Gruaja View larger

Gruaja

Jhumpa Lahiri BD0354

New product

Përshkrim i shkurtër

Një roman që ka fituar çmimin Pulitzer, i autores me oringjinë bengaleze, Jumpa Lahiri, vjen për herë të parë para lexuesit shqiptar. Historia e dy vëllezërve që ndahen në dy botë të ndryshme, por që bashkohen sërish në momente kritike

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789928176257

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Të lindur me pesëmbëdhjetë muaj diferencë, në periferi të Kalkutës në vitet e tmerrshme të luftës për pavarësi, vëllezërit Subash e Udajan ngjajnë si dy pika uji sa dhe të afërmit i ngatërrojnë, por janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani është rebel dhe i hedhur. Kështu, rreth viteve gjashtëdhjetë, kur në universitetet bengaleze shpërthen një valë protestash të një grupi maoist kundër padrejtësive, Udajani përfshihet me mish e shpirt duke marrë parasysh rreziqet; nga ana tjetër Subashi preferon të qëndrojë larg e të niset për në SHBA.

Jeta e tyre duket se merr rrjedha krejt të ndryshme: Subashi fillon një karrierë të qetë studiuesi në qytezën bregdetare Rhode Island, ndërsa Udajani, duke iu kundërvënë zakoneve, vendos të martohet me dashuri me Gaurin, një studente e filozofisë, e dashuruar pas karizmës dhe pasionit të tij.

Pastaj shpërthen tragjedia, e papritur dhe shkatërrimtare. Kur Subashi merr vesh atë që i ka ndodhur të vëllait, niset menjëherë për në Kalkutë dhe përpiqet të shërojë plagët e familjes dhe, sidomos, ato të Gaurit.

Kjo grua e pavarur dhe e fortë, bashkë me vajzën që mban në bark, bëhet sakaq simboli i lidhjes së pathyeshme mes dy vëllezërve, duke marrë rolin kryesor në një histori ndjenjash e braktisjesh, arratisjesh dhe rikthimesh.

Data sheet

pages464
ISBN9789928176257
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKrenar Hajdëri
RomanSagë&Histori
I ri1