Kur Hipokrati filloi të studionte të fshehtat e natyrës, u duk sikur u ndez një pishtar në mes të errësirës.
"Helmut Kol, një kacelar gjerman", është biografia më e plotë për aktivitetin e tij politik dhe rolin e tij në bashkimin e dy Gjermanive. Autori është një nga biografët më të mirë të Adolf Hitlerit dhe analizues i Main Kampf, prandaj në këtë botim sjell një perspektivë historike të lidershipit të kancelarit Kol.
Në këtë botim special vijnë mesazhet e Nënë Terezës në Kombet e Bashkuara dhe para marrjes së çmimit Nobel, si dhe vlerësimet e të gjitha personaliteteve botërore për aktivitetin e saj
Nëse do të kuptosh përmasën e vërtetë të At Gjergj Fishtës, kjo është biografia më e mirë e shkruar për të deri më sot. Autori ka qenë një nxënës dhe ndjekës besnik i Fishtës dhe jetëshkrimin dhe studimin e veprës e ka bërë nga brenda, në gjithë thellësinë dhe botëkuptimin e saj real
Luigj Marlekajt është njohës i shkëlqyer i veprës së Bogdanit dhe i Shqipërisë së shekullit të XVII, gjë që dëshmohet më së miri edhe në studimin e tij monografik Pjetër Bogdani e Shqipnia e kohës se tij. Kjo është një punë kolosale e një njeriu të përkushtuar. Prandaj kjo vepër është referenciale për të kuptuar Bogdanin dhe Shqipërinë e asaj periudhe..
At Gjergj Fishta 1871-1940 është një botim biografik, i plotë me studime rreth veprës së kolosit të kulturës kombëtare shqiptare. Libri është përgatitur nën kujdesin e At Benedikt Dema dhe vjen në botimin autentik të botuar në vitet 40
Jeta dhe trashëgimia e Gjon P. Nikollë Kazazit është ndër monografitë me materiale të rralla dokumentare, i plotësuar. Vënia e tij në dispozicion të lexuesit kryesisht në versionin origjinal është një kontribut me vlera të rralla historike dhe kulturore nga autori Bardhyl Demiraj
Ky botim është bërë me kumtesat e mbajtura në konferencën kushtuar 140 vjetorit të lindjes së At Shtjefën Gjeçovit nga Provinca Françeskane në Shkodër, ku morën pjesë gjuhëtarë, studiues, historianë dhe akademikë të njohur në Shqipëri
Shkrime historike, letrare, publicistike
Ja një vepër, monografi, e shkruar nga vëllai, shoku, miku, njeriu që i ka munguar shumë artisti i madh, njeriu që thjesht u la të humbiste, të tretej nga koha dhe të mbetej gjithnjë në hije, në një kënd të errët dhe... po tu duhej (apo ti duhet) kastave e nxjerrin së andejmi siç nxjerrin asin nga mënga dhe e vënë në punë. Si kanë bërë gjithnjë
Libri Joan Kukuzeli ka mbushur një boshllëk të madh, një zbrazëti që koha e ka kthyer në hon të pa fund. Joan Kukuzelin na e sjell në kujtesë të freskët, të talentuar, të shkathët, njeri, pena e Leonard Priftit, një autor që ka krijuar me dhjetëra vepra për perandorët ilirë, madje që nga Pirroja i Epirit, përpos veprave të tij psikanalitike
Me kryeqendër Foinikian, themelues i Antigoneas së famshme, luftëtar i madh, krijues i mjaft traktateve ushtarake, mbret i dhënë pas jetës së popullit dhe vdekjen e pati duke luftuar me armë në dorë, duke lënë pas një legjendë e që bëri epokë më vete. Ky është Pirro i famshëm i Epirit, ai që u rrit tek Taulantët dhe luftoi në Lindje dhe me romakët, që e...
Kostandini i Madh është një tjetër vepër e Leonard Priftit, botuar së fundi nga Uegen. Bëmat e perandorit ilir të Romës, mbrojtës i krishtërimit, perandori që bëri epokë më vete, njeriu që u hipi krahëve të forcës dhe të zotësisë vetjake dhe u bëperandor i madh. Ky është Kostandini. Ndonëse janë botuar mjaft vepra të tjera për Kostandinin e Madh, libri i...
Është një biografi e shkruar nga dora e një autori mjaft të njohur dhe për më tepër e një diplomati që i ka ndjekur nga afër ngjarjet, faktet, dorëshkrimet, analizat, shtypin, të dhënat e qeverive të ndryshme, duke vënë përballë vlerësimet, përshtypjet vetjake, botimet, arritjen përfundëse, diskutimet r njëanshme dhe ato dypalëshe..., pra gjithçka që ka...
Monografia «Plaku i Shqipes Babë Dudë Karbunara», e autorit Xhevair Lleshi, i kushtohet tërësisht jetës dhe veprës së atdhetarit të madhe, nënshkruesit të Pavarësisë Kombëtare, themelues i shkollës shqipe në Berat, e njeriut të kulturuar që i dha shumë asaj, njerëzve dhe kulturës shqiptare
Vasfi Barutin nuk e intereson shumë dokumenti, po karakteri i Enver Hoxhës. Ne prej tij mbajmë mend plot skena të paharruara, ku pothuajse nuk ndodh asgjë dhe ngrihet në qiell sikur ka ndodhur gjithçka. I kemi pasur kudo komunistët: në lagjen tonë, në fshat, në repart, në fushë: kudo. Përditë jemi përshëndetur, i dimë mirë historitë e tyre, ashtu siç...
Një histori diplomatike sipas burimeve private dhe dokumenteve të nxjerra nga arkivat e Kajros, Parisit, Londrës dhe Vjenës.
Kleopatra ka qenë një ndër gratë më të spikatura të historisë së njerëzimit, e padyshim ka arritur majat e realizimit si femër; një grua trime, e pangjashme në forcën, karakterin dhe inteligjencën e saj. Kjo mbretërore historike vazhdon të inspirojë gra dhe burra sot për mendjen dhe aftësitë e qenies për vetërealizim. Prandaj kjo është një nga monografitë...
Ky libër përmbledh të gjithë jetën dhe veprën e mësueses dhe studiueses së njohur Pandora Dedja. Libri ka hapësira teorike interesante, por edhe shembuj konkret, mjaft shembuj tërheqës dhe domosdo të veçantë e që i japin këtij libri një tingëllim interesant. Sidomos në ndihmë të mësuesve të gjuhës e të letërsisë ky libër paraqet një ndihmë jo të vogël....
Biografia e Moisiut gëzon pasuri dhe vlera që do t'i dëshironin çdo njeri i rangut të tij. Maks Brod shkruan për të: "Hamlet është shkruar vetëm për Moisiun dhe vetëm ai mund ta interpretonte." K. Stanislavski shkruan: "Një artist edhe një njeri kaq i madh sa Moisiu, i përket gjithë botës".
A është tradhëtar apo hero Esat Pashë Toptani? A e shiti Shkodrën? A luftoi për nderin e familjes së tij të madhe, apo e turpëroi? Këto dhe shumë pyetje të tjera ngre kjo monografi e gazetarit të Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, e cila sjell shumë anë të panjohura dhe burime nga jashtë Shqipërisë. Ikonomi di të rrëfejë për ngjarje dhe personazhe, dhe kjo...
Ka biografi e biografi. Ka edhe biografë.... Por kjo është e veçantë: Djali shkruan për jetën dhe karrierën e të atit. Këtë ka bërë presidenti Xhorxh Bush për të atin, i cili drejtoi Amerikën në kohën e thyrjes së perdes së hekurt. Një familje dinastike, ku shumëkush që do të dijë më shumë, ky libër është një dritare e sigurtë për të mësuar gjëra të...
Kjo monografi vlerësohet nga studiuesit e huaj si punimi më cilësor dhe më i plotë, i shkruar deri më sot për Sami Frashërin. Autori e ka ndërtuar figurën e Sami Frashërit, duke ballafaquar me veprat e tij të shkruara në turqisht dhe arabisht, debatet në të cilat ka marrë pjesë, duke dhënë në të njëjtën kohë dhe historinë e receptivit të tyre në opinionin...
Sopranoja Tefta Tashko Koço, ndër figurat e rëndësishme të interpretimit vokal, me zërin e bukur dhe autentik, gjatë karrierës së shkurtër shpalosi një talent të jashtëzakonshëm të muzikës lirike qytetare shqiptare dhe një repertor të pasur të muzikës operistike klasike. Lindur në Egjipt në 1910, e formuar artistikisht në Paris dhe Romë, bilbili shqiptar...
Një jetë në dashuri është historia e një jete të përbashkët, e shoqëruar me plot ngjarje pune, gëzimesh e shqetësimesh. Në këtë histori na kalojnë para syve plot emra e vende, të lidhura me intensitetin e jetës së Prof. Shuteriqit.
Një libër biografik i cili na tregon më shumë mbi jetën e shkrimtarit të famshëm francez, Viktor Hugo.
Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.
Tërheqës . . . Kathi ka kryer një akt heroik duke treguar hap pas hapi historinë e jashtëzakonshme të Dorës. Booklist "I rëndësishëm dhe plot vlera.... Historia e Dorës është historia e gjysmës së parë të shekullit të 20-të." Houston Chronicle "Prekës... Të lë plot mbresa... Mbush në mënyrë të mrekullueshme hendekun e kuptimit tonë për Kafkën." Boston Globe
Janko Lavrin ishte poet, kritik, romancier, përkthyes dhe historian. Punoi si profesor I studime sllovene në Universitetin e Nottingham. Mbështetës I psikanalizës, shkroi atë që e quante "sudime psikokritike" të Ibsen, Nietzsche dhe Tolstoy.
Jeta e tij u shua dhe që nga ajo kohë ka kaluar pothuajse një shekull. Krijimet e tij, dikur të ngritura në qiell nga gjithë bota, tani i ka mbuluar harresa; kanë mbetur disa vjersha të pavyshkura, disa strofa të pavdekshme prej "Çajld Haroldit" dhe "Don Zhuanit", por edhe ato janë ngurtësuar nën mbulesën e lavdisë dhe të nderimit.
Në vitin 1998, Xhon Vudi atehere drejtues i larte ne Microsoft, shkoi me pushime , por ato ia ndryshuan kursin e jetës. Pushimet në Nepal u kthyen në një udhëtim shpirtëror e më pas në një mission për të: ta ndryshontë botën pak e nga pak, me një libër këtu e një nxënës atje, duke ngritur biblioteka në vendet në zhvillim. Shumë shpejt braktisi karrierën,...