Një djalë kinez që dashurohet me një japoneze flokëgjatë e sybajame. Mes tyre një urdhër i qeverisë amerikane për internimin e japonezëve.
Sekretet e errëta të një qyteti të vogël u shndërruan në një roman tërheqës për miliona njerëz në të gjithë botën. Hollivudi nuk humbi kohë: një vit pas botimit të librit, biletat për filmin "Qyteti i Pejtonit" arritën një numër rekord shitjesh.
Ky roman është i dallueshëm për portret e tij të hollësishëm të popullit, kulturës dhe feve të ndryshme të Indisë.
Ky libër tregon historinë e mendimit të bardhë, origjinën dhe funksionimin e tij, mënyrën se si ai përçan, si është përhapur nëpër botë aq sa sot është bërë universal, ka depërtuar deri në ajrin që thithim.
Ky roman është cilësuar nga kritika si vepër e jashtëzakonshme e letërsisë bashkëkohore mbi temën e holokaustit. Një kryevepër e krahasuar me punët mjeshtërore të Primo Levi-t a “Nekropoli” i Boris Pahor.Libri është përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të kontinentit dhe nga botues së rëndësishëm.
Romani eshte nje rrefim i bukur por edhe nje nderthurje e shkelqyer e linjave te personazheve. Libri te mban te mberthyer teksa pret me padurim te mesosh se çfare po ndodh me dashurine e dy te rinjeve. So po e perjeton Egzona mungesen e te dashurit dhe si po e perballon Nexhadi jeten ne emigracion: Gjithçka lexuesi do ta zbuloje pasi te kete perfunduar se...
Dy njerëz ikin drejt një bote ndryshe, të ëndërruar prej kohësh, por ende të panjohur për ta. Kjo botë ndryshon shumë gjëra në jetën e tyre, përfshi dashurinë e lindur në ikje e sipër nga vendlindja. Një libër për të kuptuar thellësinë dhe vërtetësinë e dashurisë.
Edhe rusët e vlerësojnë madhështinë e heroinë tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një vepër e rrallë, e shkruar në shekullin e XVI, ka mbetur në fondin e veprave kushtuar kësaj figure madhore, ku një autor anonim e përcjell me admirim të veçantë figurën e tij, përmasën e tij dhe rolin në luftë për mbrojtjen e trojeve arbnore nga pushtuesi osman....
Meri Lalaj, mikeshë e afërt e Lasgushit, njëherësh studiuese e letërsisë, vjen me një tjetër libër për lirikun e madh të letrave shqipe. Kësaj radhe janë mbledhur të gjitha dëshmitë e jetës së Lasgushit në qytetin e tij të lindjes.
Duket se janë pikërisht ese të shkurtra interesante, shkruar me shije dhe dituri që spikatin, që bashkë me dijet ngjitin të përpjetën e thepisur të dijes, që tejkalojnë njeriun dhe përplasjet e shumta, të vërtetat dhe rrenat, nëpër monopatet e rritjes së njeriut, duke u nisur nga gjërat e thjeshta dhe duke përfunduar në majat e panjohura.
Një roman triller që të shteron deri në frymën e fundit, në të cilin asgjë dhe askush nuk është ashtu siç duket. Një marrëdhënie e ndërlikuar motër-vëlla. Një libër ku shtampohen krime, mostra e fshehur brenda njeriut, dhuna ndaj fëmijëve, abuzime seksuale, çmenduria që kalon limitet e ekzistencës njerëzore.
Romani tingëllon fort si një thirrje e ndërgjegjes së trashëguar të një zakoni absurd. Një vend dhe një sjellje romantike, asnjëherë nuk është mëkat edhe kur e përmend, duke shpresuar më kot se mos ndeshet fare rastësisht, po askush s’bëhet i gjallë në veprimin e brendshëm dramatik të romanit. Prandaj dhe sa vjen dhe tensioni rritet, duke lozur me...
Gazetari dhe opinionisti Astrit Lulushi vjen me nje tjeter liber me persiatje te natyres filozofike, etike dhe sociologjike, duke e bere lexuesin qe te reflektoje per sfidat dhe ceshtjet e kohes tone.
Në këtë libër lexuesi do të njihet njëkohësisht me dy Kollosë të Letrave Shqipe. Është Lartësia e Figurës së Lasgushit nëpërmjetë Penës së Moikom Zeqos nga njëra anë dhe nga ana tjetër është vetë Pena e Prof. Moikomit që di të ngrejë në Piedestal me artin e tij të të shkruarit, me mendjen e tij të një njohësi të thellë Universal, gati prej Gjeniu, Figura...
Arber Dervishaj eshte nje autor i ri, i cili me kete roman ka sfiduar veten dhe lexuesit: Alberti dyshohet se është fajtor për vuajtjet e jetës së tij. Vrasja e tij është rruga e vetme që një ëndërr të vazhdojë të jetojë. Por, si mund të vrasësh dikë që jeton brenda teje në ccdo mendim dhe ndjenjë?!
Pikturoj qiellin është një vëllim ku gjen: shkruarjen me ndenjë, lotin e lirë, kuartetin me qiellin, marrëzinë me xixëllonjën, binomin e shpleksur, mosnumërimin e minutave të dashuruara, rrëfenjën për legjendën e reve, etj. Në poret jetësore manifestohen plagë të rënda si emigracioni, gjakmarrja , por edhe çështje që kanë të bëjnë me moralin e shoqërisë,...
Farida Ramadani njihet si mjeshtre e fjalës së botë, prandaj edhe ky libër është udhëtim në vitet e jetës së kësaj autoreje. Publicisti Bedri Islami shkruan për këtë botim: “Origjinaliteti dhe vërtetësia e këtij libri në copëza jete të mbledhura është suksesi i saj. Libri ka shumë jetë, shumë botë, shumë emocion dhe shumë ndjenjë
Ky botim i veçantë është një guidë në 5000 vargje për bukuritë dhe vlerat njerëzore dhe natyrore që ka qyteti i Shkodrës. Kjo është një guidë e letrarizuar, në vargje që nis me Kështjellën e Rozafës, emblemën e qytetit që e bëri të njohur në të gjithë botën, me liqenin e Shkodrës, monumentet, ndërtesat, rrugët, dhe deri tek personalitetet. Ky libër ka...
Ky libër sjell një copëz jete dhe marrëdhënie njerëzore mes Shqipërisë dhe Italisë. Një histori e familjes Ramadani në një spital në vendin fqinj, u shndërrua në një mal mirënjohje që prodhoi edhe këtë libër si kujtim ndaj personelit të spitalit në qytetin e Novarës. Është një monument për miqësinë mes njerëzve në të dy brigjet e Adriatikut. Libri eshte...
Fuqia e lirikës së tij mbetet përgjithnjë në emocionalitetin e veçantë, në elementaritetin e figurës, në gjuhën shqipe krejt të veçantë, që mund të quhet gjuhë e Fishtës. Ajo fuqi vullkanike, që derdhet në vargje, ai rebelim që lirikën e kthen në kryengritje, janë karakteristikat e para të lirikës së tij atdhetare, fetare apo personale te Vallja e Parrizit.
Ky libër, me një zhanër të rrallë në letrat shqipe, sjell një botë mes reales dhe fictionit, përmes një narracion brilant të At Anton Harapit. Andrra e Prêtashit shenon një kulminacion në letërsinë non-fiction
Një tjetër aspekt i panjohur i At Zef Pllumit shfaqet në këtë vepër: Ana autobiografike e tij, e ardhur përmes rrëfimit të tij, si dhe letrave që janë përfshirë në këtë vëllim. Po ashtu, “Dhjetë vjet në liri” flet për vitet e tranzicionit në Shqipëri dhe është konceptuar si një vazhdim i veprës “Rrno vetëm për me tregue”
Libri i vlefshëm Gjergj Kastrioti “Athleta Christi”, botohet me rasen e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, personalitet kryesor i historisë sonë, në çaste të vështira e të lumnueshme, që përjetonte e përjeton populli ynë përgjatë shekujsh. Në ketë përzgjedhje prej 12 studimesh spikasin pendat e meshtarëve të mirënjohun françeskanë dhe jezuitë, në...
Ky është një botim I rrallë që sjell traditën spiritual françeskane përmes predikimeve të Shën Antonit të Padovës, apo siç njihet Shna Ndou. Botimi vjen në shqip përmes Dr. Lisandri Kola. Në këtë përmbledhje është e gjithë praktika liturgjike françeskane e krijuar në kohë të ndryshme.
Në veprën e Át Bernardin Palajt kemi përfshi krijimtarinë e botueme në revistat Hylli i Dritës, Zani Shna Ndout dhe Shkëndija. Ndërsa shkrimet publicistike të botueme në ketë vepër i kemi grumbullue nga gazeta Ora e Maleve. Po kështu kemi shfrytzue botimet e vlefshme Bota shqiptare dhe Studime Juridike. Ky vëllim përmban edhe tre studime të pabotueme:...
Ky është libri i parë në shqip i Maxim Osipov, i vlerësuar si Çehovi i ditëve tona. Ai është kardiolog me profesion, por përmes artit ka arritur që të bëjë kirurgjinë e mendjes njerëzore, të jetës në ditët tona, duke na sjellë një koleksion në prozën e shkurtër i vlerësuar jashtëzakonisht në Rusi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës