Piktori i famshëm zvicerano- gjerman, Paul Klee, veprën e tij Alphabet I (1938), e pikturoi mbi faqen sportive të gazetës zvicerane National Zeitung. Shkronja O e alfabetit ra mbi emrin e qendërsulmuesit Genia Walacek, duke e fshirë përgjysmë.
Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019! “Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”. Asnjë sistem teokratik apo diktaturë nuk mund të jetojë përgjithmonë dhe goditja finale do t’i vijë nga brenda.
Tobias Xhaxhiu me veprën “Memento Mori” ishte fitues i Fondit për Letërsinë e të rinjve nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Ky vlerësim ka motivacionin: “Për sjelljen origjinale të një balade të njohur, mbajtjen pezull të lexuesit me të njohurat e të panjohurat, për përdorimin e një leksiku të pasur, për përzgjedhjen me kujdes të toponimisë dhe...
Gjithçka nis nga një ditë e zakonshme e një maturanti: Me problemet dhe jetën shkollore, duke përjetuar ndjenja të bukura e të pastra dashurie: Duke thurur ëndrrën për tu bërë mjek; duke punuar për ta realizuar atë. Infektimi me Covid-19 ndryshon planet dhe për rrjedhojë, jeta e Bekimit kalon nëpër shumë sfida të cilat vijnë në këtë histori të bukur.....
"Aromat e vjeshtës” është pjesa e parë e një trilogjie dhe romani i pestë i autorit Grigor Banushi. Ai vjen pas romaneve “Vdekja e Narcisit”, “Fytyra e Djallit”, “Mëria e Zanave” dhe “Simfonia e pambaruar”.
Disa nga kritikët mendojnë se ky është libri më të mirë i Orwellit, një analizë e shoqërisë, plot humor, me një mendjekthjelltësi që shkrimtari duket se e mësoi nga eksperienca jo aq e këndshme e Luftës Civile të Spanjës. Që nga ripublikimet, në vitet 1950, në Britani, SHBA, e vende të tjera, "Dalje për ajër" është bërë një nga romanet më të dashur për...
Nicholas Sparks, shkrimtari bestseller #1 i Nju Jork Tajmsit, vjen sërish me një roman të ri prekës që tregon për një mjek ushtrie të plagosur dhe për dy femra, të fshehtat e të cilave do të ndryshojnë rrugën e jetës së tij.
I bazuar në dokumenta të pasura të velura nga arkivat dhe bibliotekat e vendeve arabe, autori Kurt Frishler jep një histori e përshkrim të saktë të jetës së Profetit Muhamet, përhapjen e fesë islame në hapësira të konsiderueshme e në popuj të ndryshëm.
Me ironi të madhe dhe shpirt krijues, Afonso Cruz-i ndërton një lojë madhështore matrioshkash, ku takohen realiteti dhe trillimi dhe ku vështrimi i tjetrit është themelor për historinë dhe identitetin tonë.
Kryevepra e Suiftit Udhëtimet e Guliverit u botua pa emrin e autorit më 1726, duke arritur menjëherë një sukses të madh. I shkruar me një stil të thjeshtë, por në të njëjtën kohë të mprehtë dhe gjithë fantazi, romani zuri vend në veprat klasike të letërsisë për fëmijë, edhe pse është i mbushur me analiza dhe mendime për nivele të ndryshme lexuesish.
"Ky roman kaleidoskopik të ngazëllen me gjallërinë e protagonistes... Edhe pse jeta e Leilës gëlon nga tragjeditë, Shafaku përqendrohet te besnikëria dhe mirësia e saj, te gëzinmi që ndien ajo nga miqësia dhe te tekat e jetës së Stambollit."
Një tjetër romancë që të bën të mbash frymën nga autorja e romancave historike Johanna Lindsey
Kjo vepër e mirënjohur klasike bashkëkohore e letërsisë kineze, portretizon se si djali i llastuar i një qiradhënësi u shndërrua në një fshatar zemërmirë.
Gjithnjë e më shumë aventura, gjithnjë e më shumë do ta mbani frymën pezull në vellimin e shtatë të sagës epike bestseller ndërkombëtar. Librin e gjeni në treg duke filluar nga data 2 gusht 2021. Parapaguaje që ta kesh në momentin që del librin e fundit të sagës magjike....
Në faqet e romanit shpaloset dashuria, shpresa dhe ëndrrat, të cilat herë duken të realizueshme e herë mbeten iluzione e gati shuhen. Por shpresa vdes e fundit, e aq më tepër dashuria që nuk vdes kurrë. Është pikërisht kjo dashuri që i mban dhe u jep zemër Orestit dhe Gretës për të besuar tek ëndrra e tyre, që kjo ëndërr të mos mbetet në sirtar, por të...
A eshte e mundur t’i ngjash njeres prej ikonave me te medha te stilit, pavaresise, bukurise dhe elegances si Coco Chanel-i?
Nje histori tragjike nga Siria, - ku permes jetes se nje familje ne Alepo, - na vjen e gjithe tragjedia, e rrefyer mjeshtrisht, ne detaje, dhe me permasat e drames se vertete.
Kjo është historia e çlirimit nga burgu, në maj të vitit 1945, të katër të burgosurve politikë holandezë, në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe e kthimit të tyre në Holandë. Kjo është një histori trimërie që do t'ju bëjë të mendoni thellësisht për protagonistët e saj dhe të lëshoni lotët e mirënjohjes për heroizmin e tyre.
Një roman tronditës ku dhuna dhe humori ndërthuren me realitetet më ekstreme.
“Shtëpia holandeze” është historia e një parajse të humbur, një tour de force që gërmon thellë në çështjen e trashëgimisë, dashurisë dhe identitetit. Ky roman emocionues, të mban zgjuar kureshtjen për të zbuluar se çfarë ndodh në marrëdhëniet mes Denit dhe Mivit, rrëfen një histori mallëngjyese që do të mbetet në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë.
I shkruar në mënyrë madhështore, me hollësi të gjalla dhe prozë lirike, "Perandoresha e natës" është një roman tejet intim për një grua që ka në dorë fatin e saj dhe që duhet të drejtojë pikëllimet, triumfet dhe shpresat e shpirtit të saj dhe të kombit të vet.
Xhani Palagonia, emer pseudonim i nje oficeri policie qe eshte perballur per shume vite me mafian dhe krimin e organizuar ne Itali, qe ka qene me misione per te luftuar krimin edhe ne Shqiperi, sjell nje pamje te re te mafias italiane sot. Politika, pushteti, riciklimi, investimet, dyqanet, hotelet, ndertimi, tenderat e medhenj – jane marre peng sot, - me...
Në këtë debutim të jashtëzakonshëm, shkrimtarja Cynthia D’Aprix Sweeney i tregon lexuesit se si paraja e transformon njeriun dhe se si ambicia mund të shkatërrojë çdo marrëdhënie dhe të shkëputë lidhjet edhe me njerëzit më të dashur.
Në këtë roman, Şebnem İşigüzel krijon një univers të tmerrshëm, të madh. Ajo të çon në këtë univers dhe të braktis atje, duke të lënë krejt vetëm me ndjenjat, ndaj të cilave bie pre, ndërsa hap rrugën përmes romanit. Kështu, ti vjen të heqësh dorë nga jeta jote dhe të jetosh në botën e premtuar nga Dredhka