Khaled Hosseini BOM0010
Libër i ri
Një histori gjithëpërfshirëse e familjes, dashurisë dhe miqësisë, e treguar në sfondin shkatërrues të historisë së Afganistanit gjatë tridhjetë viteve të fundit, “Gjuetari i balonave” është një roman i pazakontë dhe i fuqishëm që është bërë tashmë një klasik i dashur, - i veçantë në llojin e tij. Ky libër ka vetëm një të metë, - mbaron shpejt, - thotë Amazon. Prandaj edhe në Shqipëri ka mbi 10 ribotime si roman.
998 Artikuj
Shtëpia Botuese | OMSCA-1 | |
| ISBN | 9789992752982 | |
Historia e paharrueshme, zemërthyese e miqësisë së pamundur midis një djali të pasur dhe djalit të shërbëtorit të babait të tij vjen e sendërtuar bukur tek Gjuetari i balonave, një roman i krijuar mjeshtrisht; i vendosur në një vend që është në proces shkatërrimi. Bëhet fjalë për fuqinë e leximit, çmimin e tradhtisë dhe mundësinë e shëlbimit; dhe një eksplorim i fuqisë së baballarëve mbi bijtë – dashuria e tyre, sakrificat e tyre, gënjeshtrat e tyre.
Komente mbi librin
"I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare."
Publisher Weekly
"Një roman i mrekullueshëm...një tregim i jashtëzakonshëm që të rrëmben."
San Francisco Chronicle
"Një libër i fuqishëm... pa zbukurime të tepërta, pa absurditete, thjesht një prozë e shkëlqyer."
The Washington Post Book
"Ky është një nga ato rrëfime të paharrueshme që do të qëndrojë pranë jush gjatë... një roman i jashtëzakonshëm."
Isabel Allende
"Një roman i bukur... që radhitet ndër më të mirët e kohëve të fundit, me një stil elokuent e të pazakontë."
The Denver Post
| Faqe | 372 |
| ISBN | 9789992752982 |
| Titulli origjinal | OMSCA-1 |
| Viti i Botimit | 2007 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | Botimi i dhjetë |
| Përkthyesi | Ledia Agolli |
Një tjetër kulminacion letrar i Khaled Hosseini-t, i cili e tejkalon "Gjuetari i balonave". Ka edhe më shumë për të mësuar nga ky roman...
Mos pyet më por plotësoje bibliotekën tënde edhe me këtë libër të Khaled Hosseinit.
Jo vetëm “Gjuetari i balonave” është i magjishëm dhe lexohet me një frymë. Lexuesi shqiptar e njohe shumë mirë këtë vepër, por po aq të jashtëzakonshme janë edhe dy veprat e tjera të Khaled Hosseinit, “Njëmijë diej vezullues” dhe “Dhe malet oshëtinë”. Prandaj “Bukinist.al” i sjell në bibliotekën tuaj me një ofertë fantastike në këtë periudhë
“LUTJE DETIT” një botim i shumëpritur nga Khaled Hosseini botuar njëkohësisht si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri. Dëshpërim i paimagjinueshëm, - borxhi i Khaled Hosseinit ndaj djalit sirian Alan Kurdi.Një libër për të gjitha moshat, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. Ky tregim poetik i rrëfyer me shumë intensitet dhe...
Mariam is only fifteen when she is sent to Kabul to marry Rasheed. Nearly two decades later, a friendship grows between Mariam and a local teenager, Laila, as strong as the ties between mother and daughter.