Haremi i Gadafit Shiko më të madhe

Haremi i Gadafit

Annick Cojean MO0024

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Jeta e Sorajës, një vajze 15-vjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj, duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar. Përkëdhelja e flokëve është një sinjal që do të thotë: "Kjo vajzë është imja". Të nesërmen, Sorajën e marrin dhe çojnë në haremin e presidentit.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN978-9928-169-48-8

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Jeta e Sorajës, një vajze pesëmbëdhjetëvjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj dhe e ul dorën mbi kokën e saj duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar. Përkëdhelja e flokëve është një sinjal, që do të thotë: "kjo vajzë është imja". Të nesërmen, Sorajën e marrin dhe e çojnë në haremin e presidentit.

Dhe kështu bëhet një skllave seksuale. Për vite me radhë, e mbajnë peng, duke e rrahur, përdhunuar, shtrënguar për marrëdhënie të gjithfarshme, detyruar të shohë filma pornografikë "për të mësuar", nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme mjekësore për të qenë gjithnjë në dispozicion të një tirani të fiksuar pas seksit, që e poshtëron me çdo lloj mënyre. I vjedhin virgjërinë dhe rininë, duke e lënë pa të ardhme të respektueshme në shoqërinë libiane. Pasi ka qarë e vajtuar, familja tanimë e sheh si një të përdalë, që e ka të pamundur t'i kthehet rrugës së drejtë.

Por Soraja është thjesht maja e ajsbergut, pasi si ajo ka me mijëra. Teksa presidenti mburreshe në publik për promovimin e emancipimit femëror, emisarët e tij sulmonin ethshëm shkollat, universitetet, dasmat në kërkim të preve të freskëta.

Janë të shumta jetët e thërrmuara nga abuzimet, të grave të reja, por edhe të burrave, që shërbenin për të përmbushur dëshirat e Gadafit. Tri herë viktima: të dhunës, të çnderimit dhe të heshtjes që pllakosi pas fundit të regjimit.

Të dhëna

Faqe256
ISBN978-9928-169-48-8
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiUrim Nerguti