Mjeshtrat e realizmit magjik te diteve tona

Carlos Ruiz Zafon, Salman Ruzhdi A-000518

New product

Përshkrim i shkurtër

Salman Ruzhi dhe Carlos Ruiz Zafon jane mjeshtrat me te medhenj te realizimit magjik te diteve tona. Per kete arsye ne kemi bere bashke ne nje set dy prej librave te ketyre autoreve: Marina dhe Dy vjet, tete muaj dhe njezet e tete net, te cilet jane zgjedhje ideale per leximet tuaja verore.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

“Marina” nga Carlos Ruiz Zafón

Barcelonë, fundi i viteve ‘70. Oskar Drai është një student i ri, që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t’u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo cep histori dhe mister.

Në njërën nga këto arratisje, djali rrëmbehet nga një muzikë që e çon deri te dritaret e një shtëpie.

Brenda, një gramafon i vjetër luan një këngë magjiplotë për piano. Nuk i reziston dot ngasjes dhe merr orën e vjetër që sheh sipër gramafonit... Por, një ditë më vonë kthehet sërish në atë shtëpi ku dhe takon Marinën dhe babanë e saj enigmatik, piktorin German.

Dhe asgjë nuk do të jetë më si më parë.

Dashuria e tij e lindur për misterin, do të ndërthuret me të fshehtat e pathëna të një familjeje dhe një Barcelone gjithnjë e më të shtrenjtë: sekrete që do ta shtyjnë jo vetëm në arratinë më të gjatë të tentuar ndonjëherë nga ai kolegj i urryer, por edhe drejt fundit të pakthyeshëm të adoleshencës së tij.

 

“Dy vjet, tete muaj dhe njezet e tete net” nga Salman Rushdie

 “Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë net” është një arritje që të lë gojëhapur dhe një testament i fuqisë së tregimit.

Në të ardhmen e afërt, pasi qyteti i Nju-Jorkut goditet nga stuhia, fillojnë çuditëritë. Një kopshtar me këmbë në tokë fillon të kuptojë se shputat nuk ia prekin më tokën.

Një autor librash me vizatime sheh në dhomë, kur zgjohet, një qenie enigmatike që i ngjan krijimit të atij vetë. E braktisur në zyrën e kryetares së bashkisë, një foshnje ka zotësinë ta zbulojë korrupsionin thjesht me praninë e saj, duke i damkosur fajtorët me njolla dhe puçrra të qelbëta. Një eksplorator floriri shumë shpejt detyrohet të luftojë kundër forcave të cilat as në mendje nuk i kishin shkuar.

I frymëzuar nga përrallat tradicionale të Lindjes, ky roman i Salman Rushdie-ut është një kryevepër mbi konfliktet e vjetra që pllakosin botën edhe sot. “Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë net” është një satirë e shfrenuar, e mbushur me dinakëri dhe budallallëk, rivalitete dhe tradhti, kismet dhe karmë, kënaqësi dhe ndëshkim.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlir Baci, Ledia Dushi