Ne det ka krokodile View larger

Ne det ka krokodile

Fabio Geda BD0036

New product

Përshkrim i shkurtër

Nëse lind në Afganistan, në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar, mund të ndodhë që, edhe pse je një fëmijë i gjatë sa një dhi dhe një nga lojtarët më të mirë në Buzul-bazi, dikush e kërkon jetën tënde.

More details

501 Items

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Nëse lind në Afganistan, në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar, mund të ndodhë që, edhe pse je një fëmijë i gjatë sa një dhi dhe një nga lojtarët më të mirë në Buzul-bazi, dikush e kërkon jetën tënde. Babai yt ka vdekur duke punuar për një zotëri të pasur, ngarkesa e kamionit që ngiste ka humbur dhe ti do të duhej të ishe dëmshpërblimi. Ja përse, kur trokasin në derë, vrapon të fshihesh. Por tani po bëhesh shumë i madh për gropën që nëna jote ka hapur pranë patateve. Kështu, një ditë, ajo të thotë se duhet të bëni një udhëtim. Të shoqëron në Pakistan, të ledhaton flokët, të kërkon ti premtosh se do të bëhesh njeri i mirë dhe të lë vetëm. Nga ky akt tragjik dashurie e kanë zanafillën jeta e parakoshme prej të rrituri e Enaiatollah Akbarit dhe udhëtimi i pabesueshëm që do ta shpjerë në Itali duke kaluar nga Irani, Turqia dhe Greqia. Një odise që e vuri në kontakt me mjerimin dhe fisnikërinë e njerëzve dhe që, përpos gjithçkaje, nuk arriti tia heqë ironinë dhe as tia fshijë nga fytyra buzëqeshjen e tij të jashtëzakonshme. Enaiatollahu gjeti më në fund një vend ku të ndalojë dhe të ketë moshën e tij. Kjo është historia e tij. Ditën e tetëmbëdhjetë pashë disa njerëz të ulur Ishin ulur përgjithmonë. Kishin ngrirë. Kishin vdekur. Kushedi se sa kohë kishin aty. Gjithë të tjerët parakaluan ijazi, në heshtje. Njërit unë i vodha këpucët, sepse të miat ishin prishur dhe gishtat e këmbëve ishin bërë ngjyrëmanushaqe dhe nuk ndieja më asgjë, as nëse i përplasja me ndonjë gur. Ia hoqa këpucët dhe i provova. Më rrinin mirë. Ishin shumë më të mira se të miat. Bëra një shenjë me dorë për ta falënderuar. Herë pas here e shoh në ëndërr.