Një nga manualet më të mira për elitat politike që është shkruar gjatë dekadave të fundit; një tekst që shërben si bazë në studimet e shkencave politike, por njëherësh edhe një qasje në rrafshin diakronik, për mënyrën sesi janë krijuar dhe janë përmbysur shtresat që kanë në dorë fatet e një shoqërie
"Klasat dhe elitat në demokraci dhe në demokratizim" do të jetë një shtojcë e mirëpritur e teksteve të sociologjisë politike që janë sot në përdorim.
Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.
Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë.
Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.
Historia e botës, gjeografia dhe bota e kafshëve janë përfshirë në tre atlase për fëmijë që duan ta njohin botën sa më mirë. Prandaj ky set iu rekomandohet prindërve të cilët janë gati të ndërtojnë bibliotekën e dijeve të vërteta për vogëlushët e tyre. Ky set rekomandohet për fëmijë të moshës 7-13 vjeç.
Ky set jo vetëm themelon mini-bibliotekën e vogëlushit tuaj në dhomën e gjumit, por nxit fantazinë dhe dashurinë për librin. Janë tre botime të cilat janë me ngjyra, dhe ilustrime nga mjeshtri i madh Carlos Busques. Po ashtu njëri prej tyre është me CD. Këto libra i besohen shqipes së kulluar të përkthyesit të njohur Virgjil Muçi.
Këto botime ofrojnë njohjet e para për vogëlushët tuaj për traktorin, zjarrfikësen anijen dhe avionin. Dashuritë e mëdha për jetën e kanë zanafillën në moshën e vogël. Librat janë me materiale të padëmshme për shëndetin dhe me kopertinë të butë, me mbushje. Seti rekomandohet për moshën 3 - 6 vjeç. Bukinist jep një ofertë të veçantë për ju
Ky set ka dy botime të veçanta, të cilat do ti argëtojnë shumë fëmijët tuaj: Janë njëherësh edhe libra me dy përralla të bukura, por kanë edhe lodrat e rosakut të shëmtuar dhe të bubit gjumash. Seti është i rekomandueshëm për fëmijë të moshës 0-3 vjeç. Bukinist jep një ofertë të veçantë për ju.
Këto katër libra kanë vlera të jashtëzakonshme edukative: Si të mësojmë vogëlushin të sillet kur vjen në jetë vëllai apo motra, si të rregullojë gjërat në dhomën e tij, si të sillet në ditën e parë në kopësht apo shkollë, si të përmbahet nga zemërimi dhe të distancohet nga dhuna. Këto libra do tua lehtësojnë misionin tuaj të vështirë për të prindëruar siç...
Nëpërmjet këtyre librave realizohet: Kuptimi dhe përdorimi i fjalëve të reja, dëgjimi i tingujve të gjuhës së folur, lidhja e tingujve me shkronjat për deshifrimin e kodit të leximit, njohja dhe mësimi i shkronjave të alfabetit, dëgjimi dhe kuptimi i pjesës së lexuar dhe përgjigjja e pyetjeve, zhvillimi dhe kultivimi i vëmendjes dhe i përqendrimit. Çdo...
Ky set iu vjen në ndihmë prindërve dhe mësueve për të testuar inteligjencën e fëmijës tuaj: Janë dy libra me gjëagjëza, të ilustruara me ngjyra, nga jeta e përditshme dhe bota e kafshëve. Për ta bërë lojën sa më interesante, janë dhënë disa variante, ndërmjet të cilave duhet zgjedhur përgjigja e duhur. Seti është i rekomandueshëm për fëmijë të moshës 3-6...