Stendal BDR017
New product
E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.
901 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
ISBN | 9789928184085 | |
Viti i botimit | 2014 | |
Diferencat shoqërore mes protagonistëve, besimi fetar, një fatalitet i verbër: gjithçka i kundërvihet bashkimit të tyre dhe i shtyn punët drejt disfatës. Kjo histori e pafre dashurie, dhune dhe vdekjeje, më e famshmja e Kronikave Italiane, vizaton mitet e mëdha të dashurisë në letërsi dhe paranjofton Manastirin e Parmës. Si romancier virtuoz, Stendali eksploron të tëra mundësitë e rrëfimit dhe mban të ndezur vëmendjen e lexuesit. Skedari i botimit përmban pasazhe të tëra kyçe të veprës. Falë tyre kuptojmë se sa e justifikuar ishte shija e Stendalit për historitë e vërteta. Kjo vepër hyn solemnisht mes grupimit të krijimeve letrare me mitet e mëdha të dashurive kontradiktore dhe të penguara.
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 180 |
ISBN | 9789928184085 |
Viti i botimit | 2014 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |