Hordhia : kur shqiptare ishim ne View larger

Hordhia : kur shqiptare ishim ne

Gian Antonio Stella BDI0099

New product

Përshkrim i shkurtër

Ksenofobia ndaj të huajve. Italianët i presin sot me këmbët e para ekstrakomunitarët që kërkojnë një jetë më të mirë? "Le të mos harrojmë,- nënvizon autori,- që dikur ishim si ata." Kur "shqiptarë" ishim ne, na linçonin si grabitës të vendeve të punës, në Alabamë na konsideronin "negër jo fare të zinj", na akuzonin se ishim të gjithë kriminelë, duke pasur parasysh thuajse gjysmën e të huajve të dënuar nëpër burgjet e Nju-Jorkut.

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992759186
Viti i botimit2003

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kur "shqiptarë" ishim ne, - thotë autori, - ua shitnim fëmijët tanë spekulatorëve vrasës të punishteve të xhamit në Francë, trafikonim mishin e bardhë, duke mbushur bordelet e gjithë botës me vajza edhe dymbëdhjetëvjeçare, nxirrnim në mënyrë ilegale nëpër Alpe dhe oqeane qindra e mijëra italianë, mbillnim frikë dhe terror anarkist duke vrarë krerë shtetesh dhe kalimtarë të rastit dhe ishim kaq të pisët, sa në Bazilea na lejohej të rrinim vetëm në sallën e pritjes të klasit të tretë. Kur "shqiptarët" ishim ne, na rëndonin mbi shpinë shekuj urie, paditurie e shabllonesh çnderuese. Dhe ne ishim "shqiptarë" vetëm para pak kohësh. Aq sa në Zvicër, pak vjet më parë mbanim akoma tridhjetë mijë fëmijë të fshehur që ndiqnin shkolla klandestine, sepse baballarëve nuk u ishte dhënë leja të merrnin me vete familjen. Në këtë histori të kallëzuar nga Gian Antonio Stella, të pasur me fakte, personazhe, aventura, dokumente, histori të panjohura e drithëruese, më së fundi ka dalë fytyra tjetër e emigracionit të madh italian. Ajo që duhet ta njohim më mirë për të kuptuar, respektuar dhe dashur më shumë gjyshërit tanë, baballarët, nënat dhe motrat që morën rrugët e kurbetit. Ajo që kemi hedhur pas krahëve, për të kujtuar vetëm "dajat e Amerikës" të pasuruar dhe fitimtarë. Një zgjedhje e bërë për t'i rrëfyer vetes, në këta vjet të përballjes me "hordhitë" e emigrantëve në Itali dhe me një ksenofobi të pakufi, se kur ishim ne imigrantë te të tjerët, ishim "ndryshe". Na "donin" më shumë. Ishim më të mirë. Nuk është tamam kështu.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages240
ISBN9992759186
RedaktoriAna Sheldia
Viti i botimit2003
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiPetrit Ymeri