Romani “Thjeshtri” i shkrimtarit slloven Jurij Hudolin i kushtohet dhunës në familje, por nuk është thjesht jeta dhe përvoja e një fëmije të keqtrajtuar, është panorama e një epoke në kapërcyell, në kohën kur një rend i ri social po afrohej për të gjithë ne.
Libri ‘‘Itinerare që ndërthuren (Studime për letërsinë shqipe)’’ përmbledh disa prej artikujve e kumtesave në formë të zgjeruar, të realizuara vitet e fundit, të cilat bëjnë objekt trajtimi vepra, autorë e periudha që prej fundit të shek. XIX deri në krijimet bashkëkohore.
Një libër mbi emigracionin shqiptar në Francë që nga koha e stradiotëve shqiptarë që i shërbyen mbretërve francezë dhe me pas në fundin e shekullit XIX, me figura si Faik Konica etj.
Autori, permes letrave dhe ditareve të tyre, është përpjekur të japë dëshmi të vetë francezëve për këtë luftë, mendimet dhe ndjenjat e tyre për shqiptarët dhe Shqipërinë, deri në ditën e Amnistisë dhe fundit të Luftës së Madhe, siç quhej në atë kohë.
Ju a jeni I ndrojtur? Unë po! Ja përse desh më ra pika kur mora pjesë në një garë barcaletash në televizion… para miliona teleshikuesve! Por pastaj mësova sekretet për t’i rrëfyer mirë barcaletat… jua kam zbuluar këtu, bashkë me barcaletat e reja të Miushërisë!
Ky libër është një jetëshkrim artistik i jetës dhe veprës së piktorit me origjinë shqiptare, Omer Kaleshi,
Libër poetik me rreth 50 poezi që rrokin tema të ndryshme siç janë tema historike, sociale apo poezi kushtuar personaliteteve të ndryshme të letërsisë dhe artit si Wild, Sartre e Beauvoir, Paul Celan, apo një cikël me poezi dashurie. Në këtë libër, të ndarë me katër blloqe, përveç temës së emigrimit ka dhe një cikël poezish kushtuar piktorit Omer Kaleshi...
Në këtë libër veç një udhëtimi në jetën e arvanitasit Jani Papadiamanti (Moréas) në Paris, janë dhe përkthim të disa teksteve të tij poetike si dhe nga proza poetike.
Ky libër i bën jehonë jetës dhe veprës së piktorit Abedin Dino, me origjinë nga Çamëria e Shqipërisë, gjyshi i të cilit ishte Abedin Pasha Dino, një nga krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe babai i tij ishte Rasih Dino, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Një libër që i referohet krijimtarisë pikturale dhe historisë së disa prej piktorëve më të shquar të epokës së Renesancës.
Këto dy romane sjellin dy histori pasioni me një forcë të jashtëzakonshme; janë histori që përjeton secili prej nesh, por që janë edhe dy zgjidhje për të njohur dhe për të gjetur rrugë në grackat që të çon zemra....
Dashuria që flet me gjuhën e këtyre klasikëve, do të flasë gjithmonë. Nëse do të hidhëroheni me historinë e Romeos dhe Zhuljetës, shërimin do ta gjeni me Rubairat. Këto libra e kanë vendin në bibliotekën e zemrës....
E dini që kushdo mund të vizatojë? Me këtë metodë, mund të bëheni artistë të vërtetë. Ndiqni hapat e treguar dhe vizatoni kafshë fshati e pylli, por edhe kafshë ekzotike. Madje, para se të bëni vizatimin tuaj përfundimtar, mund të ushtroheni në faqen që pastrohet, për ta provuar prapë. Një seri praktike e argëtuese. Certifikuar për sigurinë nga BE