Teknologjia na ka bërë të jemi të varur prej saj, e sidomos rrjetet sociale. Një sfidë të tillë ka edhe personazhi i këtij romani: E nis, si një studim që merret me ndikimin e e-mail-eve në mënyrën e komunikimit gjuhësor si dhe e-mail-i, si një mjet transportimi emocionesh, por që papritur bëhet vetë objekt studimi. Prandaj konsiderohet një leksion i madh...
Nuk ka një raport pasioni aq të zjarrtë përmes botës virtuale sesa ai i Leos dhe Emit. Ajo vazhdon plot surpriza në të dy romanet e Daniel Glattauer, saqë ata na janë fiksuar në mendje teksa rrinë para kompjuterit dhe shkruajnë, mendojnë, ndjejnë.... Ata janë secili prej nesh në këtë botë komunikimi të shumëfishtë, me plot pështjellime.