Andrushi

Flori Kasaj A-008144

New product

Përshkrim i shkurtër

Në vëllimin “Andrushi”, autori i ri Flori Kasaj na sjell një personazh të ri, tepër simpatik, ketrushin Andrushi, një personazh që shkrin veçoritë biologjike të bukurisë dhe shkathtësisë me veçoritë etike të guximit dhe dashamirësisë. Personazhi di të luftoj për mbijetesë, që zotëron edhe tiparin e solidaritetit ndaj mikeshës së vet Andrina, me të cilin ndan ushqimet dhe lodrat. Libri është në dy gjuhë: shqip dhe anglisht

More details

486 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Parathënie nga Prof. Dr. Klara KODRA

Proza ‘‘Andrushi’’ është një tregim i shkurtër animalistik për fëmijë të vegjël i autorit më të ri Flori Kasaj. Ky tregim dallohet për thjeshtësi, konçizitet dhe dinamizëm, madje edhe për një humor të lehtë, cilësira këto, që i japin një forcë komunikuese me fëmijët të cilët e pëlqejnë rrjedhën e shpejtë të ngjarjeve dhe të papriturat. Dy personazhet kryesore, dy kafshë simpatike siç janë ketrat, janë të antropomorfizuar, po kanë edhe veçoritë e tyre biologjike.

Tregime të tilla për fëmijë janë thellësisht edukuese, ngaqë nxisin dashurinë për krijesat e gjalla, ‘‘vëllezërit e vegjël’’ të njeriut, i mësojnë fëmijët të vlerësojnë tiparet e frymorëve në shumëllojshmërinë e tyre, kështu që kanë njëkohësisht vlerë njohëse dhe ideo-emocionale. Interesant e i domosdoshëm për fëmijët libri i trajtuar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

Autori i ri tregon qysh në këtë tregim të vogël që e njeh mirë psikologjinë e fëmijëve, kështu që mund të fitojë interesin e gjallë të tyre si lexues dhe t’u kultivojë dashurinë për librin.

Vlerësim kritik për librin “Andrushi” nga Dr. Natasha Shuteriqi Poroçani

Përmes një historie të shkurtër dhe tërheqëse, vjen një zë narrativ i Flori Kasajt, drejtuar një moshe të hershme fëminore, e cila nis përvojën e parë drejt procesit të gjatë e të bukur të leximit. Do të duhet të tregojë për dashurinë, miqësinë, emocionet që dy protagonistët nisin të provojnë ndërsa janë po aq të vegjël sa edhe lexuesit e këtij rrëfimi. Në këto kontekste, gjuha e autorit vjen e pastër, e thjeshtë dhe shumë afër standardit të moshës që do ta marrë në duar këtë libër. Autori e ka parë botën me sytë e fëmijëve, që do të thotë se ka përdorur diskursin e pranueshëm për këtë nivel ligjërimor dhe për më tepër, ka arritur të gjejë lidhjen emotive dhe psikologjike mes trajtimit të tij tematik dhe pritshmërisë së fëmijëve-lexues. Situata që në tregim rrëshqasin duke ia lënë vendin njëra-tjetrës, janë vendosur brenda një korace pozitiviteti, i barasvlershëm me atë që mosha e lexuesit sugjeron. Fjalia është e strukturuar thjesht dhe me organizime të pranueshme për njohjet gjuhësore moshore të lexuesit. Ajo që e bën librin më tërheqës është pasuria ilustrative dhe ngjyrat.

Udhë të mbarë Andrushi dhe Andrina!

Vlerësim kritik për librin “Andrushi’’ nga Dr. Erion Kristo

Sot letërsisë shqipe i shtohet një personazh shumë simpatik, ketrushi Andrushi. Por Andrushi nuk vjen vetëm, ai vjen bashkë me Andrinën. Dy miqtë shijojnë jetën në një oaz të bukur fshati, ku dimri i ashpër zbutet nga mirësia e njeriut kundrejt kafshëve. Një libër i thjeshtë, i shkruar bukur, në dukje fare pa dramë. Por drama është aty. Drama e mbijetesës. E mbi të gjitha, lidhja e përkryer midis gjallesave në botë, ku me pak kujdes, në këtë botë të madhe ka vend për të gjithë. Loja e bukur e dy ketrushave do të fikej në rast se do të mungonte dashamirësia njerëzore. Një libër që të bën të mendosh. Të bën të mendosh për të ardhmen, të tregohesh largpamës. Të bën të kuptosh dinamikat e natyrës dhe bukuritë e pafund të saj. E mbi të gjitha, libri është një ushtrim i përkryer gjuhësor. Ai është shkruar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Ndaj Andrushi është një prurje më e madhe sesa thjesht personazh i letërsisë shqipe. Fëmijëve do t’u pëlqejnë ilustrimet, por dhe kjo qasje dygjuhësore.

Jetë të gjatë Andrushit dhe Andrina!

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages24
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1