Librat dhe dija ndriçojnë mendjen tonë. Kujdes! Ky libër sugjerohet të lexohet nga të gjithë fëmijët. E porositni online dhe e gjeni në të gjitha libraritë në Tiranë dhe shumë shpejt në të gjithë Shqipërinë.
A keni dashur ndonjëherë të shkoni në një super aventurë me mikun tuaj me të mirë? Dy shokët tanë të zemrës, Bagsi dhe Lola bashkë me mikun e tyre të ri, Etin nisen në një super aventurë me balonë në një ishull të largët plot me rreziqe por edhe me gjëra të bukura.
Bileta e lotarisë është një nga romanet më të bukur të Zhyl Vernit. Ai ka skalitur me penën e tij historinë e Gulda Hansenit, norvegjezes së bukur, që pret me padurim lajme nga i fejuari i saj, i cili ndodhet në brigjet e peshkimit të Njufaundlendit.
Veprimi zhvillohet në Afrikën e Jugut, ku inxhinieri Mere kryen studimet e kimisë organike në shkëmbinjtë mineral depozitues. Heroi dëshiron të martohet me vajzën e pronarit të tokave zonjushën Alisës, por babai i saj refuzon, sepse pasuria e djaloshit nuk është e mjaftueshme për babain lakmitar. Siprien Merè, i dashuruar me Alisën dhe i nxitur prej saj,...
Mëso duke njgyrosur. Jepini fëmijëve tuaj të mësojnë të njgyrosin me këtë libër, duke nxitur dhe fantazinë e tyre.
Ky bllok, Ditar, është hartuar për t’u ardhur në ndihmë mësuesve në përgatitjen ditore. Struktura e planifikimit ditor është bazuar në kurrikulën e re me bazë kompetencat, sipas udhëzimeve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, në Arsimin Parauniversitar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
“Emili dhe detektivët” Ngjarjet e këtij romani janë realizuar në dy plane, në marrëdhëniet e prindërve me fëmijët dhe nga ana tjetër e fëmijëve me njëri-tjetrin në rrethana krejt të rastësishme. Ata krijojnë një organizëm të mirëfilltë institucional ndjekjesh e survejimesh për kapjen e një hajduti të rrezikshëm bankash. Ky libër mbart vlera të...
Romani është shumë i bukur dhe përcjell mjaft mesazhe domethënëse. Lexuesi pëlqen ankthin dhe shpejtësinë se si zhvillohen ngjarjet njëra pas tjetrës dhe mbi të gjitha, ai dëshiron që Konti të dal fitimtar
I gjithë Parisi tallet dhe torturon Kuazimodon, Kurrizon, i cili jeton midis zgavrave prej guri, në majat e Katedrales së madhe. Asnjeri nuk mendon se ai ka ndjenja dhe emocione njerëzore. Por Kuazimodo, për çudinë e të gjithëve, do të tregojë se ai ka në vetvete dashuri të pafund dhe besnikëri, të cilat shpalosen në këtë histori dramatike dhe të...
Erdhi përsëri tek ju, me romanin “Lady D.”, - Ambra Hysa, autorja e librit “Dashuri në kohë Koronavirusi”. Tashmë, me “Lady D.”, një roman mjaft interesant, Ambra ka ngjitur bindshëm shkallët e krijimtarisë letrare, duke u afirmuar si një shkrimtare e re, e talentuar. Fantazia krijuese, e përdorur që në titullin e librit, përshkon gjithë romanin,...
Në këtë libër lexuesi do të njihet njëkohësisht me dy Kollosë të Letrave Shqipe. Është Lartësia e Figurës së Lasgushit nëpërmjetë Penës së Moikom Zeqos nga njëra anë dhe nga ana tjetër është vetë Pena e Prof. Moikomit që di të ngrejë në Piedestal me artin e tij të të shkruarit, me mendjen e tij të një njohësi të thellë Universal, gati prej Gjeniu, Figura...
Ky libër nuk është tërësisht libër shkencor (ai është edhe i tillë), nuk është vetëm roman i mirëfilltë, nuk është vetëm thjesht një ese; ai është një libër i veçantë dhe i vlefshëm për cilindo që ka kuriozitetin të hyjë pa shumë përgatitje, poe edhe pa shumë mundim, në botën magjepsëse intelektuale të Ajnshtajnin.
Romani, përveç notave epike, ka edhe nuanca romantike midis protagonistit dhe Nadias. Se ç’ndodh me fatin e tyre ju do ta gjeni në faqet e këtij libri.
Ajo është e hijshme joshëse, e zgjuar. Ai i bukur, sensual dhe pak misterioz. Takohen rastësisht... Afrohen me njëri-tjetrin deri në çmenduri...Më pas, një largim i beftë, një sekret i pathënë, një zjarr që përvëlon ende në ftohtësinë e krijuar... Çfarë ndodhi me ta? Asgjë dhe gjithçka.
Wellsi i përdori njohuritë e shkencës dhe gjeninë e tij imagjinuese për të krijuar ''fantazitë e tij shkencore''. Ai është kudo - dhe asgjëkund. Një fshat i qetë, një stuhi bore e furishme, një i huaj misterioz...... Së fundi, i takon një njeriu për ta zgjidhur këtë mister dhe t’i japë fund kësaj katrahure, për të zbuluar identitetin e Njeriut të...
“Si ta mësojë Peshku Abetaren” është një nga librat më të bukur me vjersha për fëmijët nga parashkollori deri në klasën e gjashtë. Aty ata do të gjejnë veten me larminë e tematikave të vjershave dhe thjeshtësisë së ndërtimit të tyre. Poezitë për fëmijë të dr. Moikom Zeqos, para së gjithash lidhen me simbole kryesore të botës, të natyrës dhe të edukimit....
I gjithë Parisi tallet dhe torturon Kuazimodon, Kurrizon, i cili jeton midis zgavrave prej guri, në majat e Katedrales së madhe. Asnjeri nuk mendon se ai ka ndjenja dhe emocione njerëzore. Por Kuazimodo, për çudinë e të gjithëve, do të tregojë se ai ka në vetvete dashuri të pafund dhe besnikëri, të cilat shpalosen në këtë histori dramatike dhe të...
Griffin, një i huaj, arrin në konakun lokal të një fshati anglez, tërësisht i mbështjellë me fasha. Si një person jo miqësor, ai mbyllet në dhomën e tij. I dëbuar nga fshatarët dhe duke iu drejtuar një shoku të vjetër për ndihmë, Griffin tregon se ai ka zbuluar se si ta bëjë veten të padukshëm dhe planifikon të përdorë gjendjen e tij për qëllime të pabesa.
Janë këngë zemrash të gëzuara, si lule mali, fllad i fushës. Kush iu dëgjoi e s'u rinua nga ju o këngë vogëlushësh?