Libri i shkruar si ditar tregon marrëdhënien e ndërlikuar ndërmjet qytetarëve dhe ushtrisë pushtuese, si dhe keqtrajtimet e turpshme të cilat, gratë e një qyteti të pushtuar i përjetojnë gjithmonë; përdhunimet masive të vuajtura prej të gjithave, pavarësisht moshës apo dobësive. Pra, ky roman sjell një dimension real mbi kuptimin e luftës dhe jetës
Një nga ish- krerët e Kishës Ortod se Shqiptare Visarion Xhuvani shpaloset në tërë dimensionet e tij në jetën e bujshme në tre drejtimet kryesore, në Kishë ku shërbeu me ndershmëri e pasion për çështjen shqiptare, në Parlament ku dha maksimumin e oratories dhe pasionit politik e patriotik si dhe qërdimin e tij burrëror në burg, ku u dergj në vitet e fundit.
Një rrëfim i mrekullueshëm për një figurë intriguese historike si Xhinxhis Khani, që na çon në vende dhe histori epike.
Sarkozi pranvera e Francës është shkruar nga një prej personazheve më të njohura të publicistikës franceze Catherine Nay. Kjo grua e njohur për stilin e saj të shkruarit ndryshe, sjell një rrëfim për presidentin e Francës, duke e bindur këtë të fundit të rrëfejë jetën e tij nga Rruga Fortuni...
Zemra e Patriotit është një autobiografi e shkruar nga Max Cleland, ish-senator i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Xhorxhia. Ky libër është një rrëfim vetjak i një heroi, në kuptimin terësor të kësaj fjale, i cili me kurajën, shpirtin e madh, karakterin e paepur, sfidon ferrin fizik dhe psikologjik dhjetëravjeçarë, të fshehur skutave të...
saga e keqe e komunizmit jep motërzimin e saj edhe në rapotet burrë-grua, kur është fjala për një çift tiranësh. Shembujt e saj janë aq mbresëlënës, saqë çifti tepër i përfolur Makbeth-Ledi Makbeth, përpara tyre, ngjan disi i zbehtë. Po të shihni pasqyrimin e çiftit të famshëm shekspirian në versionet rus, rumun dhe shqiptar, do të vëmë re një skenë disi...
bad saga of communism gives its domination even at man-woman relations, when it said for tyrants couples. Its examples are so impressive, as to much well-known couple, Macbeth-Lady Macbeth, before these, resembles somehow faded. If we see the famous Shakespearean couple in Russian, Romanian and Albanian version, we shall notice somehow strange scene: as...
"Berisha through Cassandras" of author Fahri Balliu is a different lo over one of the most important personages of Albanian policy. This biography is somehow also the first biography written by another style post years '90 in Albania.
Për herë të parë zbardhet e plotë jeta dhe vepra e nënkryetarit të Qeverisë së Vlorës, një prej personaliteteve të kulturës kombëtare dhe klerit katolik shqiptar, përmes dokumenteve, dëshmive dhe materialeve më të fundit arkivore. Po ashtu, zbulohet edhe konflikti me Ismail Qemalin pas shpalljes së pavarësisë, dorëheqja si zëvendës i tij dhe roli për...
Ky libër nuk mëton të paraqesë historinë e politikës së jashtme dhe të brendshme të zbatuar nga Stalini. Dëshiron vetëm të jetë një kronikë e bëmave të oborrit të tij, duke nisur nga shpallja me brohori e tij si "udhëheqës", në 1929-tën, deri ne vdekjen e tij, më 1953. Pra, është fjala për një biografi të oborrtarëve të tij, një studim që lëviz mes...
Kush ishte në të vërtetë Stalini? I lindur në varfëri, i keqtrajtuar në fëmijëri, i jashtëzakonshëm në studime, ky djalosh karizmatik, por I rrezikshëm, u lëvdua si poet, u trajnua për prift, mirëpo ai zbuloi se misioni i tij ishte të bëhej një revolucionar i thekur.
Biografia është një punë bindëse dhe shkencore nga një autor, të cilit paraardhësit e tij hebre e kanë informuar në mënyrë të paanshme rreth historisë 4000-vjeçare të Jerusalemit. Ky libër rrëfen se "Historia e Jerusalemit është Historia e Botës".
Ky libër është një tregim mbi historinë më të madhe të dashurisë në kohërat moderne...Kontradiktat në karakterin e Potemkinit dalin në mënyrë të mrekullueshme në këtë biografi madhështore. " Petronella Wyatt, Independent".
Botimi i Neronit nga Eugen Cizek përbën një ngjarje në gjininë e monografive historike. Ky botim është me vlerë sepse Cizek e sheh figurën e Neronit të zhveshur nga paragjykimet që janë konsoliduar në studimet e derivona.
Rrëfimi nis nga fëmijëria e saj në Teksas si fëmija i vetëm i Harold dhe Jenna Welch deri te shkollimi dhe njohja me presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jeta në Shtëpinë e Bardhë, lindja e dy vajzave dhe ngjarje të tjera të rëndësishme të jetës së saj. Kujtimet e saj janë quajtur nga media si historike.
Biografi skocez Kinross në këtë libër është ndalur në karrierën politike të Mustafa Kemal Ataturkut dhe jetën e private. Si kanë bashkëjetuar të dyja këto tek burri I fortë, ideatori i Turqisë së reformuar dhe mashkulli që adhuronin femrat.
Një biografi ndryshe e njeriut që solli ndryshime në Nju Xhersi. Jeta e tij nga fëmijëria dhe ëndrrat për një karrierë të sukseshme, si dhe familja....
E lindur në Londër në një familje emigrantësh hebrenj, Kiti Harris ishte një nga figurat kryesore të rrjeteve të spiunazhit sovjetik në mbarë globin. Kiti luajti një rol të madh për depërtimin në projektin "Manhatan" (që zhvilloi bombën atomike) dhe ndihmoi në organizimin e rrjetit të spiunazhit në qytetin e Meksikos
Përveç miqve të ngushtë dhe familjes Klinton, të paktë janë ata që e kanë dëgjuar përshkrimin e udhëtimit të saj të jashtëzakonshëm. “Historia e jetës sime” është një jetëshkrim i shkurtër, që shpalos jetën e saj gjatë viteve që kaloi në Shtëpinë e Bardhë. Ky libër është gjithashtu kronika e historisë që jeton me Bill Klintonin, një aventurë më shumë se...
Koment nga Martin Camaj: Besoj se Shqiperia do të jetë me të vërtetë e lirë, vetëm atëherë kur shqiptarët do të kenë mundesi të lexojnë, të studjojnë dhe vlersojnë veprat e shkrimtarëve të tillë ë mëdhej si Arshi Pipa.
Një biografi e plotë e At Giuseppe (Zef) Valentinit, misionarit kulturor jezuit në Shqipëri
Një vlerësim për At Giuseppe Valentinin nga Ndricim Kulla.
Ai nxiti kërshërinë e shumë e shumë udhëtarëve, poetëve, artistëve të huaj për Shqipërinë e shqiptarët. Ky libër është një shenjë e thjeshtë dashurie e mirënjohjeje për këtë mik të madh.
Në këtë libër del në pah më së miri veprimtaria e shquar e Aristidh Kolës, e këtij peronaliteti të papërsëritshëm në historinë e kombit shqiptar, i cili tërë veprimtarinë e vet kërkimore-shkencore ua kushtoi Arvanitisë dhe Arvanitëve, kësaj toke dhe këtij populli të mohuar.
Kur Hipokrati filloi të studionte të fshehtat e natyrës, u duk sikur u ndez një pishtar në mes të errësirës.
"Helmut Kol, një kacelar gjerman", është biografia më e plotë për aktivitetin e tij politik dhe rolin e tij në bashkimin e dy Gjermanive. Autori është një nga biografët më të mirë të Adolf Hitlerit dhe analizues i Main Kampf, prandaj në këtë botim sjell një perspektivë historike të lidershipit të kancelarit Kol.
Në këtë botim special vijnë mesazhet e Nënë Terezës në Kombet e Bashkuara dhe para marrjes së çmimit Nobel, si dhe vlerësimet e të gjitha personaliteteve botërore për aktivitetin e saj