Rita Petro BAO0212
New product
Rita Petro i rikthehet poezisë pas dy vitesh, teksa tronditi botën poetike dhe moralin publik me librin “Vrima”. Kësaj radhe sjell poezi të shkruara ndër vite, të përmbledhura në një libër të vetëm, me ca ngjyra të tokës, dhe me nuancën e dritës, diçka e kadifenjtë e butë, që mban aromën e librit në letrën ku janë shkruar fjalët…..
499 Items
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
ISBN | 9789928028105 | |
Zgjedh te lexoj Rita Petron dhe jo
Entela Safeti KASI
Duke kënduar bukurin e frikës nga mëkati
Kundër frikës që na mban mbërthyer në vend.( Rita Petro)
Mëngjeset tona të zgjimit, në përditshmërinë e rënduar nga angështia, zhurma, dhuna në kufij të mbijetesës së egër të njerëzve, të lodhur, sfilitur, rënduar, ngarkuar me trastën e helmit, ushqyer me injorancë, frikë dhe mungesë lirie, duhet të na kthejnë tek pyetja :Përse ?
Përse u shndërruam në ca qenie të lodhura, të përgjumura, pa frymë, e me mish të kalbur, me tru të shpëlarë në kohën kur duhej të ishim bërë njerëz të lirë? Përse në vend që të ishim bërë krijues të lirisë, zgjodhëm të jemi shërbëtorë të skllavërisë, asaj mbytëses që rrëzon në greminë jo vetëm jetën tonë që ikën, por thelbin, qenien , frymën, peshën e së cilës nuk mundemi ta përmbajmë, ne të lindurit me të, dhunuesit dhe shkatërruesit e saj idiotë!
Libri në kujtesën e botës, në kujtesën e përbotshme të njerëzimit, i shkruar mijëra vite larg nesh, i gdhendur në gur, në pllaka balte të pjekur, në lëkurë kafshe të prerë në fyt, në indin e drurit më vonë, në letrën që kemi prekur dhe vazhdojmë ta prekim duke i ndjerë aromën që ia kemi harruar, tashmë në galaksi fluide qelizash teknologjike, pra libri ai që mbushte bibliotekat tona si pasuri, tashmë antikuar në botën e relikteve hyn tek shtëpitë e një numri të pakët njerëzish, e më së shumti atje tek ato të rrallat, të studiuesve të librave, të cilat do të mbeten ashtu deri sa të kenë frymë të zotët, mjeshtrit, e pastaj me këtë kulturën tonë që po ndërtojmë në sistem, për shkak të kësaj dhunës të sipërfaqësores, formës pa përmbajtje, në një kohë tjetër kur të kemi ndërtuar turmën e të paditurve, injorantëve, turmën e dhunshme prej individësh të përciptë, kokë bosh, trushkulur, pa frymë, pa lëndë, pa art, krejt botën tonë do e kemi hedhur në turrën e drurëve, pikërisht ne të sotmit,duke lejuar që kjo të ndodhë, ne që me pafuqinë tonë, po i shtrojmë rrugën asgjësimit të lirisë, asgjësimit të parimeve të humanitetit….
Këto ditë të stinës pa stinë, kur natyra është kthyer kundër njeriut, në një cep të Ballkanit jugperëndimor, në një cep të Evropës, mes motit të rënduar me paqëndrueshmëri rrymash, hyjnë e dalin njerëz, në ‘ekspozitën e librit’. Preferoj të shkruaj ekspozitë, dhe jo panair, panairi më krijon një kuptim jo të bukur, më lidh me diçka komerciale, të përciptë një lloj tregtie apo trusti, më kthen tek Bertold Breht, tek kujtesa e trustit të lulelakrës, tek Arturo UI….
Për të qenë e sinqertë, ndërsa sinqeriteti është vrastar, të kthehet si kamë mbi kokën tënde, apo si thikë në qafën tënde të hollë, gjithë ato që na marrin frymën, kultura e sipërfaqësores, formës pa përmbajtje pa lëndë, dhuna e zhurmës vrasëse për veshë delikatë, prozhektorë dritash të rrejshme, që eklipsojnë mendimet, ca dhjetëra kamera televizionesh ngultas në fytyra publike, njerëzish që vijnë nga politika, nga ajo politika 25 vjeçare, dhe personazhe mediatikë të neveritshëm, me pispillosjen, krehjen, ngrefjen, që në rrugën hyrëse, me idiotësinë e tyre pengojnë rrugën për ata njerëzit e rrallë, lexuesit, të cilët me gjithë varfërinë ekonomike kanë mbajtur veçmas ndonjë monedhë për të pasur një libër, një libër të vërtetë nga ai që duhej të ishte salloni i madh i librit, dhe jo ky me të cilin pengohen, ‘ Panairi i kotësive’ të politikanëve që bëjnë gjëma për të qenë shkrimtarë, dhe njerëzve të ekraneve që çfarë nuk shpikin për të qenë ata atje në qendër të librit, duke krijuar një trafik kaotik për njerëzit e vërtetë të librit….
Gjithë kjo pamje, gati sureale, e denjë për një film tipik shqiptar, pasi tashmë jemi mësuar të habisim botën me idiotësinë tonë elitare, e cila na vret sytë, është pamja e konfiguruar në të vërtetën që e njeh, e dallon, e di secili prej nesh, por që shumëkush prej nesh mbyll sytë, veshët, për të mos u ndotur, dhe dikush tepër i rrallë prej nesh, hap sytë, veshët, dhe çel gojën për ta thënë; e gjitha kjo është një maskaradë vrastare, e hidhur, e pisët, sepse ndonjëri prej atyre atje ‘lart’ – manipulon gjithçka këtu poshtë. Këtu poshtë ku ecim, përplasim, pengohemi, helmohemi të gjithë, përveç atyre që nuk kanë me çka të helmohen e përplasen pasi kanë më shumë se një çerek shekulli që kanë helmuar dhe përplasur shoqërinë shqiptare, shqiptarët, në kaosin e ndërtuar enkas për një shoqëri të aksidentuar…..
Sot askujt asgjë nuk i dhemb. Sot të flasësh e të shkruash ashtu si është e vërteta të gjithë ata deformuesit e parimeve bazë, lirisë dhe humanitetit, të lëshojnë meduza sall mbi kokën tënde, dhe ata të paprekshmit manipulatorët, ata që kanë marrë peng lirinë e fjalës, të drejtën bazë të humanëve, të dërgojnë aty ku ti njeri as mund ta përfytyrosh në ‘pavionin e çmendurive’, dhe nëse ti shkrimtari- njeri, ke frymë, kokë, tru, gjuhë, mendim dhe art, të gjithë ata poshtë shërbëtorët e piramidës së kaosit, do të shkruajnë parulla, fletërrufe, me të cilat mbushen gazetat dhe ekranet e lodhura…..ndërsa ai, shkrimtari, krijuesi i vërtetë i letërsisë, artit, mendimit, tërhiqet si murgu në tempullin e letërsisë, duke shkruar gjithçka që ka përthithur shqisa me të cilën prej Zotit, është krijuar ndryshe…..
Në të tillë mjedis tipik shqiptar, ballkanas, me stinë pa stinë, të ftohtë të ngrirë, zgjedh të lexoj dhe rilexoj, këndoj, poezinë : Kënga e Turmës , nga Rita Petro, prej librit të saj me poezi të shkruara ndër vite, të përmbledhura në një libër të vetëm, me ca ngjyra të tokës, dhe nuancën e dritës, diçka e kadifenjtë e butë, që mban aromën e librit në letrën ku janë shkruar fjalët…..
Kënga e turmës
(RITA PETRO)
Këndova këngën tënde turmë,
Më shumë se këngën time,
Se gërmova ty thellë ku ti ke frikë të hysh nga
Manipulatorët.
Këndova në reshtin e parë,
Por ti më vure para.
Të dua se je e vërtetë,
Je e përlyer, erëdjersë,erëhashash kundërmon,
Je ndejllëse, gojëpisët , e marrë , budallaqe,
Kokëkrisur, zemërplagë, gojështhurur,
Zëfortë, potente, vullkan, e pandalshme…
T’u dhashë ty trup e shpirt,
Po në vend të dashurisë
Më qëllove me baltë, gurë, mutra të tharë
Me gjithçka që të dilte përpara
Se në dorë t’i jepnin manipulatorët,
Dhe, kur u largova prej teje, më deshe prapë,
Se ç’kuptim do kishte jeta jote pa mua,
E imja jo e jo pa ty.
Dhe ja ku më ke,
Lakuriq para teje kam vendosur të jem,
Duke kënduar bukurin e frikës nga kati
Kundër frikës që na mban mbërthyer ne vend…
pages | 186 |
ISBN | 9789928028105 |
Published year | 2016 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Vëllimi me poezi “Vrima” thyen shumë tabu të shpalosjes së ndjesive, pasioneve, dëshirave seksuale dhe forcës femrore për të rebeluar përmes vargut
Ky tekst bazik i Abetares perdoret ne te gjitha trevat shqiptare dhe ne diaspore. Eshte pergatitur nga Rita Petro dhe iu vjen ne ndihme femijeve per te mesuar shpejt, lehte dhe mire shkronjat e shqipes
Botuesja dhe poetja Rita Petro vjen me nje roman te ri, me nje projeksion te forte autobiografik per nje kohe qe eshte fshehur thelle ne nenvetedijen e secilit prej nesh dhe qe na dikton shpeshhere menyren sesi e perceptojme te tashmen tone. Kete roman autorja ia ka “besuar” shtepise botuese Onufri.