Amelia, vajza që nuk do të ekzistonte View larger

Amelia, vajza qe nuk do te ekzistonte

Cathy Gohlke BLV0041

New product

Përshkrim i shkurtër

Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun, një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashikueshëm dhe është e tmerruar, sepse i shoqi e konsideron vajzën e tyre, Amelinë, që ka lindur e shurdhër, një njollë turpi për prejardhjen e tij ariane.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928216281

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

...SHPIE DREJT NJË TË VËRTETE TË ERRËT . . .

Për sa i përket Shlikut, që i ishte vardisur dikur, Rakela është e bindur se ai është po aq i rrezikshëm sa edhe kryqet e thyera që valëviten si merimanga të zeza në çdo ndërtesë qeveritare të Berlinit. Ajo dyshon se dosjet e të atit përmbajnë planet famëkeqe të Hitlerit për asgjësimin e njerëzve, ndër ta edhe Amelinë, të cilët regjimi i gjykon të padenjë për të jetuar. Rakela rrezikon shumë teksa rrëmon në ato dokumente të klasifikuara, ku, më në fund, zbulon sekrete tronditëse për historinë e saj personale dhe për një familje rreth së cilës nuk kishte ditur asgjë deri atë ditë.

...DHE ATA DO TË RREZIKOJNË GJITHÇKA PËR TË HEDHUR DRITË MBI TË

E përndjekur nga forcat SS, Rakela i kërkon ndihmë Xhejson Jangut - një reporter amerikan tërheqës, profesionist kokëfortë, i dhënë pas gazetarisë investigative dhe që u shkon gjërave deri në fund, si dhe një person që ka shumë pak gjasë të bëhet aleat i Rakelës - i cili e lidh atë me Rezistencën dhe Ditrih Bonhoeferin, teologun që kishte hapur shumë polemika. E detyruar të fshihet, çdo ideal i Rakelës vihet në dyshim, ndërsa ajo dhe Xhejsoni ecin në fije të perit, duke rrezikuar jetët e tyre dhe duke iu kërkuar të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë që nuk i njohin, por i duan.

Data sheet

pages442
ISBN9789928216281
Shtëpia botueseLiving
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiBlendi Lami
RomanMister&Thriller
I ri1