Me kryeveprën e tij “Krim dhe Ndëshkim”, Dostojevski nëpërmjet një stili të hollë dhe analizave psikologjike, na paraqet aspektet kryesore të jetës së njeriut, si vuajtjet, frikërat, dashuritë dhe vetminë. Krahas krimit, ndëshkimit dhe arratisjeve, në roman analizohet ndërgjegjja dhe ndikimi i saj, miqësia dhe optimizmi për jetën, megjithë kushtet e vështira
"Le long chemin sous le tunnel de Platon" (Udha e gjatë në tunelin e Platonit), ese në gjuhën franceze mbi fatin e artistit gjatë epokës totalitare në Shqipëri. Editions “Le Petit Véhicule”, 2001, Nantes.
Jean Cocteau, ky princ i poezisë ka qenë njëkohësisht poet, piktor, regjisor filmi, dramaturg, pra një artist i gjithanshëm.
Ky libër merr nisjen nga regjistrimi i dy Kodikëve të Beratit, «Beratinus 1» dhe «Beratinus 2» në programin e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s, «Kujtesa e Botës».
Një libër voluminoz mbi udhëtimet e ushëtarëve të huaj francezë në Shqipëri gjatë shekullit XIX dhe përshtypjet e tyre mbi Shqiërinë dhe shqiptarët.
Një histori mbi jetën dhe luftën e heroit të Popullit Ali Demi, bir i Camërisë martire, i cili që në moshën e adoleshencës erdhi në një shkollë të Sarandës dhe më pas vazhdoi në gjimnazin e Gjirokastrës, ku u përjashtua për aktivitet revolucionar.
Dozon ishte mik me rilindasit e njohur si Naim Frashëri dhe Kostandin Kristoforidhi, të cilët ishin bashkëpuntorët e tij dhe kishte kontakte me shumë nga rilindasit e tjerë në diasporën shqiptare.
Kjo ese historike u referohet betejave të mëdha historike, luftrave të mëdha detare në brigjet e Ilirisë dhe në bedenat e fortesave mesjetare shqiptare, rrethimi i kështjellave apo luftrat e stratiotëve shqiptarë nën flamurin e mbretërve të shumtë të Francës, përplasjet e perandorive apo dy Kishave të mëdha, Romës dhe Konstantinopojës. Të gjitha këto...
Ky libër është një jetëshkrim artistik i jetësdhe veprës së piktorit me origjinë shqiptare, Omer Kaleshi.
Ky libër përveç poezive dhe prozës poetike, të frymëzuara nga gargujt parisianë i referohet në mënyrë të veçantë aktores dhe psikiatres Lida Cangonjit dhe burrit të saj, piktorit danez Peter Haubro, i cili për shumë vjet jetoi e krijoi në Shqipëri. Një homazh për për këtë aktore me shpirt të madh humanist.
Libri është ilustruar dhe me vizatime të Sandro Botiçelit, i cili ndër të parët që ilustroi “Ferrin” e Dantes.
“Këtu është parajsa” është një rrëfim i ndjerë për odisenë e një familjeje emigrantësh shqiptarë në ishullin Rodos të Greqisë. Ky roman i kushtohet heronjve të heshtur shtegtarë, që mbartin me vete detin e mallit, të vetëflijimit, mbijetesës e dashurisë.
Historia e arushit Tom vazhdon… Ai është rritur dhe po ashtu Andi, djali i vogël që e ndihmoi dikur. Do të kalojnë së bashku aventura të reja, nëpër të cilat miqësia do të bëhet më e fortë. Bashkë me ta do të jetë Egreta dhe shumë personazhe të tjera nga Lëndina dhe Qyteza.
Akademik Bahri Beci ka lene nje tekst Abetareje, permes te ciles vogelushet mund te mesojne lehtesisht shkronjat e para te gjuhes shqipe.
Një “thriller” historik, tronditës e befasues mbi rrjetin e spiunazhit që rrënoi një komb të tërë. Në një botë të pushtuar nga frika, kujt mund t’i besosh?
Libri "Luaj mëso dhe argëtohu 1" përmban 22 lojëra popullore dhe lëvizore, të cilat mund të luhen nga fëmijët e të gjitha moshave duke filluar nga mosha tre vjeç. Ato janë renditur nga më e thjeshta deri tek ato që kërkojnë aftësi dhe cilësi fizike më të arrira.
Divergjentja është një seri tërheqëse dhe magjepsëse, që të mban peshë pareshtur dhe ku të papriturat nuk kanë fund. Do të kalojë shumë kohë para se tju largohet nga mendja vizioni mbreslënës i saj për të ardhmen.
Shoqëria e mbështetur te grupimet ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati.
Në "Gjueti fronesh" nuk do të gjeni kompromise, nuk do të kursehet as i miri e as i ligu kur i vjen çasti i tij. Në fund të fundit, jeta është cinike dhe ndonjëherë është pikërisht zgjuarsia për t'iu bërë ballë rrethanave të paparashikuara ajo që na bën të shkojmë përpara në botën tonë, kurse në botën kalorësiake të George Martinit.
Një aventurë e mrekullueshme, mbushur me karaktere të skalitur në mënyrë të përsosur, aksion, magji, zota dhe histori magjepsëse.
Qëkur zotat e Egjiptit të lashtë u lëshuan në botën moderne, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së Jetës, Keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lanë kohë që t'i praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin.
Jeta e Sorajës, një vajze 15-vjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj, duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar. Përkëdhelja e flokëve është një sinjal që do të thotë: "Kjo vajzë është imja". Të nesërmen, Sorajën e marrin...
Kur cunami u vërsul e shkatërroi fshatin e tyre bregdetar në Indi, 17-vjeçarja Sita, mbetën jetime dhe pa shtëpi. Në përpjekje për të arritur në parajsën e sigurt të manastirit ku ndiqnin shkollën, u rrëmbyen nga trafikantët dhe u hodhën në botën e errët të dhunës seksuale dhe të tregtisë së paligjshme të njerëzve, ku çmimi më i madh është pafajësia...
Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç e fort i përkorë dhe sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.
“Eposi i akullit dhe i zjarrit”,përkthyer tashmë në 47 gjuhë, është një nga seritë e librave më të shitur dhe më të vlerësuar ndër vite.Kjo seri ështëcilësuar si një kryevepër e vërtetë e fantazisë moderne.Magjia, misteri, intriga, romanca dhe aventura mbushin faqet e saj dhe na çojnë në një botë ndryshe nga çdo botë që kemi përjetuar ndonjëherë.Kjo seri...