorik, ku duhet të punohet përditë me të, një ditar ku duhet të shkruhen përditë shqetësimet , duke i vetmonitoruar dhe duke bërë të mundur zbatimin e teknikave të ndryshme që të menaxhohet në mënyrë sa më efikase çdo shqetësim , përfshirë problemet me ankthin, depresionin, vetëbesimin, OCD etj,...
Botart sjell në shqip studimin e argumentuar për pavarësinë ekonomike nga autorja amerikane, Kristen Ghodsee, profesore në Universitetin e Pensilvanias, SHBA
Ky libër u ka dhënë forcë femrave dhe ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore jetën e tyre duke u ndryshuar mënyrën e të menduarit lidhur me meshkujt e marrëdhëniet dashurore me ta...
Udhëzuesi më i Lartë Shpirtëror për Meshkujt: Cili është qëllimi juaj në jetë? Çfarë dëshirojnë femrat në të vërtetë? Çfarë do të thotë të jesh një dashnor të mirë? Nëse jeni një mashkull Nëse ju që po i lexoni këto fjalë jeni një mashkull, jam i bindur se ia keni bërë vetes këto pyetje - por ndoshta nuk keni pasur shumë fat në zbulimin e përgjigjeve të...
Ky libër është një manual praktik që sintetizon njohuritë që shkenca neurologjike u ofron prindërve dhe edukatorëve, me qëllim që të mund të ndihmojnë fëmijët të arrijnë një zhvillim të plotë intelektual dhe emocional.
Ky libër do t’i sigurojë gratë që të marrin vendimet e duhura për shëndetin dhe për jetën e tyre. Libri “Menopauza” gjithashtu ndan histori të ndryshme të grave në menopauzë, duke bërë që shumë të tjera të mos ndihen vetëm, të kuptojnë më qartë dhe të mos druhen të flasin hapur për menopauzën. Rruga e duhur drejt pranverës së dytë të jetës suaj
Mjeshtri i Madh dhe Kampioni i Botës në shah Garry Kasparov ndan të fshehtat e fuqishme të strategjive që ai ka mësuar duke mbizotëruar lojën intelektualisht më sfiduese – mësime rreth zotërimit të aftësive strategjike dhe emocionale për t’i bërë ballë sfidave më të ashpra të jetës dhe për të maksimizuar suksesin, pavarësisht se sa e vështirë është...
Ky libër praktik për të rritur adoleshentët në botën e sotme, sjell rezultatet e studimeve për këtë periudhë të zhvillimit, sqaron sjelljet e adoleshentëve dhe tregon si mund të reagoni sa me mire si prind, ne çast dhe në terma afatgjate.
Një udhëzues për gratë me vetëbesim, të mençura, të guximshme dhe të pavarura që duan të rimarrin kontrollin e jetës dashurore. Pavarësisht si ndihesh, duhet ta lexosh këtë libër, si një kujtesë për të qenë varianti më i mirë i vetvetes dhe i asaj që meriton. Ky libër të jep fuqi.
Ky eshte nje set qe permban librin me forma dhe lojra me letra per femijet me nevoja te vecanta i cili vlen jo vetem per prinderit por edhe per mesuesit qe kane femije te tille ne klase.