Ky set vjen për të pasionuarit pas...
Viewed products
Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti...
"Bestselleri i Oliver Burkeman-it sipas New York Times-it, për “Katër mijë javë”, ka goditur një akord të thellë me shumë lexues. Askujt nuk duhet t'i thuhet se nuk ka kohë të mjaftueshme.
Friedrich Nietzsche ka qenë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe Kështu foli Zarathustra mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t’i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se Mbinjeriu, mishërimi njerëzor i hyjnores,...
Një roman që trajton përmbysjen e vlerave njerëzore në kohën e Francës së pas-Napolonit. Koloneli plagoset në luftë dhe do shumë kohë që të rikthehet në jetën normale, por më pas ai sheh se çdo gjë që kishte lënë kishte ndryshuar
“Kosova mon amour’ nuk është shkruar si një libër më vete, në përmbajtje të tij janë përzgjedhur artikuj dhe ese që shprehin shqetsimin qytetar tw autores. Ky libër tregon se si Buda e njohu çdo pjesë të Kosovës gjatë bombardimeve në mars të 1999, teksa raportonte prej Parisit, si gazetare e Radio Francë Internacionale.
Libri "Kur trupi thotë jo" i Mate Gabor flet rreth marrëdhënieve midis trupit dhe mendjes dhe roli i tyre në shëndetin tonë emocional dhe fizik.
Në vend që t’ju udhëzojnë se si të projektoni planin “e përsosur”, Perry na shfaq një tablo të gjerë me faktorët që shërbejnë për t’ju udhëhequr drejt një marrëdhënieje të shëndetshme prindër-fëmijë.
Vjen më në fund në gjuhën shqipe vepra më e rëndësishme e Robert Greene, “Ligjet e natyrës njerëzore”. I vlerësuar pa masë për bestseller-in absolut, “48 ligjet e pushtetit”, përmes këtij libri, autori shkon thellë në natyrën e qenies njerëzore dhe analizon mënyrat për të ndikuar tek njerëzit.
Sekretet për të qenë të frytshëm në jetë dhe në biznes. Nga autori i bestselleri- it te New York Times "Fuqia e shprehisë".
Për herë të parë vjen në mënyrë të qartë dhe briliante shpjegimi i konceptit mendësi. Profesoresha e Universitetit të Stanfordit, Dr. Carol Dweck në këtë bestseller botëror na jep teknika dhe këshilla sesi të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit për të realizuar të gjithë potencialin që kemi brenda vetes.
Libri më i shitur në histori nga fusha e psikologjisë dhe biznesit – vjen te lexuesi shqiptar i rishikuar dhe përditësuar për shekullin XXI.
Udhërrëfyesi klasik që ju ndihmon për ta kuptuar partnerin. Ky libër brilant ka qenë për shumë vjet në qendër të një suksesi të jashtëzakonshëm mbarëbotëror. Ky libër, bestseller numër një në Amerikë, me 4 milionë kopje të shitura, është botuar në 34 vende të botës dhe është bërë bestseller kudo ku është lexuar.
Libri “Miti i sipërmarrjes: Botim i rivështruar” do të të ndihmojë ta zhvillosh ndërmarrjen në mënyrë frytdhënëse duke qenë i sigurt në vetvete.
Përmes këtij libri ju distiloni zhvillimet më të fundit në ekonominë e sjelljes dhe psikologjinë konjitive në mjete vepruese për marrjen e vendimeve të zgjuara, efektive në biznes dhe më gjerë.
Fareed Zakaria shkruan për këtë libër: I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhë-rrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni
Ky set i dedikohet të gjithë personave që janë gati për të bërë kthesën në jetën e tyre: për të zgjuar gjigandin brenda vetes dhe që kanë objektiva pasurimin e tyre. Janë tre emra të mëdhenj të botës së motivimit dhe zhvillimit personal: Tony Robbins, Malcolm Gladwell dhe Wallace Wattles.
Princi, vepra më e lexuar dhe e diskutuar e Niccolo Machiavelli-t, shkruar në verën e vitit 1513.
Për lexuesit tanë të vegjël: e dini cili është libri më i lexuar dhe më i pëlqyer për fëmijë në histori?
Kryevepra e Kahlil Gibranit “Profeti” është një nga veprat klasike më të dashura të kohës tonë. Është publikuar në vitin 1923, dhe ka qenë përkthyer në një kohë të shpejtë në më shumë se 20 gjuhë dhe në edicionin amerikan janë shitur më shumë se 9 milionë kopje.
Një përzierje e kritikës kulturore dhe këshillës për veprim, Puna e thellë do t’ia tregojë rrugën çdokujt që po kërkon suksesin e përqendruar në një botë të shpërqendruar.
“Shkenca e Mirëqenies është një libër pragmatik prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që duan mirëqënie në jetë. Autori na ofron konkluzione dhe këshilla si rrjedhojë e meditimit dhe provojës së gjatë jetësore. Ligji i Tërheqjes që tentohet të përvetësohet që nga Amerika në Europë nga njerëz që duan një jetë e një sistem jete...
“Shkenca e pasurimit” është libër pragmatik, prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që e kanë dëshirë a nevojë pasurimin. Ky libër bazohet mbi Ligjin e Tërheqjes, i cili tashmë është përvetësuar nga miliona njerëz në SHBA dhe Europë. Teksti vlen për ata që duan jetë më të mirë dhe bazohet te filozofia e Mendimit të ri Amerikan....
Stephen Hawking është ndër mendjet njerëzore më provokuese i cili e ka bërë më të kuptueshme shkencën për këto. Edhe këto dy libra që Bukinist.al i ka vënë në një set sjellin një narrativë të thjeshtëzuar të universit për lexuesit e vegjël.