Koha për të vrarë është romani i vetëm i autorit italian Ennio Flaiano. I botuar në vitin 1947, në të njëjtin vit fitoi çmimin prestigjioz Strega. Romani është një alegori e eksperiencës së Italisë kolonialiste në Afrikë.
Bukuroshës së ndjeshme nëntëvjeçare nuk i është dhënë rasti të veshë ndonjë fustan shoqëruese nusesh e ta kombinoj atë më aksesoret e duhur. Ajo është e gatshme të marrë pjesë në çdo ceremoni martesore dhe të shtojë finesën e duhur në fotografitë e dasmës suaj.
NJË UDHËTIM FANTASTIK! Bota e quajtur Nova Mundi, ku Astra dhe familja e saj do të jetojnë, ishte shumë më larg nga Toka, saqë do të duheshin plot njëqind e nëntëdhjetë e nëntë vjet për të mbërritur.
EDHE NJË DJALË SHQIPTAR MUND TË JETË SI LIRO... Liro Ninkeri ishte një burrë i vogël me një ëndërr të madhe. Por ishte edhe nga ata lloj burrash, që e kuptojnë të vërtetën me ta dëgjuar. Papritmas e kuptoi që nuk mjaftonin vetëm kapela, litari me lak, çizmet dhe urraaa-t.
Ky libër është një pasqyrë e qartë për efektet pozitive të mendimit përfundimtar që të flakim çdo pretekst që dezorientron jetën tonë.
Me ilustrime të këndshme e shumëngjyrëshe, këta libra janë të përkryer për të mësuar që në moshë të hershme. Faqet mbështillen nga copë e butë, që i ndihmon fëmijët me prekjen. Përmes tyre ata mësojnë mjetet që lëvizin, kafshët, numrat dhe fjalët e para. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar
Në këtë vepër klasike të historisë së krahasuar dhe të shkencave politike, Barrington Moore, Jr. analizon çështjen se përse disa vende ecën dhe u zhvilluan drejt demokracisë, ndërsa disa të tjera shkuan drejt fashizmit apo diktaturave komuniste. Ai analizon rolin politik që kanë luajtur klasat e larta feudale dhe fshatarësia në shndërrimin e shoqërive...
Libri i madh Psikologjia e fëmijës e autorëve amerikanë Vasta, Haith dhe Miller është tashmë në duart e lexuesit shqiptar. Është një botim që e kapërcen hamendjen e thjeshtë të botimit, i vështirë në të gjitha drejtimet, që nga e drejta e botimit (me një pagesë tepër të lartë) e deri te përkthimi, konsulenca e vijueshme psikologjike, redaktimi po në...
Shumë histori të ilustruara bukur, për të kuptuar se sa e çmuar është mirësia dhe se si një gjest i vogël mund t’u zbukurojë jetën njerëzve rrotull nesh! Ç’gjëra të mrekullueshme mund të bëjmë veç me një gjest! Certifikuar për sigurinë nga BE
18 tinguj që do ta marrin fëmijën tuaj e do ta çojnë në zemër të natyrës. Përveç ilustrimeve të mrekullueshme, ky libër i ndihmon të kuptojnë më mirë se si ndihesh në gji të natyrës, leximi juaj merr ngjyrimet më të bukura dhe kthehet në veprimtari të gjallë. Certifikuar për sigurinë nga BE
Dhe ai vetë ishte pak a shumë si personazhet e tij, i thjeshtë, herë-herë rebel, herë-herë e urrente këtë realitet, autopsinë e të cilit e bëri më mirë se kushdo. Por, në fund, i tëri i shtrirë në Shtratin e Humanizmit, me dashurinë për ata personazhe që nuk arritën kurrë ta ndryshonin Shqipërinë.
Libri "Amerikë '62" bazohet në shënimet që shkrimtari Panos Ioannides ka mbajtur diku mes tetorit të vitit 1962 dhe majit 1963 gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2003, kur autori po shkruante një roman autobiografik, përdori shënimet e mbajtura dyzet vite më parë, të cilat nuk e kishin humbur emocionin dhe rëndësinë e tyre.
Kesaj radhe shohim nje profil tjeter te Besnik Mustafajt, te cilin e njohim si romancier apo eseist; Me nje vellim me poezi na shfaqet nje tjeter bote dhe pasion i ketij autori te njohur:
Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë - emri nuk përmendet.
18 tinguj që do ta marrin fëmijën tuaj e do ta çojnë në zemër të natyrës. Përveç ilustrimeve të mrekullueshme, ky libër i ndihmon të kuptojnë më mirë se si ndihesh në gji të natyrës, leximi juaj merr ngjyrimet më të bukura dhe kthehet në veprimtari të gjallë. Certifikuar për sigurinë nga BE
Personazhet: Xhuliani, Diku, Xhorxhi, Eni dhe Timi, ku prej 70 vitesh tashmë i argëtojnë pandalur lexuesit.
Imagjinoj këtë djalosh biond bukurosh me sy të mëdhenj kafe që shëtit rreth një makine gjysmë të parkuar në trotuar. Ndalon në një anë që të më hapë rrugën, vetëm se unë kaloj po nga ajo anë. Kalon nga ana tjetër dhe, po ashtu, edhe unë.
Bota e Ramonës është libri i tetë në serinë shumë të njohur Ramona Kuimbi nga autorja Beverly Cleary. Botuar në vitin 1999, Bota e Ramonës u shkrua pesëmbëdhjetë vjet pas librit paraardhësit të saj, Përgjithmonë Ramona dhe është libri i fundit që Cleary publikoi.