Seti me librin dhe ditarin e Arti i brishte...

Mark Manson A-008565

New product

Përshkrim i shkurtër

Pas suksesit qe pati Mark Manson me librin e tij Arti i brishte i not giving a f.ck, ku autori propozoi nje skeme te kundert me ate te mendimit pozitiv per ta sfiduar jeten, edhe edhe ditari, i cili eshte botim plotesues. Permes tij, mund te zbatoni parimet per te mos e çare koken nga trazimet e perditshmerise

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti permban:

“Arti i brishte i not giving a f.ck” nga Mark Manson
Gjatë viteve të fundit, Manson – përmes blogut të tij tejet të njohur – ka punuar që të korrigjojë supozimet tona të pavërteta për veten dhe për botën. Tani, ai paraqet mençurinë e fituar me shumë mund, në këtë libër novator. Manson argumenton se – mbështetur nga studimet akademike dhe shakatë në kohën e duhur, – përmirësimi i jetës nuk varet nga aftësia jonë për të bërë limonadë nga limonët, por të mësojmë si të tresim më mirë limonët.
Qeniet njerëzore kanë të meta dhe kufizime – siç shkruan ai: “Jo të gjithë mund të jenë të jashtëzakonshëm; – në shoqërinë tonë ka fitues e humbës dhe pjesërisht, kjo nuk është as e drejtë dhe as faji yt”.
Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim.
“Në jetë kemi një numër të caktuar gjërash për të cilat mund ta çajmë trapin. Ndaj, duhet t’i zgjedhim me mençuri”. Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm.
Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.

“Ditari i Arti i brishte i not giving a f.ck” nga Mark Manson
Ky ditar, sipas stilit klasik të Mark Manson, nuk është diçka që përdoret “një herë në ditë” apo “një herë në javë”. Mund ta përdorësh kurdoherë. Ose fare. Lëre dhe ktheju sërish. Ose jo.
Është i ndarë në pesë pjesë të cilat përputhen me tematikat e librit “Arti i brishtë i not giving a f*ck” dhe përfshijnë udhëzime që të ndihmojnë të mendosh për pyetjet më të thella në lidhje me emocionet, vlerat dhe qëllimin.
Mençuria e Manson-it plotësohet me ushtrime të cilat të bëjnë të qeshësh, të mendosh dhe të rritesh, kurse e folura e tij troç krahasohet vetëm me sinqeritetin ku kërkon që ti të luftosh me veten dhe me gjërat që kanë rëndësi.
Kur vjen puna te tematikat me peshë – si për shembull lumturia, vlerat dhe përgjegjësia – në jetën tonë përballemi me pyetje të pafundme.
Manson i trajton këto çështje me humorin e tij unik dhe ofron njohuri e vëzhgime në mënyrë që të gjesh përgjigjet e tua.

Data sheet

Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBledar Kurti
I ri1