Irene Nemirovsky DK0029
Libër i ri
Në bankën e të akuzuarve hyn një grua. Është ende mjaft e bukur, ndonëse jo më e re në moshë. Akuzohet për vrasjen e një djaloshi njëzet vjeçar, të cilin mendohet ta ketë pasur të dashur.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Botimet IDK | |
| ISBN | 978 9928 136 34 3 | |
Pjesë nga libri: Në bankën e të akuzuarve hyn një grua. Është ende mjaft e bukur, ndonëse jo më e re në moshë. Akuzohet për vrasjen e një djaloshi njëzet vjeçar, të cilin mendohet ta ketë pasur të dashur. Po si vallë ka ndodhur që Gledis Eizenahu, kjo grua e pasur dhe e bukur, mbërriti deri në këtë pikë? Përse ajo s'kërkon mëshirë por, përkundrazi, kërkon ta dënojnë sa më rreptë; dhe sidomos, cila është e fshehta që ajo mban përbrenda dhe bën çmos të mos ia marrë vesh askush? I konsideruar si një prej kryeveprave të Irène Némirovskit, romani "Jezabel" rindërton gjithë jetën aventuroze të Gledis Eizenahut, duke na shoqëruar nëpër të shkuarën e saj në Londër, Nju Jork, Paris e Nisë, deri në fundin e saj tragjik.
| Faqe | 205 |
| ISBN | 978 9928 136 34 3 |
| Viti i Botimit | 2015 |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Diana çuli |
E vendosur në të njëjtin fshat ku Irène Némirovsky do të shkruante romanin Suitë franceze, por e nisur që në vitin 1937, kjo dramë familjare e shkruar si një hetim policor tregon shtrëngatën e rrahjeve të zemrës së mbyllur në vetvete, në një shoqëri tepër të lëmuar në sipërfaqe.
Në vitin 1929, botuesi Bernard Grasset lexoi brenda natës dorëshkrimin e David Golder dhe vuri madje edhe një lajmërim në gazetë për të gjetur autorin anonim, dhe disa ditë më pas u njoh me Irène Némirovsky-n. Aty për aty, ai nuk deshi ta besonte se qe pikërisht ajo vajzë elegante dhe e sigurt në vetvete, bijë nga borgjezia e lartë strehuar në Paris pas...
Ngjarjet zhvillohen në Paris pas Luftës së Parë Botërore. Iv Harteluja, pinjoll i një familjeje të pasur të rënë nga vakti, i vrarë shpirtërisht nga lufta, gjatë pushimeve në bregdet dashurohet me Denizën, grua e martuar në mjedisin e tij të dikurshëm. Deniza e dashuron dhe jeton vetëm për të. Por, kur Ivi bëhet përherë e më shumë i trishtuar dhe i...
Shkruar në zjarrin e historisë, romani Suitë franceze përshkruan pothuaj drejtpërdrejt Eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat. Irène Némirovsky ndjek hap pas hapi poshtërsitë e panumërta dhe vrullet e brishta të solidaritetit të një popullsie të...