I ri Cmim i reduktuar! Seria “Vogëlushja e hënës së gjashtë” Shiko më të madhe

Seria “Vogëlushja e hënës së gjashtë”

Moony Witcher PE0182

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Aventurat e Ninës janë magjike pasi edhe personazhet janë të tillë, sidomos gjyshi Misha, një alkimist i famshëm. Me ndihmën e tij, Nina do të gjejë Hënën e Gjashtë

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

3 780 Lekë

-10%

4 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. “Vogëlushja e Hënës së Gjashtë nga Moony Witcher. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:     

Në këtë përshkruhen aventurat e Ninës, personazhi kryesor, një vogëlushe trupimët dhe mendjemprehtë që trashëgon nga gjyshi i saj Misha, një alkimist me nam, aftësi magjike. Falë një morie sendesh që gjyshi i le trashëgim, Nina do të arrijë të zbulojë Hënën e Gjashtë, një planet i përshkruar me aq mjeshtëri nga autorja.

2. “Nina dhe misteri i notës oktavë” nga Moony Witcher. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:  

Po çfarë ndodh me Venecian dhe Ninën e cila niset Ninën e cila shkon në Egjipt për të gjetur Zeron mjegullore.

Venecia ishte në ankth: dy muaj më parë Luani me Flatra ishte parë të fluturonte e më pas të ulej sërish mbi kolonën e tij të mermertë.

Kryebashkiaku i ri, Loris Sibilo Loredan kishte vendosur që ta mbante të fshehtë magjinë e statujës, pasi kishte bërë një marrëveshje djallëzore me Karkoni e Artë. Nina shkon në Egjipt, që të gjejë Zeron mjegullore, e cila do ta ndihmojë për të çliruar Misterin e Dytë, që mbahet i burgosur në Dhomën e Magjepsjeve.

3. “Nina dhe mallkimi i gjarprit me pupla” nga Moony Witcher. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:                       

Nina e kuptoi se nuk kishte nga t’ia mbante. Këtë radhë Alkimia e Dritës nuk kishte mundur ta mposhtte Botën e Errët të së Keqes. Sytë i përvëlonin nga mallkimi i Gjarprit me Pupla dhe frika e pushtoi krejt.    

4. “Nina dhe syri sekret i Atlantidës” nga Moony Witcher. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:    

“Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, balenën e madhe e të bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete edhe katër balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili.

Megara lëvizi kokën dhe hodhi lart një curril uji fluoreshent, të cilit Maksi në shenjë përshëndetjeje iu përgjigj me një përkulje të lehtë:

- Unë dhe Nina do të hipim në shpinën e Megarëz, kurse secili prej jush në një nga balenat. Keni për ta parë se sa fantastike do të jetë fluturimi-notim në Universin Alkimik, - u tha androidi, duke kërcyer mbi turirin e së ëmblës balenë të bardhë.

Kënga e dallëndysheve e lumturoi edhe më tepër udhëtimin fantastik që po nisnin alkimistët e rinj.”

5. “Nina dhe Numri i Artë” nga Moony Witcher. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:                   

Bota është e sigurt: Nina dhe shokët e saj e mundën Karkon Ka të Artin, i cili tashmë është shndërruar në një statujë të ngurtë dhe pa jetë. Venecia është rikthyer në jetën e saj të qetë, deri natën kur Nina, papritur, vë re që ylli në pëllëmbën e dorës së saj fillon të ndryshojë ngjyrë. Është fillimi i një misioni të ri dhe të pamundur, gjatë të cilit vajza do të ndeshet jo vetëm me armiqtë e saj të betuar, por dhe me turbullimet e para tinëzare të zemrës.

6. “Nina dhe Fuqia e Absinthiumit” nga Moony Witcher. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:                   

Nina u ndje e humbur. Kujtoi letrën e gjysh Mishës mbi sfidën, i cili, si zakonisht, e kishte vënë gishtin mbi plagë. Të sfidoje Terrin, do të thoshte të vrapoje drejt qëllimit pa u përkulur.

Ndjenja të ngatërruara i bashkoheshin me përgjegjësinë e mundjes së Karkonit dhe rikompozimit të vargut të artë para se Asgjëja të gëlltiste Gjithçkanë. Sekreti i Tenuerantes duhej mbajtur. Pastaj, ishte dhe një tjetër sfidë, një tjetër sekret. Ai i Livios dhe i këmbënguljes së tij të çmendur, me dashurinë false, me joshjen dhe ligësinë që minonin çdo siguri të pastër.

Mes dashurisë dhe alkimisë, kë të zgjidhte? A ishte tërheqja që ndinte për Livion, më e rëndësishme se dashuria për Çeskun?

Vogëlushja e Hënës së Gjashtë gjendej në një turbinë ndjenjash që ia thyenin forcën që i rridhte nëpër vena.

7. “Nina dhe arka e dritës” nga Moony Wetcher. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:                     

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha7 - 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë