Macja dhe minjtë Shiko më të madhe

Macja dhe minjte

Gunter Grass SB0009

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Macja dhe mia” është një libër me stil, produkt i një pene mjeshtërore, që me një ftohtësi klinike analizon nën “maskën” e metaforës Gjermaninë e Luftës

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789992773291

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Macja dhe miu” është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që rrethon, është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botësore. Pjesa më e madhe e rrëfimit është e vendosur në anijen minakërkuese polake, vendi ku Malke dhe miqtë e tij takohen çdo verë dhe zhyten në thellësi për të nxjerrë prej andej gjithfarë mbetjesh lufte. Në një nga këto ditë, Malke i vjedh Kruqin e hekurt kapitenit të një anijeve, shkak ky për ta përjashtuar nga shkolla.  

Duke iu bashkuar një batalioni luftimi, Malke shpërblehet me të njëjtin kryq për shërbimet e tij në beteja. I rikthyer sërisht në të njëjtën shkollë, tashmë triumfator, drejtuesi i shkollës nuk ia lejon atij të mbajë një fjalim përpara nxënësve, për shkak të asaj të shkuare të hidhur. Grass ka thyerje të shpeshta në libër dhe rrëfimtari flet herë në vetë të dytë, herë në vetë të tretë, enkas për të dhënë ambiguitetin e personazhit themelor të veprës si edhe marëdhënieve të tij me të tjerët.  

Duke përfituar nga ky trishtim i radhës i Malkes, Pilenci e shtyn atë të zhytej sërish, pa qenë i sigurt nëse ai do të mund të mbijetojë. Dhe Pilenz nuk e pa më kurrë Malken... “Macja dhe mia” është një libër me stil, produkt i një pene mjeshtërore, që me një ftohtësi klinike analizon nën “maskën” e metaforës Gjermaninë e Luftës.

Të dhëna

Faqe140
ISBN9789992773291
Titulli origjinalSkanderbeg Books
Viti i Botimit2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat12.5x20
PërkthyesiAfrim Koçi
RomanSagë&Histori