“Djemtë e rrugës Pal” është libri që mbetet përgjithmonë në zemrën e një lexuesi. Ky klasik i letërsisë botërore për fëmijë e të rinj, që mund të lexohet pa drojë edhe nga të rriturit, vazhdon të jetë pjesë e bibliotekave për breza me radhë. Ai botohet e ribotohet për të qarkulluar ndër duar lexuesish që dashurohen me personazhet kryesore dhe bëhen pjesë...
Një roman për të bukurën dhe të shëmtuarën, për iluzionet dhe ëndrrat e humbura, për gjurmimin zanafillor të lumturisë nga qenia njerëzore dhe pengesat për të mbërritur tek ajo në një botë armiqësore e të tjetërsuar.
“Vallja” (Reigen – në origjinalin gjermanisht) është një nga veprat më të famshme provokative me temë sensuale. Arthur Schnitzler e shkroi në vitin 1897 dhe brenda çerekut të parë të shekullit të njëzetë u përkthye thuajse në të gjitha gjuhët e mëdha të botës.
Në këtë album me foto gjendet historia e artistit Stefan Taçi që nga viti 1974 e deri në 2021; një histori vizive e thënë përmes artit me punime të nisura që nga fëmijëra në fshat, te gjyshja e vazhdon pas viteve ‘90. Katalogu ka edhe një tekst që transmeton te lexuesi apo publiku artdashës pikërisht këtë udhëtim në kohë dhe se si erdhën në jetë një pjesë...
Vetë autori e quajti këtë novelë "një roman i vogël" dhe pavarësisht se vepra ka shumë nga veçoritë e tregimeve të tij të shkurtra, ai kombinon në të një sërë temash të preferuara të tij e të njohura prej lexuesit. Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te...
Dashuria është e vështirë dhe ndonjëherë të thyen zemrën, ama ia vlen gjithmonë ta provosh. Pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj të dashur, një vajzë kubanoamerikane niset për në Havanë, ku zbulon rrënjët e identitetit të saj dhe nxjerr në dritë një sekret të familjes që nga koha e revolucionit kuban.
“Diaboliket”, botuar për herë të parë më 1874, shkaktoi një bujë të madhe në Parisin e asokohshëm dhe të gjitha kopjet e librit u sekuestruan nga Ministria e Drejtësisë franceze, sepse përbënte kërcënim për moralin publik. Skandali i madh i siguroi librit një sukses të jashtëzakonshëm, por tani konsiderohet si një klasik i rëndësishëm dhe studiohet në...
Romani i shkruar bukur dhe i ndier i Conway-it, është po aq i koklavitur sa titulli i tij. Ndërthur bukur shqetësimet e adoleshentëve të rinj me një histori prekëse dhe mbërthyese, që të argëton dhe të këshillon në të njëjtën kohë. Me librin “Një lëmsh sekretesh”, mbyllet trilogjia e shkrimtares Anne-Marie Conway. Libri 1 – Vera e fluturave. Libri 2 –...
“Libërthi i dashurisë”, fitues i Çmimit Evropian për Letërsi, është një rrëfim që, duke nisur prej perspektivës personale të autorit, kërkon t’i shpërfaqë kotësinë dhe rëndomtësinë e jetës moderne, duke i ndërthurur gjithnjë me pozicionin e artistit në shoqëri.
Tregimi në vetën e parë paraqet përshtypjet e Moasit, reflektimet dhe pyetjet e tij, ndërsa përpiqet të kuptojë njerëzit dhe paradokset e tyre. Ai është i mahnitur me bukuritë e botës, por edhe me inkoherencën e njerëzve. Vepra na udhëheq të vëzhgojmë dhe të reflektojmë mbi veten tonë, mbi botën dhe ngjarjet duke na treguar idealizimin e një njeriu-qen,...
Ky libër i bën fëmijët të kuptojnë se të gjithë duhet të kujdesemi për natyrën, të jenë miq të saj dhe të dëgjojnë këshillat e të rriturve.
Ky punim përbëhet nga tri pjesë: numismatika, antropologjia dhe etnografia. Në këto pjesë renditen argumente numismatike, antropologjike dhe etnografike për karakterin etnik ilir të maqedonasve
Libri përbëhet nga disa kapituj që provojnë se janë të pabazuara pikëpamjet e disa autorëve të huaj, sipas të cilëve ndikimi i greqishtes në epirotisht dhe në dialektet e tjera ilire është i madh. Epirotët, maqedonasit dhe ilirët në përgjithësi kanë individualitetin e tyre etnik. Sado fqinj shekullorë me grekët dhe me romakët, ilirët e kanë ruajtur gjuhën...
Ky liber analizon vetevleresimin e femijeve te kesaj moshe dhe i sugjeron prinderve sjellje pedagogjike per ta ndihmuar kete zhvillim.
Autori i këtij libri është vlerësuar nga lexuesit me të njëjtat vlera si edhe Raold Dahl apo David Walliams. Me librin e parë “Kryeministri aksidental” pjesë e një serie me disa botime të cilat kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm. Bota e fëmijët dhe përgjegjësia e tyre para botës është një model krejt ndryshe nga ai i të rriturve....
Sinqerisht shpresoj që Tomi tashmë e ka marrë veten nga dëmtimi i qenit të tërbuar që e sulmoi atë ditën e fundit të semestrit, ndërsa ai ishte duke ardhur për në shkollë. Ishte fat i madh që kishte me vete fletoren e detyrave të shtëpisë për t'u mbrojtur.
Gjyshja Mejvis dëshiron të gatuajë për ditëlindjen time, gjë që mund të jetë një katastrofë!
Një libër me ushtrime dhe lojëra për klasën e tretë. Shumë ushtrime dhe lojëra për të mos harruar ato që ke mësuar gjatë vitit.
Një libër me ushtrime dhe lojëra për klasën e katërt. Shumë ushtrime dhe lojëra për të mos harruar ato që ke mësuar gjatë vitit.
“Një libër i madh, ambicioz, i shkëlqyer, i guximshëm, argëtues dhe befasues, është romani i Anlgisë sot, pasuruar me letërsi... Vepër mallëngjyese e një autoreje që i njeh tej e tej si njerëzit dhe romanet.”
Ky botim i rishikuar në mënyrë thelbësore i Erik J. Zürcher, i vlerësuar si një histori e plotë, trajton e përditëson temat analoge të përfshirjes së vazhdueshme të Turqisë në Perëndim dhe të modernizimit të Shtetit e shoqërisë.
Ky libër është sprova e parë e autorit me tregime të shkurtra. Ai përfshin 100 tregime të shkruar ndjeshmë që mbajnë ngeshëm interesin e lexuesit.
Nga takimi i jashtëzakkonshëm i një tregimtari si Umberto Eco dhe një artist si Eugenio Carmi, tri histori për respektin dhe shpresën, për fëmijë e të rritur, për ata që duan të lexojnë me imagjinatë.