Cmim i reduktuar! Set 3 libra, - një model suksesi sipas një biznesi Shiko më të madhe

Set 3 libra, - nje model suksesi sipas nje biznesi

Vasil Naçi, Alma Bici BAL004

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set me tre libra vijnë enkas bashkë si një model drejt suksesit për sipërmarrjet shqiptare, bazuar mbi përvojat dhe komunikimin që ka përzgjedhur të bëjë me publikun Agna Group dhe presidenti i saj, z. Vasil Naçi. Nuk janë modele të mendjeve të shquara të botës, por janë këshilla dhe parime konkrete që gjenden në tre botimet e Agna Leadership Academy: “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim”, “Vlerat bazë dhe bindjet për sukses” “Është rruga jonë, rruga e suksesit në Agna Group”

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Agna Leadership Academy

2 700 Lekë

-10%

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Tani kemi edhe shembujt e biznesit shqiptar në rrugën e ndjekur, parimet dhe modelet e trajnimit të stafeve në fushat e menaxhimit, marketingut, lidershipit, shitjeve, komunikimit, etj. Në këtë fushë përvojën më të mirë e ka akumuluar Agna Group, presidenti i së cilës, z. Vasil Naçi, por edhe drejtuesit e tjerë të kësaj kompanie, e kanë ndarë me stafin e tyre, por edhe me lexuesin e gjerë.

Ky ka qenë motivi që e nxiti edhe Bukinist.al për ta pasuruar bibliotekën e çdo biznesi edhe me këto tre libra që po rekomandojmë sot: : “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim”, “Vlerat bazë dhe bindjet për sukses” “Është rruga jonë, rruga e suksesit në Agna Group”. Ne besojmë se këto tre libra ndihmojnë cilëdo kompani apo menaxher që po e kërkon suksesin në këto kohë.

“SJELLJA E PËLQYESHME DHE MENÇURIA NË KOMUNIKIM”  (kliko këtu për ta blerë veç librin)   përbën një kod rregullash e këshillash të sjelljeve të pëlqyeshme e të mençurisë në komunikim që përbëjnë çelësin e suksesit në jetën tonë personale dhe profesionale.

Gjithësecili prej nesh e gjen shumë lehtësisht veten në këtë libër midis një seti këshillash dhe sugjerimesh për:

– Sjelljet e pëlqyeshme

– Parimet bazë të sjelljeve të pëlqyeshme

– Pëlqyeshmërinë dhe bazat e saj

– Mënyrat e prezantimit dhe përshëndetjes

– Mençurinë dhe artin e komunikimit

– Mjetet e komunikimit dhe sjelljet e hijshme

– Komunikimin dhe sjelljen e pëlqyeshme në mjediset e punës

– Sjelljen kur ftojmë ose jemi të ftuar në evente

– Sjelljen në mjediset publike

– Sjelljen në familje

– Ndryshimin e një sjellje jo të mirë

Vlera dhe bukuria e dijes, si çdo gjë e vlefshme dhe e bukur në jetë, shtohet kur e ndajmë me të tjerët. Kjo është një ndër arsyet që Agna publikon këtë libër, i cili nuk adresohet vetëm tek njerëzit e botës së biznesit, por tek kushdo që kërkon harmoni dhe sukses në jetë.

“VLERAT BAZË DHE BINDJET PËR SUKSES”  (kliko këtu për ta blerë veç librin)   shërben për të kuptuar pse bëjmë biznes në një mënyrë të caktuar, si dhe na tregojnë si të punësojmë, si të shërbejmë dhe si të shpërblejmë. Ato shumëfishojnë fuqinë e veprave dhe rezultateve tona. Ato çlirojnë dhe drejtojnë energjinë, motivojnë njerëzit, sjellin fitime, si dhe nxisin rritjen e pandalshme. Vlerat bazë janë parakushte për sukses.

Vlerat personale mund të jenë të ndryshme për punonjës të ndryshëm të së njëjtës kompani.

Nëse vlerat e tua personale nuk përkojnë me vlerat bazë të kompanisë ku punon, atëherë duhet të mendosh me kujdes nëse mund të përshtatesh me këto vlera apo jo, dhe me kalimin e kohës t’i bësh të tuat. Nëse mendon se kjo nuk mund të ndodhë, atëherë ke zgjedhur punën e gabuar.

Vlerat bazë të përbashkëta dhe të padiskutueshme që autori gjen dhe aplikon në “Agna Group” janë: Integriteti, Respekti, Përkushtimi, Shpirti i Fitores, Ekselenca, Klienti/Konsumatori në Qendër të Vëmendjes.

Shpesh ne jetojmë me mendimin se ngjarjet kontrollojnë jetën tonë dhe se ambjenti rrethues përcakton atë ç’ka ne jemi. Kërkimet kanë treguar se ky është thjesht një iluzion, pasi në të vërtetë janë bindjet tona që përcaktojnë jetën tonë. E thënë më thjesht, janë bindjet apo besimet tona, të cilat nxisin veprimet dhe kuptimin që ne i japim çdo aspekti të jetës sonë.

Një bindje është një ndjenjë shumë e lartë sigurie. Ne jetojmë me grupe bindjesh apo besimesh mbi aspekte të ndryshme të jetës, si për shembull: mbi politikën, fenë, miqësinë, konkurrencën, si dhe me bindjet mbi atë që ne përfaqësojmë. Një sistem i qëndrueshëm bindjesh konsolidohet nga eksperienca dhe njohuria.

“Rruga jone, rruga e suksesit ne biznes” nga Vasil Naçi, Alma Bici

Presidenti i Agna Group, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi dhe Dr. Alma Bici sjellin për lexuesit librin e ri “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes”, - i cili në vetvete përmbledh një përvojë të gjatë në zhvillimin e kompanisë Agna Group dhe që ofrohet si model edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Libri është një variant i përpunuar i botimit të mëparshëm “Është rruga jonë”, i parë me imtësi në kontekstin e zhvillimeve të reja në biznes

Të dhëna

VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri