Shtepia holandeze View larger

Shtepia holandeze

Ann Patchett A-000699

New product

Përshkrim i shkurtër

“Shtëpia holandeze” është historia e një parajse të humbur, një tour de force që gërmon thellë në çështjen e trashëgimisë, dashurisë dhe identitetit. Ky roman emocionues, të mban zgjuar kureshtjen për të zbuluar se çfarë ndodh në marrëdhëniet mes Denit dhe Mivit, rrëfen një histori mallëngjyese që do të mbetet në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë.

More details

472 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN978992063076

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Sirëll Konroi ndërthur fatin e tij me një investim të mirëmenduar në prona të patundshme, i bindur se po e nxjerr familjen nga varfëria.

Biznesi i tij i parë zë fi ll me blerjen e shtëpisë holandeze, një prone luksoze në periferi të Filadelfi as, me dëshirën për t’ia bërë edhe si surprizë gruas së tij. Por, kjo shtëpi pak e nga pak i sjell zhgënjimin fatal.

Bashkëshortja largohet nga shtëpia pa asnjë adresë duke e braktisur Konroin, vajzën dhe djalin që ishte ende foshnje. Mbas pak vitesh Sirëll ndrron jetë. Kur plagët e dhimbjes i kanë ende të hapura, Deni dhe motra e tij më e madhe Mivi, një vajzë inteligjente dhe me personalitet, pësojnë një tjetër dramë nga njerka e tyre. Edhe pse janë trashëgimtarët e vetëm, ajo i dëbon nga shtëpia e lindjes dhe motër e vëlla, të braktisur në batakun e varfërisë, duhet të përballen dita ditës me sfi dat e jetës.

“Shtëpia holandeze” është e vetmja pikë e orientimit dhe e nostalgjisë që i mban të lidhur me prejardhjen por edhe që i motivon ata në investimet e jetës. Ndërkohë, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Sirëllin, si pa kuptuar kjo shtëpi i mban të lidhur në grackën e së shkuarës, duke mos i lejuar që ta hedhin atë pas krahëve...

Pavarësisht sukseseve që mund të kenë arritur në jetët e tyre, Deni dhe Mivi janë të qetë shpirtërisht vetëm kur janë me njëri tjetrin. Ata i rikthehen shpesh historive në shtëpinë e vjetër me humor por edhe me zemërim. Por mbas shumë vitesh, kur fati e sjell që të përballen me nënën e tyre që I kishte braktisur dhe ishte zhdukur pa asnjë adresë, marrëdhënia midis një vëllai të plotësuar dhe një motre të arësyeshme vihet në provë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages552
ISBN978992063076
Shtëpia botueseThe Dutch House
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElisa Ivanaj
RomanSagë&Histori
I ri1