Metoda më e mirë e përgatitur nga...
Përmbledhja “Pështjellim yjesh”, i shton të tjera perla tërësisë së opusit merinian.
“Toka e shenjtë” shkruar nga Alda Merini gjatë qëndrimit në spitalin psikiatrik Paolo Pini të Milanos. Ajo e shndërron përvojën e saj të tmerrshme në një ditar intim, të fshehë, me fjalë të drejtpërdrejta e pa filtër, me mesazh të menjëhershëm, shpesh i mbushur me shëmbëllesa shtazarake. Por, mjeti poetik i lejon Merinit ta ndërrojë realitetin: çmendina,...
“Rrathë të brendashkruar, ashtu si të gjitha botimet e mëparshme të Rudolf Markut, sjell jehona verbale, sonike dhe ideore prej traditës më të mirë të poezisë refleksive, pa cak gjuhe a kulture. Libri që marrim në dorë ka peshën e një modeli të atletizmit gjuhësor dhe estetik, është një tour de force aludimesh dhe aluzionesh, i ndërton kuptimet e veta me...
Pas prozës, Ylli Demneri vjen me një vëllim në poezi: Janë dashur plot 25 vjet lexime të haikut të klasikëve dhe modernëve japonezë, mprehje të mendjes dhe kërkime të mendimit, derisa një ditë, befas, shfaqet kjo lloj poezie tek Ylli Demneri. Ai është në kërkim të dashamirësve të kësaj forme poetike edhe në Shqipëri, të cilëve iu ofron këtë vëllim me 111...
Pas shumë kohës, rikthehet Natasha Lako në botën letrare. Me këtë libër, autorja nuk rend të ndriçojë ndokënd a t’i mësojë ndokujt ecjen majëgishtave, rregullin, si të mos bëjë zhurmë dhe si të lërë gjurmë në një jetë që ndryshon dhe përsëritet përherë nga fillimi, si të qenkësh krejt e re. Dhe kjo për shkak të poetit që vendos rendin që emërtohet sipas...
Rita Petro i rikthehet poezisë pas dy vitesh, teksa tronditi botën poetike dhe moralin publik me librin “Vrima”. Kësaj radhe sjell poezi të shkruara ndër vite, të përmbledhura në një libër të vetëm, me ca ngjyra të tokës, dhe me nuancën e dritës, diçka e kadifenjtë e butë, që mban aromën e librit në letrën ku janë shkruar fjalët…..
Ca pika shiu ranë mbi qelq është titulli i një libri me përmbledhje poetike e poezive më të zgjedhura të shkrimtarit Ismail Kadare.
Poeti i njohur Faslli Haliti vjen me nje permbledhje me poezi per femije, e cila shenon nje permase te re dhe vlere artistike ne lemin e letersise per te vegjlit.
Dashuria është një vepër arti që krijohet nga një ansambël i tërë me “piktorë, poetë, këngëtarë e aktorë”. Njëri prej elementeve të “stonojë”, vepra e artit nuk arrin të japë ngjyrat, ritmin, notat, intonacionin e duhur...
Poezia e Fostierit është shumëplanëshe. Dashnor i së pakufishmes dhe interpretues i së pafundmes dhe shumanshmes, nisur nga bërthama e fortë shtrihet drejt plotësimit të saj, i angazhuar me anët e shumta të saj, të dhëna mes poezive të tij.
Për gati 750 vjet poezia i tij ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë miliona njerëz anembanë botës, me mjeshtërinë e fjalës poetike, shpirtin e besimit, fshehtësinë e ritit, hyjnoren, mistiken dhe thellësinë e mendimit filozofik.
Për herë të parë vjen një përmbledhje e plotë, e përkthyer nga gjuha origjinale, e nobelistit grek, Jorgos Seferis. Alket Çani dhe Romeo Çollaku, përkthyer të njohur, njëherësh edhe të dhënë pas poezisë dhe shkrimit, sjellin këtë botim special në gjuhën shqipe, duke përcjellë dimensionet dhe vlerat e gjithanshme poetike të Seferis.
Skënder Buçpapaj, një prej zërave poetik që u shfaq në vitet 80 rikthehet me një vëllim poetik pas shumë kohësh. Ai ndodhet në emigrim prej vitesh dhe në këtë vëllim si nje reflektim i një bote mistike, në kërkim të thelbit të qenies, njëherësh me një nivel të lart të përdorimit të metaforës
Alma Papamihaili vjen me një vëllim të ri me poezi, duke shënuar një tjetër nivel të perceptimit për botën dhe shtim të shprehive stilistikore dhe poetike
Poezia vjen si rezultat i një gjendje shpirtërore të lartë prandaj edhe ky botim special sjell ajkën e poezisë spirituale, të realizuar nga mjeshtrat botëror. Poeti dhe përkthyesi Genci Muçollari ka përzgjedhur krijimet më të mira që gjendjen në të gjitha kulturat botërore, që nga Krishtërimi, budizmi, hinduizmi, bektashizmi dhe deri tek poetët modernist...
Në këtë vëllim gjendet edhe "Letra e lamtumirës së poetit", shkruar pak çaste përpara të shtënës me precizion të lartë mbi vete, letër e cila përmbyllet me një post–scriptum që, pa e ndryshuar atë ton vetironizimi dhe sarkazme mortore që përshkon gjithë veprën e vet, fundon me premtimin e një vijimi shkrimi post-mortem:
Pas shumë vitesh krijimi dhe përpunimi të parreshtur të teksteve, autorja përfundimisht komunikon me lexuesin me librin e parë poetik “Aurat e natës”. Ky vëllim e ka kaluar testin paraprak sepse është vlerësuar nga Ministria e Kulturës mes propozimeve të mbështetura nga Fondi i Krijimtarisë, dhënë gjatë vitit 2017.
Permbledhje poetike me krijimet me te mira te autorit Nikoll Loka ku ai reflekton mbi jeten dhe arritjet e tij me imazheri te natyres dhe ylberit.
Ky është një botim special i veprës kryesore të Gibran, shoqëruar edhe me meditime të tjera poetike, të cilat shquhen për fuqinë e dijes dhe mjeshtrinë e arsyes
Frika më e madhe për një krijues nuk është humbja e garës me të tjerët apo me botën, por frika e madhe dhe totale është humbja e raportit të vogël të përditshëm me veten.
Pjesë nga libri: E gjithnjë shpresonim në atë fijen e barit të gjelbër, që luhatej nga liria.