Flori Kasaj

Flori Kasaj ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera në degën e Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës pranë Universitetit të Tiranës.


I nxitur nga pasiviteti i studentëve dhe nga jeta studentore e përgjumur, lë këshillin studentor dhe krijon Forumin Rinor të Shkencave. Numërohen mbi 30 certifikata të trajnimeve me tematika të ndryshme ku ka marrë pjesë dhe dhjetëra seminare e konferenca.


Pasioni i tij në fushën e edukimit e nxiti edhe drejt letërsisë për fëmijë. Libri i parë i tij “Andrushi” sjell tematikën e sakrificës dhe përkushtimit për mikun dhe është vlerësuar nga kritika e specializuar. Autorë si Prof. Dr. Klara Kodra, Dr. Natasha Shuteriqi - Poroçani apo gazetari dhe përkthyesi i njohur Erion Kristo e kanë vlerësuar këtë libër. Edhe Bukinist.al dhe Blogu Leximtari e kanë vlerësuar mes 7 prurjeve më të mira për fëmijë, botuar gjatë vitit 2022.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
  • Quick view
    450 Lekë 500 Lekë -10% In Stock

    Në vëllimin “Andrushi”, autori i ri Flori Kasaj na sjell një personazh të ri, tepër simpatik, ketrushin Andrushi, një personazh që shkrin veçoritë biologjike të bukurisë dhe shkathtësisë me veçoritë etike të guximit dhe dashamirësisë. Personazhi di të luftoj për mbijetesë, që zotëron edhe tiparin e solidaritetit ndaj mikeshës së vet Andrina, me të cilin...

    450 Lekë
    500 Lekë -10%
    Reduced price!
    In Stock
Showing 1 - 1 of 1 item