Flamuri i Kombit Shqiptar View larger

Flamuri i Kombit Shqiptar

Jaho Brahaj SR0005

New product

Përshkrim i shkurtër

Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Saras
ISBN9789928152039

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rreth librit

Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.

Ky studim me vlera shkencore është i pari i këtij lloji që ndërmerr një trajtim kaq të hollësishëm të kultit të shqiponjës, simbolit të Flamurit tonë Kombëtar, duke e parë në këndvështrimin e disiplinave të ndryshme shkencore si mitologjia, etnologjia etj, çka hedh dritë jo vetëm mbi lashtësinë e emblemës së flamurit kombëtar, por edhe ndriçon problemin e etnogjenezës së popullit tonë, duke hapur shtigje të reja për hulumtime të mëtejshme.Është e para herë që në librin “Flamuri i Kombit Shqiptar” shpjegohet në bazë të hulumtimeve të suksesshme, të bazuara në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenare, motiv që kombi ynë e ka edhe simbol të flamurit që prej pesë shekujsh. Studiuesi Jaho Brahaj shpjegon enigmën e zanafillës së shqiponjës dykrenare, e cila është trashëguar nga kohët e hershme bashkë, me besimet dhe kultin e këtij shpendi.

Studimi monografik “Flamuri i Kombit Shqiptar” është mbështetur kryesisht në strukturat shpirtërore e materiale të krijuara ndër mijëvjeçarë nga populli ynë dhe të ruajtura, të trashëguara e të dokumentuara nga kultura materiale: në hajmali, ornamente, në qëndisma, tekstile popullore, stoli metalike, gdhendje në gur, në dru etj.

Hulumtimi i autorit për këtë monografi përfshin gjithë trashëgiminë e objekteve arkeologjike me këtë temë, të ruajtura në truallin ballkanik e të botuara nga studiuesit tanë e të huaj dhe po ashtu trashëgiminë shpirtërore të ruajtur nga popullsia jonë, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

Data sheet

pages186
ISBN9789928152039
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë