Carolyn Brown BLV0023
New product
Fjalët e thëna në tualetin e femrave duhet të mbeten aty, por ato që dëgjon Trudi gjatë funeralit të tetos, do t’i ndryshojnë asaj jetën.
100 Items
Shtëpia Botuese | Living | |
| ISBN | 9789928216090 | |
Trudi ka një vajzë të sapodalë nga adoleshenca dhe me një mal me probleme, një burrë me dy fytyra, i cili e ka tradhtuar gjithë kohën, dhe një nënë që vuan nga alzhajmeri.
Billi Li Takeri, një nga banorët e qytetit të Tishomingos, Oklahoma, ka qenë fqinji i teto Gertës, e cila e ka lënë me testament që ai të ndihmojë Trudin për rikonstruktimin e shtëpisë së saj thuajse të rrënuar. Kjo i volitet shumë Billi Lisë, i cili e ka dashuruar Trudin që kur ishin në fillore, dhe fakti që do të kalojë sadopak kohë me të, është si realizimi i një ëndrre.
Pak nga pak, vendin e shtëpisë së rrënuar e zë një shtëpi e bukur, bashkë me të cilën lind edhe një marrëdhënie e veçantë. Por a e kanë trembur Trudin thashethemet në tualetin e femrave, aq sa të mos guxojë të ëndërrojë për një të ardhme me Billi Linë?
| pages | 216 |
| ISBN | 9789928216090 |
| Shtëpia botuese | Living |
| Published year | 2006 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Etleva Hoxha Çepele |
“Një martesë e pazakontë” është një roman tipik i shoqërisë amerikane të ditëve të sotme, i përvijuar nga nota humori të hollë dhe ngacmues.