Dashuria virtuale e Daniel Glattauer – set 2 libra

Daniel Glattauer BD0146

New product

Përshkrim i shkurtër

Nuk ka një raport pasioni aq të zjarrtë përmes botës virtuale sesa ai i Leos dhe Emit. Ajo vazhdon plot surpriza në të dy romanet e Daniel Glattauer, saqë ata na janë fiksuar në mendje teksa rrinë para kompjuterit dhe shkruajnë, mendojnë, ndjejnë.... Ata janë secili prej nesh në këtë botë komunikimi të shumëfishtë, me plot pështjellime.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky set me dy libra vijnë bashkë për shkak se romanet “A të kam folur ndonjëherë për erën e Veriut” dhe “Dallga e shtatë” tregojnë historitë e Leos dhe Emit, në të dy romanet.

1. “A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?” nga Daniel Glattauer. Vetëm këtë libër porosite këtu te LINKU.

Teknologjia na ka bërë të jemi të varur prej saj, e sidomos rrjetet sociale. Një sfidë të tillë ka edhe personazhi i këtij romani: E nis, si një studim që merret me ndikimin e e-mail-eve në mënyrën e komunikimit gjuhësor si dhe e-mail-i, si një mjet transportimi emocionesh, por që papritur bëhet vetë objekt studimi. Prandaj konsiderohet një leksion i madh i jetës moderne leximi i këtij libri. Pse? Lexojeni...

A ka mundësi të ekzistojë në realitetin e përditshëm një strehë më e mbrojtur për ndjenjat më të thella se ajo virtuale? “Emi më shkruan. Të shkruash është si të puthësh, veçse pa buzë.”

Një roman epistolar dashurie në epokën e internetit: një e-mail i dërguar në një adresë të gabuar, një përgjigje kortezie… e dalëngadalë mes Emit, një grua e martuar, dhe Leos, i përfshirë në një lidhje të konsumuar tashmë, krijohet një raport që nis si një lojë apo shaka dhe forcohet pas çdo e-mail-i duke u shndërruar në një pasion të furishëm.

Pyetja është: a do t’i mbijetojë kjo dashuri takimit të parë të vërtetë? “Një nga dialogët më tërheqës të dashurisë në letërsisë e sotme.”— Der Spiegel

“Një nga versionet më argëtuese dhe inteligjente të romanit epistolar, që hedh poshtë paragjykimin se nuk ka thellësi në komunikimin me e-mail.”— Kulturspiegel

2. Dallga e shtatë nga Daniel Glattauer. Vetëm këtë libër porosite këtu te LINKU

1) Ju tashmë i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken. Pra, ju e keni lexuar tashmë “A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?“, këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.

2) Për ju historia e Emit dhe Leos ka përfunduar. Ndoshta për ju. Por jo për Emin dhe për Leon!

3) Ju jeni të mendimit se të dashuruarit e meritojnë të paktën një përballje të vetme reale dhe se ky roman e meriton një mundësi të dytë me një tjetër përfundim? Ja ku e keni atë!

4) Ju nuk e keni idenë se për çfarë po flitet? Pra, ju filloni të lexoni “Valën e shtatë“ pa ndonjë njohuri mbi erën e veriut? S´ka problem. Ja çfarë duhet të dini:

Leo Leike, pas një viti që ndenji në Boston, kthehet në apartamentin e tij në Vjenë. Aty atë e presin mesazhet e Emi Rothnerit. Të dy e kuptojnë shpejt se ndjenjat ndaj njëri-tjetrit janë ende të gjalla. Ndoshta ata duhet të takohen vërtet një herë të vetme. Por Leoja është i lidhur ndërkohë me një vajzë tjetër, ndërsa Emi është ende e martuar. Gjithsesi, në romanin e ri të Daniel Glattauer-it mësojmë se, kur gjashtë valët e para e kanë shkumëzuar bregun, pritet vala e shtatë. Dhe ajo gjithmonë të befason me furinë e saj.

Data sheet

Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1