Tirana 100 years capital – first decades in sketches

Andi Papastefani A-005495

New product

Përshkrim i shkurtër

Një pjesë e madhe e trashëgimisë shuhet dhe në këtë libër të mrekullueshëm një pjesë e tyre janë të materializuar në pastelin e kujdeshëmn të Papastefanit, veçse jo në materien fizike, duke e lënë kujtesën të cunguar por dëshmitare të vuajtjes së nënkoshjencës sonë, Tirana e vilave pothuaj nuk ekziston më, përveç në një botim të tillë

More details

5 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Gent Grafik
ISBN9789928294258

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Dy Fjalë për Tiranën Kryeqytet në Dekadat e Saj të Para

Andi Papastefani

Pas Vlorës dhe Durrësit, shpallja e Tiranës kryeqytet ishte tentativa e tretë e Shtetit të brishtë Shqiptar. Kjo zgjedhje qëlloi afatgjatë; këtë vit festojmë 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet.E pozicionuar në qendër të Shqipërisë ku kryqëzohen rrugënga Veriu në Jug dhe nga Perëndimi në Lindje, Tirana është një vend me klimë të butë mesdhetare. Qyteti është i rrethuarnga kodra të buta dhe ka ujra të bollshme. Me këtë zgjedhje u përmbush edhe profecia e SamiFrashërit në librin e tij "Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet", i cili e mendonte kryeqytetin diku në mes të vendit. Megjithatë, në momentin e shpalljes kryeqytet, për shkak të mungesës së ndërtimeve dhe infrastrukturës, Tirana ishte e papërgatitur për ta luajtur këtë rol në krahasim me disa qytete të tjera të Shqipërisë si Shkodra,Vlora dhe Elbasani.

Përpjekjet, hapat e ndjekura, padurimi për të hedhur shtatin e një kryeqyteti, euforia, naiviteti, politika, prapaganda dhe spekulimi në katër dekadat e para të Tiranës kryeqytet (1920-1959), janë subjekti i këtij botimi modest.Duke përdorur skicat si gur mozaiku kryesisht të objekteve të ndërtuara në këtë periudhë (vetëm ato që egzistojne) tentuam të realizojmë profilin e Tiranës

kryeqytet. Ky profil u shfaq interesant, stilistikisht shumëngjyrësh, eklektik, ku kontrasti midis larmisë stilistike gjatë arterieve kryesore rrugore dhe unitetit stilistik të qendrës administrative-

kulturore ndihmon veçantinë e këtij kryeqyteti të ri.Shembujt ndërtimorë, ndonëse modeste, janë shumë të larmishëm. Përveç ndërtimevetradicionale të Tiranës, kryesisht prej qerpiçi dhe me skelet druri, kemi ndërtesa me një shumëllojshmëri stilesh dhe influencash: me elementë të stilit barok, me elementë neoklasikë, me

influencë europiano-qendrore, me elementë të arkitekturës alpine, sipas stilit art deco, të stilit modern, racionalist, etj. Duhet theksuar se shembuj të arkitektures moderne u ndërtuan në Tiranë pothuajse në të njëjtën kohë me qytete dhe metropole të konsoliduara në botë.

 

Ky kaleidoskop stilistik, i dukshëm veçanërisht mbas dy dekadave të para, i jepte Tiranës një veçanti të këndshme. Një arsye me peshë e kësaj larmie stilistike lidhet edhe me prurjet e shqiptarëve nga të katër anët e botës menjëherë pas shpalljes së Tiranës kryeqytet.Organizmat ligjvënëse dhe komuniteti i Tiranës ndoqën tre drejtime për t’i dhënë Tiranës fizionominë e një kryeqyteti.

Së pari - Linearizimi i rrugëve tradicionale. Deri në mesin e viteve 30të rrugët kryesore, si: rruga e Durrësit, rruga e Kavajës, rruga e Dibrës, bulevardi Zogu i Parë, rruga e Barrikadave, rruga e Elbasanit, si dhe një numër rrugësh më të vogla u linearizuan, u shtruan dhe u bënë të

përshtatshme për qarkullimin automobilistik. Ndërtimet anës rrugës duke ruajtur disa tregues të përgjithshëm, si lartësi (dy apo tre kate), distancë nga rruga, materiale solide, bënë që në mjaft raste peisazhi rrugor (street scape) të ishte panoramik dhe interesant.

Së dyti - Kompleksi administrativ dhe kulturor i Tiranës. Ndërsa objektet në krahë të rrugëve

kryesore kishin autorë projektues dhe ndërtues vendas dhe të huaj, kompleksi administrativ dhe kulturor i Tiranës ju besua projektuesve italianë. Tre projektues kryesorë, (1925-1943) u shquan në realizimin e tij. Armando Brazini paraqiti variantin fillestar dhe përcaktoi aksin Veri-Jug të kompleksit administrativ kulturor të Tiranës, aks që e ndoqën dhe autorët e tjerë. Ky aks e bënTiranën qytet lehtësisht të orientueshëm. Por duke mos preferuar një kompleks administrativo-kulturor me aks drejt malit të Dajtit, pikës më dominante përreth, ueleminua një zgjidhje spektakolare e qendrës administrativo-kulturore të Tiranës. Koha pas shiut,kur mali i Dajtit bëhet shumë i dukshëm, të kujton këtë shans të humbur. Florestano di Faustoprojektoi dhe realizoi kompleksin e ministrive prej gjashtë ndërtesash dhe

godinën e bashkisë, sipas aksit Veri-Jug. Mos realizimi i ndërtesës së tetë, simetrike me bashkinësipas planit të tij i hapi rrugë ndryshimit të përsëritur të qendrës gjatë dekadave në vazhdim. Gerardo Bosiodhe ekipi i tij projektoi dhe realizoi pjesën përfundimtare të kompleksit. Pavarësishtse kompleksi u vlerësua mesatarisht nga kritikë italianë (kam parasysh Carlo Cresti-n në librin e tij: La Architettura e Fascismo), koha ja rriti vlerat kompleksit. Shumica e historisësëadministratës shqiptare u zhvillua në këto ndërtesa, pjesët e kompleksit që u përdorën për arsim,funksionuan ditë e natë, bulevardi funksionoi mbasditeve si shëtitore për mijëra banorë tëTiranës. Po ashtu edhe stadiumi.

Së treti - Pjesa e Jugut të kryeqytetit u ndërtua me një sistem rrugësh drejtkëndore. Origjina ekësaj zgjidhjeje racionale gjendet tek planet pjesore austriake. Kjo pjesë e qytetit ishteparashikuar për banesa dy-tre katëshe të gjelbëruara. Komplekset e banimit të ndërtuara më vonë në tëu harmonizuan natyrshëm me ndërtimet fillestare. Ndërsa tentativat për të imponuar rrjetinkuadratik në pjesët e Tiranës historike nuk patën sukses.Karakteristika e Tiranës kryeqytet është rritja e saj e vazhdueshme. Në vitin 1920 Tirana kishte12 000banorë, në vitin 1938 kishte 25 000 banorë, në vitin 1945 kishte 68 000 banorë ndërsanë fund të dekadës së katërt iu afrua 100 000 banorëve.Në dekadën e tretë dhe të katërt,zhvillimi i qytetit u bë duke patur parasysh dy plane tëpërgjithshme urbanistike. Plani i Përgjithshem Rregullues (1939-1943) pas pushtimit të Shqiperisë ngaItalia Fashiste u drejtua

nga Gherardio Bosio. Plani i PërgjithshemRregullues (1957-1958) u drejtua ngaMisto Mele dhe Dimo Angjellov, mepjesëmarrjen e konsiderueshmetë specialistëve vendas.

Koncepte të reja pune dhe jetese u vunë në jetë, si për shembull: tipe të ndryshme banesash dukefilluar nga banesat qytetare buzë rrugëve me dyqane poshtë dhe apartamente banimi lart, dukevazhduar me apartamente komode banimi me dy dhe tre kate (sipas shembujve tëarkitekturës italiane), deri në komplekse masive banimi (sipasshembujve tëarkitekturës

sovjetike) me gjatësi mbi 100 metra (vetëm katër komplekse banimiu ndërtuan në Tiranë me këtë shtrirje lineare, tre prej tëcilëve i takojnë periudhës për të cilënflasim).Për herë të parë u ndërtuan qyteza satelite me vepra industriale dhe banesa në afërsi, siKombinati i Tekstileve në 1947 dhe Qyteza Filmike (Kinostudio Shqipëria e Re) në 1952.

Panorama e Tiranës kryeqytet në dekadat e para të saj është sjellënë këtë botim si një kolazh skicash. Këto janë skica të shpejta të realizuara në një seancë gjatë 2 ose 3 orëve.Skica në përgjithësi është subjektive, emocionale, e pa plotë, por që ka si qëllim esencën e

objektit.Trego botën skicë pas skice (Show the world one drawing at the time) është moto e skicuesveurbanë, dhe që u përdor në këte rrëfimtë ilustruar të Tiranës kryeqytet gjatë dekadave të para.Kybotim është në stilin e librave të ilustruar nga autorë si: Edward Lear në shek. XIX dhe AlbertLaprade në shek. XX, ku peshën kryesore e mbajnë imazhet ndërsa teksti ngelet sqarues.Ky botimështë një dhuratë modeste e autorit kushtuar qytetit të tij të lindjes.

 

Ashtu si njeriu, qytetet janë të prekshëm nga aksidentet. Ashtu si një trup i shëndoshë që ipërballon plagët e marra edhe Tirana kryeqytet sot, pothuajse një milionëshe është në gjendje tishërojë plagët e tranzicionit. Fokusi duhet të jetë tek një qytet funksional, i jetueshëm dheekologjik. Mjeti më efikas është ndërgjegjësimi i të rinjve me kërkesat e një jete ekologjike.Duke patur këtë fokus nuk duhet neglizhuar historia, por të konsiderohet si faktor identiteti, që duhet tëmbrohet dhe të mirëmbahet.Uroj që në 100 vjeçarin e dytë të Tiranës kryeqytet, tëpaktën gjysma e këtyre objekteve tëparaqitura në këtë botim të vazhdojnë të jetojnë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages166
ISBN9789928294258
GjuhaShqip
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1