Te shpetojme komunikimin

Dominique Wolton BPA0021

New product

Përshkrim i shkurtër

Revolucioni i komunikimit është i vetmi revolucion i këtyre 50 viteve të fundit. Më shumë mesazhe, më shumë shpërndarës, më shumë mesazhmarrës. Më shpejt, më larg... Aktorët e kësaj përmbytjeje jemi ne.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9789995680831

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

15 other products in the same category:

More info

Komunikimi ndodhet kudo dhe është gjithnjë e më i pandashëm nga teknikat. Komunikimi, një superfuqi? Kjo nuk është edhe aq e sigurtë...

Dje, ndërkohë që teknikat ishin ende belbëzuese, komunikimi, pararendës i vlerave demokratike, ndriçonte po aq sa liria, barazia dhe vëllazërimi. Sot, triumfues, komunikimi është bërë i zakonshëm dhe ndodhet në udhëkryqin mes ideologjisë në dukje konsensuale dhe karikaturës së egër të modernitetit.

E megjithatë, asnjë nuk bën dot pa të. Komunikimi duhet nxjerrë nga kurthi i superfuqisë së tij. Duhet theksuar thjesht dhe në mënyrë të vazhdueshme përmasa e tij humaniste. E ardhmja e komunikimit nuk varet nga triumfi i teknikave dhe tregjeve, por nga rreziku i mospërplasjes dhe i moskuptimit.

Të komunikosh do të thotë të pranosh bashkëjetesën me tjetrin, sfidën e shkëmbimeve dhe përballjen me moskomunikimin. Për të shmangur kthimin e fshatit global në një Kullë Babeli, më parë duhet kuptuar se si mund të bashkëjetohet. E kështu të shpëtohet komunikim, ky ideal humanist, i cili është një nga sfidat e mëdha të paqes ose të luftës në shekullin XXI.

Data sheet

pages224
ISBN9789995680831
Shtëpia botuesePapirus
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiSaverina Pasho