Eoin Colfer BD0302
New product
A është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowl-i? Po: në moshën dymbëdhjetëvjeçare ai ka mundur të shtjerë në dorë arin e ruajtur nga Populli i krijesave të magjepsura dhe të vërë në lojë magjinë.
906 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
ISBN | 9789994300198 | |
Viti i botimit | 2007 | |
A është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowl-i? Po: në moshën dymbëdhjetëvjeçare ai ka mundur të shtjerë në dorë arin e ruajtur nga Populli i krijesave të magjepsura dhe të vërë në lojë magjinë. Cinik, i paskrupullt dhe i pajisur me një intelekt superior e të jashtëzakonshëm e megjithatë, me një pikë të dobët: dashurinë për të ëmën, e cila rreket ta dërgojë në shkollë si të ishte një fëmijë i zakonshëm, e për të atin i cili është zhdukur në mënyrë të mistershme mes akujve të Arktikut. Pikërisht për të gjetur Fowl Plakun, të burgosur nga Mafia Ruse, Artemisi kërkon ndihmën e armiqve të tij të përhershëm, Magjistricë Shtupës, pjesëtares së policisë karkanxhollike dhe komandantit të saj aspak të sjellshëm, Julius Rrënjës. Por edhe Popullin e kanë mbytur telashet dhe për t'i zgjidhur ato ka nevojë për ndihmën e Artemisit... Një aleancë e cila do t'i japë jetë një aventure të vrullshme magjike teknologjike të cilën e bëjnë edhe më tërheqëse dozat e mëdha të aksionit, ankthit nga e papritura dhe humori i zi: sepse vetëm një aventurë e re e Artemis Fowl-it mund ta kapërcejë të kaluarën.
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 303 |
ISBN | 9789994300198 |
Viti i botimit | 2007 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Elona Mistrovica |
Këtë herë Artemis Fowli ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar, i gatshëm të bëjë...
Krijesat e magjepsura të Popullit të Vogël kanë fshirë çdo kujtim të botës së tyre nga mendja e së vetmes qenie njerëzore që i trembeshin: gjeniut kriminal Artemis Fowl. Por tani ata kanë nevojë për ndihmën e tij dhe sa më shpejt.
Një gjeni i dytë, në moshë të re, ka zbuluar ekzistencën e Popullit; ajo është një vajzë e vogël, e cila është e vendosur ta mbërthejë njërin prej ekzemplarëve të tyre dhe më pas ta bëjë objekt të studimeve shkencore. Por nuk bëhet fjalë për një ekzemplar çfarëdo! Zbuluesja e re ka ndër mend të kapë një djall, një pjesëtar të species që i urren njerëzit...
Në librin e gjashtë, Artemis Fowl-i zbulon se e ëma është duke vdekur për shkak të një sëmundjeje ngjitëse të marrë përmes magjisë.
Gjeniu kriminal Artemis Fowl ka thirrur një grup të zgjedhur përfaqësuesish të Popullit të mblidhen në Islandë. Por kur fillon të paraqesë shpikjen e tij të fundit për ta shpëtuar Tokën nga ngrohja globale, të gjithëve iu duket i tjetërsuar. I ka ndodhur diçka e tmerrshme. Artemisi është bërë i mirë.
Kush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të luajë me teknologjinë ashtu si të tjerët luajnë me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.
Në librin e gjashtë, Artemis Fowl-i zbulon se e ëma është duke vdekur për shkak të një sëmundjeje ngjitëse të marrë përmes magjisë.
Këtë herë Artemis Fowli ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar, i gatshëm të bëjë...