Rodaan Al Galidi PE0156
New product
Ky roman tregon se si brenda secilit prej nesh regëtin një veti, një aftësi që na bën të veçantë, ndryshe, por njëkohësisht të njëjtë me tjetrin. Në vitin 2011, Rodaan Al Galidi u shpall fitues i Çmimit Europian për Letërsinë me këtë roman.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | PEGI | |
ISBN | 978992822970 | |
Gereti është biri autik i një nëne të alkoolizuar, Zhaninës. Ajo nuk e di kush është babai i tij, kështu që bëhet për të nënë, baba, gjyshe e gjysh, ndërsa ai kthehet në qendrën e jetës së saj.
Djali ka një mendje të jashtëzakonshme, të dëlirë e të pafajshme, si dhe një zhvillim gjuhësor të habitshëm: ai e merrte gjithçka fjalë për fjalë, sikurse i thuhej. Atij i pëlqen të çmontojë e të montojë përsëri objekte të ndryshme, e në këtë mënyrë zbulon talentin e tij për të ndërtuar violina, i cili do ta bëjë të famshëm në tërë botën.
Kur Gereti largohet nga shtëpia për të jetuar vetëm, ai krijon një lidhje të çuditshme me një pëllumb postar, nëpërmjet të cilit arrin të njohë njerëz të ndryshëm falë udhëtimeve dhe kthimeve të tij. Njëri prej këtyre udhëtimeve do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e Geretit.
Hap pas hapi zbulohet mënyra se si sillemi në një botë ku nuk jemi pjesë e përkufizimit gjithnjë e më shtrëngues të "normalitetit".
Fragmente nga libri
1) Atë të diel, Gereti i vështroi pjesët e veçanta të violinës për një kohë të gjatë. Aty, në atë dyqan sendesh të përdorura, ai kishte zbërthyer e çmontuar shumë pajisje, makineri dhe aparate, por asnjëherë ato nuk i kishin bërë kaq shumë përshtypje sa i kishte bërë kjo violinë. Nuk ishte as emri i Antonio Stradivarit dhe as viti i largët i ndërtimit të saj – këto nuk i interesonin fare – por ishin tingujt në atë kasetë, të cilët e kishin shndërruar dyqanin e sendeve të përdorura në një tjetër botë. Një botë ku gjithçka kishte kuptim.
Më parë, Gereti besonte te telat që lidhnin aparatet dhe pajisjet me njëri-tjetrin, por tani ai kishte kuptuar se arti qëndronte tek ai tel i mrekullueshëm që nuk lidhte vetëm pajisjet dhe aparatet me njëri-tjetrin, por bashkonte gjithçka.
Për Geretin, arti e bënte botën më të madhe se dyqani i sendeve të përdorura. “Arti shndërron drurin në një violinë, violinën në një shpirt dhe i bën gishtat të ngrihen lart në fluturim,” mendoi Gereti.
2) “Ndoshta ky është kuptimi i fjalës shtëpi,” mendoi Gereti dhe menjëherë kuptoi përse ai vetë ëndërronte aq shpesh për dyqanin e vjetërsirave, botën e tij sekrete. Pëllumbi i mësoi përse ai e dëshironte atë vend, ku për vite të tëra kishte kaluar kohën duke mbërthyer e zbërthyer gjithfarë aparatesh. Papritmas, kuptoi se çfarë ndiente kur ndodhej diku tjetër dhe jo atje.
Ndërkohë që ai duhej të ishte duke ndërtuar violinat e tij, ishte gozhduar mbi atë divan duke u përpjekur të nguliste në kujtesë fjalën “shtëpi”. Zbuloi që pëllumbi kishte paguar me gjakun e tij – dhe, për fije, me jetën e tij – për të qenë në shtëpi, ndërkohë që vetë ai nuk do të guxonte kurrë të bënte diçka të tillë. “As e mendoj dhe as e bëj një gjë të tillë, ndërsa pëllumbi nuk e mendon, por e bën,” mendoi ai. Ndërsa pëllumbi ishte duke e marrë veten
dhe duke u forcuar, çdo ditë Gereti ulej me orë të tëra mbi divanin në plevicë dhe përpiqej të ndërronte mënyrën e tij të të menduarit me atë të pëllumbit.
Shënim: Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të Komisionit Europian. Ai pasqyron vetëm pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mund të konsiderohet përgjegjës për përdorimet e mundshme të informacioneve që përmban teksti.
pages | 152 |
ISBN | 978992822970 |
Published year | 2017 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përmasat | 14x21 |
Përkthyesi | Irena Rama |
Roman | Psikologjik |
I ri | 1 |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.