Autore bashkekohore spanjolle 2022 – Set

Julia Navarro, Javier Cercas A-008569

New product

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set ne kemi perfshire veprat e dy prej autoreve me ne ze te letersise spanjolle: Javier Cercas dhe Julia Navarro. Se fundi kane ardhur veprat e tyre Monarku i hijeve dhe Bibla prej argjile.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 520 Lekë

-10%

2 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti permban librat:
“Bibla prej argjile” nga Julia Navarro
Romë, 2002. Në bazilikën e Shën Pjetrit, një zotëri flokëthinjur gjunjëzohet për të kërkuar një falje të pamundur: "Atë, do të vras një njeri", - i rrëfehet priftit në rrëfyestore.
Në të njëjtën kohë, Klara Tanenbergu, arkeologe e re, mbesa e një njeriu të fuqishëm, por me të kaluar të errët, gjatë një kongresi të arkeologjisë në Romë njofton një zbulim të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për disa pllaka të lashta prej argjile, të cilat, nëse janë autentike, do të shërbejnë si provë shkencore e ekzistencës së patriarkut Abraham.
Është vepra e një skribi, që ka përmbledhur rrëfimin e profetit për krijimin e botës, Zanafillën, pështjellimin e gjuhëve në Babel dhe Përmbytjen e madhe.
Një Bibël autentike prej argjile. Pak para fillimit të Luftës së fundit të Gjirit, së bashku me një ekip arkeologësh, Klara nis disa gërmime të rrezikshme. Nuk e ka idenë se çfarë tmerri ka zgjuar padashur, një tmerr që e zhyt në një të kaluar të trazuar dhe që kërcënon ta tërheqë në një shtjellë të fortë dhune.
Dikush është betuar të vrasë Tanenbergun, plakun, por edhe familjen e tij, për t'u hakmarrë ndaj një krimi të tmerrshëm të kryer shumë vite më parë. Mes dyshimesh, mashtrimesh e tradhtish, ekspedita në Irak përparon plot tensione e kthesa të papritura drejt një fundi të paparashikueshëm e tragjik, ndërsa bombardimet e para tronditin kryeqytetin e lashtë të Mesopotamisë.

“Monarku i hijeve” nga Javier Cercas
Pas suksesit të librit “Mashtruesi”, Javier Cercas rikthehet me një roman të fuqishëm, përfshirës, dhe dhimbshmërisht të nevojshëm. Në qendër është jeta e shkurtër e një djaloshi i cili në vitin 1936, në fillim të luftës civile, u përfshi në ushtrinë e gjeneral Frankos dhe dy vjet më vonë u vra në betejën e Ebros.
Ky djalosh, që kishte luftuar për një kauzë të padrejtë dhe kishte vdekur në anën e gabuar të historisë, ishte xhaxhai i nënës së Javier Cercas-it, i cili sot ndien detyrimin të kuptojë arsyet e këtyre zgjedhjeve, në mënyrë që të mund ta ndajë të vërtetën nga gënjeshtra.
Rezultat është ky libër që ecën me hapa hipnotike, plot me aksion, emocion dhe ironi, i cili na rikthen në temat thelbësore të rrëfimtarisë së Cercas-it: natyra poliedrike dhe misterioze e heroit, ambiguiteti i pashmangshëm i çdo rikonstruktimi historik, vështirësia e të marrit të përgjegjësisë të së shkuarës sate, mbi të gjitha kur ajo nuk është komode.

Data sheet

Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDiana Kastrati, Oriana Tamburi
I ri1