Pas shume kohesh nderprerje, rivjen...
Viewed products
Një histori që rrotullohet rreth...
Ky kont misterioz jeton në...
Urtësia dibrane vjen përmes një cikli me tregime bazuar në gojëdhënat popullore. Ritreguar në gjuhën e sotme, gojëdhënat vijnë më afër lexuesit, duke sjellë mesazhet që burojnë nga tabani popullorë.
Një përmbledhje me tregimet më të mira të Ramiz Gjinit, një pjesë e të cilave të përkthyera në gjuhë të huaja, anglisht, rumanisht, etj. Tregime që të magjepsin me mënyrën e rrëfimit dhe mesazhet që përcjell.
Principata Mesjetare e Arbërisë e viteve 1190-1215 është formacioni i parë shtetëror shqiptar. Si proces historik, formimi i tij nënkupton për vendin fillimin e një diferencimi të ri shoqëror, plasaritjen e bashkësive krahinore, zhvillimin e lidhjeve ndërkrahinore, dobësimin e ndjenjës së fisit dhe zëvendësimin e saj me ndërgjegjen e kombësisë. Ai...
Një biografi për jetën e Gjeneral Rrahman Parllakut, i cili i mbushi 100 vjet dhe pati shumë për të treguar.
Një roman i shkruar në vetën e parë, plot histori të gjalla e reale, të cilat na tregojnë pak nga pak jetën tonë. "Rrugëtim në tri kohë" është një roman plot jetë dhe historitë e treguara shpesh me humor, aq sa të bëjnë të qeshësh, po aq të fusin edhe në mendime. Një histori e tranzicionit shqiptar.
Një vëllim me tregime të zgjedhura nga Artan Gjyzel Hasani. Janë tregime që lexohen e rilexohen, pasi aty është gjithë dashuria për jetën: për gjyshen, për motrën, nënën dhe babain.
Ky është një postulat, i cili po anashkalohet dhe harrohet, por që e shoqëron këtë botim nga faqja e parë deri në fund, duke na sjellë një jetë plot pasion e sakrifica, që pak e njohin të një gjeologu që i dha familjes dhe vendit shumë nga energjia dhe përkushtimi i tij.
Shqiponjat janë burrat dhe gratë që gjatë 50 viteve ishin mbyllur në kafaz e që u hodhën në Europë në vitet ‘90. Shqiponjat janë 3 milionë qytetarë të rrënuar që e plaçkisin vetë vendin e tyre. Një roman realist e autentik. Katër fate të tmerrshme që dëshmojnë egërsinë dhe vetminë. Si Shqiponjat. Nga i madhi, shumë i madhi Zykë.
Një botim në format xhepi, i përshtatshëm për tu lexuar kudo ku ndodheni. Një libër që të rrëmben me magjinë e të folurë së Dibrës, plot nënkuptime e alegori; krejt origjinale të mbledhura nga Munir Shehu.
Monografia "Studies in the Prehistory of Albania" është versioni anglisht i përditësuar i monografisë "Studime për Prehistorinë e Shqipërisë", me autorë F. Prendi-A. Bunguri, botuar në vitin 2014. Ajo është një antologji e kulturave prehistorike të Shqipërisë, në harkun e gjerë kronologjik nga Paleoliti i Hershëm (rreth 300.000 vjet më parë) deri në fund...
Një roman historik mbi Berishët e Muhurrit. A e ndihmuan Skëndërbeun apo e tradhtuan? Roli i Dhimitër dhe Nikollë Berishës nga Dibra, gjeneralë të Skënderbeut.
Një vëllim me tregime alegori,e rrëfime, ngjarje e ndodhi reale të mbledhura e përpunuara nga Xhafer Martini.
Teksti universitar “Vetëqeverisja vendore, organizimi dhe funksionimi në Republikën e Shqipërisë dhe të Kosovës”, është hartuar në përputhje me strukturën e përmbajtjeve të kurrikulave pedagogjike dhe si i tillë, mund të shërbejë edhe për mësuesit e të gjitha niveleve në Shqipëri dhe Kosovë.
Tematika e përzgjedhur nga autori është sa interesante, aq edhe e dobishme, sa e nevojshme, aq edhe e vështirë. Në kushtet e pandemisë, kur e gjithë bota, përfshi edhe vendin tonë, po përjeton me dhimbje humbjet e jetëve njerëzore dhe sfidat për gjetjen e mënyrave, rrugëve dhe medikamenteve për përballimin e saj. Një nga pasojat e kësaj pandemie, për të...