“Dashuria nuk është e pamoralshme,...
I ngarkuar në Armatën e Orientit, koloneli Andre Ordioni mbërrin në Ballkan në nëntor 1917 dhe qëndron aty deri në tetor 1925.
Ky libër është dëshmi e mrekullueshme e ndjenjës fisnike që kanë dhe duhet të kenë për njëri-tjetrin talentet e mëdhenj shqiptarë. Ai sfidon shembujt e shëmtuar të smirës dhe të përçarjes, që janë shfaqur vitet e fundit në jetën dhe në kulturën tonë. Nuk janë të paktë pseudointelektualët shqiptarë, që me një zell dhe servilizëm të neveritshëm, përpara të...
Ky letërkëmbim midis presidentit Ramiz Alia dhe shkrimtarit Ismail Kadare, është botuar së pari në Francë, në fillim të vitit 1991, disa muaj pas vendosjes së shkrimtarit në këtë vend. Letërkëmbimi që i përket fillimit të vitit 1990, përbën pjesën e dytë të librit “Nga një dhjetor në tjetrin”, botuar njëherësh në shqip dhe në frëngjisht, nga shtëpia...
Lënda që përfshin ky libërth, në radhë të parë letrat, bashkë me gjykimet mbi to, kapin një periudhë çerekshekullore: 1987-2011. Ngjarje të mëdha, kanë tronditur në këtë kohë, gjithë planetin, veçanërisht kontinentin europian, rrjedhimisht gadishullin ballkanik, e bashkë me të, hapsirën tonë shqiptare.
Ismail Kadare është ndër të rrallët intelektualë dhe shkrimtarë shqiptarë që ka analizuar thellësisht identitetin, orientimin dhe fatin e shqiptarëve në një botë të integruar dhe plot sfida. Përmes këtij seti ne kemi sjellë tre libra ku shkrimtari i shquar merret me të shkuarën, të tashmen, të ardhmen dhe fatin e shqiptarëve.
përherë e papre ky zë, timbri i tij plot dritëhije dëgjohet gjithmonë në vargjet e poetes Lindita Arapi, një metrikë e heshtur dhe e fshehtë: (gjithmonë) vazhdueshëm në luhatje, vibrim, shkrirje njësh nga figura në figurë, mes Momentales dhe së Vazhdueshmes, lënie lamtumire dhe Rikthimi; Ludvig Hartinge
Kalimi nga një shoqëri e masave anonime gjatë diktaturës, tek masivizimi i individualizmit në demokraci, solli edhe disa teprime psikologjike në shtysën njerëzore për vetafirmim.
Në tekst lexuesi do të takojë Fatin e rrallë të një familjeje shqiptare, ulqinake, të familjes së cilës i përkasin autorët e këtij libri. Është jeta që u ra për short. Të detyruar nga rrethanat kjo familje u shtrëngua të shkërmoqet, por jo të zhbëhet. Autorët kanë krijuar kështu një metaforë të pazakontë, metaforën e shegës kokrrës së shegës, si njësi dhe...
Në Antoni dhe Kleopatra Shekspiri riprodhon mesaktësi të çuditshme ngjarje dhe fakte, duke iu përmbajtur me besnikëri subjektit, hollësive nga jeta e Lindjes dhe e Romës, anekdotave deri dhe tipareve të personazheve kryesore dhe të dorës së dytë.
Një bestseller ndërkombëtar, Fjalori Kazar është cilësuar nga The New York Times Book Review si një nga librat më të mirë të vitit. I shkruar në dy versione, në gjininë mashkullore dhe në gjininë femërore, Fjalori është libri imagjinar i njohurive të Kazars, një popull që lulëzoi diku përtej Transilvanisë midis shekullit të shtatë dhe të nëntë.
Leximi i ndaluar dhe shkrimet e fshehura është përzgjedhje e sprovave, të cilat, në kolonën e saj "Guri filozofal", Mira Meksi i ka botuar në të përditshmet: "Panorama", "Shekulli" dhe "Shqip" gjatë viteve 2008 - 2011.
Te libri që po ju ofroj, përpiqem t'i afrohem Tolstoit jo si një shenjtori. Për mua ai është një njeri (vërtet gjenial), për të cilin asgjë njerëzore nuk është e huaj. Tihon Polner
Nuk ka një roman kaq të ndjeshëm për trupin, zemrën dhe shpirtin. Njëherësh, është një puthje që të çon aty ku ti ëndërron të jesh, por sipas Danielle Steel kjo kërkon një kurajo të jashtëzakonshme për të vrarë frikërat e mëdha. Kështu iu ndodh edhe personazheve tona, Izabelës dhe Billit të cilët kalojnë aventura të mëdha për të prishur dy martesa dhe për...
Për ta nisur ditën me një nga poezitë e mjeshtrit të fjalës, shkrimtarit Dritëro Agolli - Një antologji e përzgjedhur me krijimtarinë më të mirë të këtij poeti të njohur të letrave shqipe
Midis Drinit dhe Vjosës përmban një prej koleksioneve që Maximilian Lambertz mblodhi e përzgjodhi prej botimeve shqiptare të shekullit të romantizmit e në vijim, të cilat duket qartë se i njihte tërësisht; nga shtypi letrar dhe ai politik i fillimeve të periudhës shtetërore; si dhe nga bartësit jo të pakët që takoi vetë gjatë qendrimit në Shqipëri.
Mes një grupi të jashtëzakonshëm aktorësh, mbretër, murgj, kardinalë e mercenarë, Tomasi i kundërvihet përfundimisht një batakçiu të hatashëm... Spikatës me akte heroike, me karaktere të stërholluar e skena drithëruese, ky libër konfirmon edhe një herë famën e Kornuellit si një mjeshtër i vërtetë i romanit historik