Catalog
Subcategories
Kjo vepër e Zija Çelës mund të jetë e krahasueshme nga tematikat distopike me romanet e Kafkes, Oruellit ose Kadare (“Procesi”, “1984”, “Pallati i ëndrrave”), por në arkitekturën e tij dhe në shtresimet metaforike romani “Banka e Ankesave” është po aq origjinal dhe i papërsëritshëm. Me kete roman, Zija Cela ka fituar cmimin si autori i vitit 2022 ne...
Librit “Tri format e mendimit” nga Arben Imami vjen si një ftesë për të menduar rreth utopisë, arsyes, mitit, religjionit, dijes, së vërtetës, marksizmit, politikës, post-modernizmit, hegjemonisë, funksionit dhe thelbit. Me këtë libër autori mori Çmimin për veprën më të mirë studimore të vitit 2022 në Panairin e 25-të të Librit të Tiranës në vitin 2022
Një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, nga pikturat e shpellave, tek ekspresionizmi abstrakt
Bëhuni njësh me mendimet më të thella të fëmijës tuaj dhe përpiquni të jeni prindi që doni.
Ky botim i ri përmban dëshmi neuroshkencore rreth një metode, që i ndihmon fëmijët të bëhen të pavarur, të jenë të përqendruar e kureshtarë. Eshtë më se i përditësuar, duke përfshirë çështje aktuale familjare, si dhe këshilla "me hapin e kohës" për mbarërritjen e fëmijëve në epokën digjitale. I shkruar nga Tim Seldin, President i Fondacionit Montesori dhe...
Mosha në letërsi nuk mbetet kriter për të shkruar një roman. Martina Guga ka qenë vetëm 16 vjeçe kur e ka shkruar këtë libër në anglisht dhe më pas ka ardhur në shqip, duke befasuar lexuesin me mjeshtrinë e saj si rrëfimtare, me talentin për përdorimin e teknikave që shkaktojnë tension, me kthesat e papritura dhe me thjeshtësinë e komunikimit me lexuesit.
Ka zinxhirë që na mbajnë të lidhur e zinxhirë që na burgosin. Disa, duke na prangosur, na bëjnë të zbulojmë lirinë. Të tjerë, duke na lëshuar, na prangosin më tepër. Janë zinxhirët e lidhjeve që krijojmë. Janë njerëzit që duam e që na poshtërojnë. Janë ata që i shpërfillim e i bëjmë të vuajnë. Janë ata që i meritojmë dhe ata që mendojmë se na meritojnë....
“Realiteti fantazjos” është zhanri që autori kërkon të krijojë dhe perfeksionimi i tij ka vijuar me romanin e dytë të titulluar “Më Ndrysho”. “Realiteti fantazjos” mbin si frymëzim nga arritjet e veprat e jashtëzakonshme të patreguara të të përditshmes, e më pas ndërthuret me imagjinatën e pafund të dëshirave tona.
Valérie Perrin na prezanton një roman mbi dhunën e fjalëve, dhunën e gjesteve, dhunën e heshtjeve, mbi humbjen e njerëzve të dashur, ndjenjën e braktisjes. Një roman që duhet lexuar me diellin në zemër, për të mos u ndier i përkulur nën peshën e pikëllimit. Është një libër që të rrëmben, të mahnit për nga historia. Shkrimi është i rrjedhshëm, ritmik. Pena...
Libri, i shkruar si një vepër historike, shpesh trajtohej si doracak për ngjarjet që po shpaloseshin ne Evropen Lindore. Në të vertete, ajo çka pa bota në Krime dhe Ukrainen lindore në pranverën dhe verën e vitit 2014 ishte vazhdim i shpërbërjes dramatike të Bashkimit Sovjetik, që pati nisur njëzet e tre vjet më parë.
Falë këtij libri të vogël, ju do të përfitoni disa njohuri të ideve dhe kryesore që janë në themel të kuptimit modern të universit. Nëse do t'ia dal në qëllimin tim, ju do të ndiheni familjarë me fushën time të ekspertizës dhe mund të jeni të uritur për të mësuar më shumë.
Libri "Si të flisni që fëmijët t'ju dëgjojnë?" i Adele Faber dhe Elaine Mazlish flet për marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve, dhe ofron strategji dhe teknika për të komunikuar më mirë me fëmijët dhe për të ndihmuar në rritjen e një fëmije të sigurt dhe të besueshëm.
Ky libër i jashtëzakonshëm shkruar nga doktor Joseph Murphy, një nga pionierët e mendimit pozitiv, do të hapë përpara jush fuqitë e vërteta dhe tronditëse të pavetëdijes.
David Walliams vjen me një libër të ri para lexuesve të tij në gjuhën shqipe. Shtëpia Botuese Botart ka hedhur në qarkullim librin “Operacioni bananet” të këtij autori të shquar të letërsisë bashkëkohore për fëmijë.
Bashkohuni me andin dhe Terrin në shtëpinë e tyre mahnitëse 39-katëshe në pemë! Kërceni në trampolinën më të lartë në botë, bëni dolli me pufka në një vullkan aktiv, notoni në ujëvarën e ccokollatës, përkëdhelni këlyshët e dinozaurëve, përplasuni me një Fecckator, bëni kërcimin më të mirë në pistën e vallëzimit, fluturoni me një karrige rrotulluese, hipni...
Nuk e di për ju që po e lexoni këtë përrallë.Por unë për veten time gjithmonë kam dashur që të kem një shkop magjik. Madje edhe sot ka çaste kur do të dëshiroja vërtet që, me anën e një shkopi magjik të bëja shumë gjëra. A dini të mbani një sekret? Po? Mirë.
I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.
Një roman, që nis nga fantazia e një fëmije, por që shndërrohet në një uragan ngjarjesh, duke krijuar një histori që të mban pezull deri në faqen e fundit
Shkencetari i mirenjohur politik Ian Bremmer nxjerr mesime nga sfidat globale te 100 viteve te fundit, - perfshire pandemine – per te treguar se si mund t’u pergjigjemi tre krizave madhore qe do te shpalosen pergjate dekades se ardhshme
Abetarja është hartuar me synimin për të ndihmuar nxënësit, që nisin shkollimin, të bëjnë hapin e parë në mësimin e leximit dhe shkrimit të gjuhës shqipe dhe të zhvillojnë kompetencat bazë për të komunikuar në gjuhën amtare: për të folur, për të dëgjuar, për të shkruar dhe për të lexuar. Ky libër është mbështetur në përvojat më të mira evropiane dhe në...
Nje nga kryeveprat e letersise boterore per femije “Aventurat e Din Pakut dhe te shokeve te tij” te autorit Nikollai Nosov, vjen i ribotuar nga Albas nen perkthimin e autorit te njohur te letersise per femije dhe te akademikut Bedri Dedja.
“Engjëlli Blu” është një libër me aventura fantastike. Personazhi kryesor është një djalë i veçantë me spektrin e autizmit.