Me quajne… Musine Kokalari

Persida Asllani BAO0448

New product

Përshkrim i shkurtër

Lindi në Adana të Turqisë dhe kaloi fëmijërinë në Gjirokastër, qytetin përrallor, që i dukej sikur fluturonte. Ajo është shkrimtarja e parë shqiptare, që u vlerësua që në fillim për artin e saj me nivel të lartë.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928029867

550 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Libra të tjerë të serisë

More info

Në shkrimet letrare apo ato publicistike ajo vuri në qendër gruan shqiptare tradicionale dhe shpalosi nevojën për emancipimin e vajzave. Ishte një intelektuale demokrate, antifashiste e antikomuniste e shpallur, që besonte te liria e mendimit dhe te liria e artit. Që gjatë Luftës themelon me intelektualë të tjerë Partinë Social-Demokrate. Mbas çlirimit, luftoi politikisht për mbrojtjen e lirive demokratike dhe të pluralizmit politik. Për këtë arsye, regjimi komunist e burgosi në moshën 27-vjeçare. Ajo provoi për 16 vjet tortura të paimagjinueshme në burgjet e diktaturës dhe më pas, në internim, punoi në ndërtim, mes stërmundimit, persekutimit, vetmisë dhe përgjimeve të Sigurimit të Shtetit. Megjithatë nuk e ndërpreu punën për mbledhjen e folklorit, për studime etnografike, gjuhësore etj. Deri në fund, ajo mbeti e papërkulur dhe besnike e artit të saj dhe idealit socialdemokrat.

Data sheet

pages64
ISBN9789928029867
Shtëpia botueseAlbas
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër