Neoalbanikus View larger

Neoalbanikus

Evis Qaja BD0377

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani Neo Albanikus i ndërthurur në tre kohë, jep mesazhin se kultura shqiptare nuk mund të jetojë "e mbyllur", por duhet konceptuar si një politikë e hapur dhe kozmopolite.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301126

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Evis Qaja është e vetmja shqiptare që ka arritur të fitojë çmimin Mendjet e Mëdha të Shekullit të XXI-të akorduar nga Instituti Biografik Amerikan.Romani Neo Albanicus është roman i saj i tetë. Kultura është fusha ku njerëz të kombeve të ndryshme mund të dialogojnë dhe shkëmbejnë eksperiencat e tyre, sepse vetë kultura duhet kuptuar si fytyra e shpirtit të një kombi, ajo çka reflekton filozofinë e një populli dhe aspiratat e tij. Duke e parë politikën kulturore si mënyrë që evidenton principet demokratike dhe faktin se kultura si bazë duhet të ketë një filozofi humaniste, Qaja përmes rreshtave përcjell parimin se akset e politikës kulturore janë ato që lidhen me identitetin kulturor. Në këtë roman ajo përcjell rëndësinë e politikës kulturore shqiptare, që nuk mund të kuptohet jashtë proceseve integruese evropiane, ku përfshihet dhe Evropa Juglindore. Sfida që Qaja i ka bërë vetes me personazhin e romanit është portretizimi i femrës në shumë aspekte të rëndësishme. Produktin intelektual dhe gjenetik të të tjerëve, dhe nga ana tjetër individualitetin, këtë synon Qaja të endë në biografinë e një femre brenda mjedisit gjithë njerëzor. Personazhi i Neo Albanicus është frymori i zhveshur nga grada, ofiqi, prosperiteti, reputacioni, lidhjet, që ka të bëjë me komercializimin e mendjes, mediatizimin e vizionit dhe trurit dhe në përgjithësi, robërimin e tij ndaj kulturës së sipërfaqshme.

Data sheet

pages170
ISBN9789994301126
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë